GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Ne nuk e persekutuam kurrë opozitën kur ishim në pushtet

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Kush e ka të shenjtë lirinë, më 20 shkurt në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha e nisi fjalën e mbajtur në tubimin poshtë banesës së tij këtë të premte me një urim për besimtarët bektashinj për Sulltan Novruzin. Berisha tha se, teqetë kanë qenë “qendra të shqiptarizmës”.

Berisha iu rikthye qeverisjes së tij, duke u shprehur se viti 2008 ishte viti kur PD ndau epokat.  Berisha theksoi se gjatë qeverisjes së PD-së, u la pas epoka e varfërisë dhe Shqipëria hyri në epokën e prosperitetit.

Ai tha se 22 marsi i 1992 është një ngjarje e veçantë në gjithë historinë tonë. Berisha tha se fitorja e PD ishte në vazhdën e fitores së forcave antikomuniste në Europën Lindore pas rënies së Murit të Berlinit.

“22 marsi i 1992 është një ngjarje e veçantë në gjithë historinë tonë”, u shpreh.

Ai shtoi se kur PD ishte në pushtet, opozita nuk u persekutua kurrë.

“Ne kishim një opozitë armike të votës së lirë. Ne kishim një opozitë, armike të integrimit. Një opozitë që bënte gjithçka, që u fryu bilbilave tre muaj në mënyrë që Shqipëria të mos firmoste MSA. Një opozitë që çonte emisarët në katër anët për të bllokuar Shqipërinë në NATO, anëtarësimin e Shqipërisë. Që protestonte me portretet e Enver Hoxhës kundër anëtarësimit. Një opozitë që bllokoi rekomandimin e KE për statusin e kandidatit. Megjithatë ajo opozitë kurrë nuk iu mohuan të drejtat kushtetuese. Ajo opozitë nuk u persekutua kurrë”, tha.

Berisha iu drejtua kundërshtarit të tij politik, kryeministrit Edi Rama duke thënë se është 32 herë më i motivuar në betejën kundër diktaturës të instaluar nga ky i fundit. Berisha u shpreh se kauza e drejtë nuk njeh moshë.

Etiketa: PDSali Berisha

Lajme të lidhura

Me pistoletë dhe municion në makinë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë (Emri)
Aktualitet

Me pistoletë dhe municion në makinë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë (Emri)

14:30 - 22/08/26
“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil
Aktualitet

“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil

14:07 - 22/08/26
Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)
Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)

13:32 - 22/08/26
Para
Trafikanti i kokainës në takim me Ballukun, Maznikun dhe Gonxhen

Trafikanti i kokainës në takim me Ballukun, Maznikun dhe Gonxhen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Haradinaj propozon Thaçin për postin e presidentit: Është në nderin tonë si komb
Kosovë & Rajon

Haradinaj propozon Thaçin për postin e presidentit: Është në nderin tonë si komb

14:48 - 22/08/26

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po i shtyn qëllimshëm proceset e formimit...

Lexo më shumë
Me pistoletë dhe municion në makinë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë (Emri)

Me pistoletë dhe municion në makinë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë (Emri)

14:30 - 22/08/26
“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil

“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil

14:07 - 22/08/26
Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)

Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)

13:32 - 22/08/26
Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend

Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend

13:26 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com