GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

A ishte arrestimi i Jorgo Goros kalkulim politik i Edi Ramës?

21:13 - 23/03/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
A ishte arrestimi i Jorgo Goros kalkulim politik i Edi Ramës?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Jorgo Goro, kryebashkiaku në detyrë i Himarës, u arrestua bashkë me 4 persona të tjerë lidhur me rastin e investitorit strategjik Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka. Sipas një njoftimi nga SPAK, Goro është arrestuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim.

Sipas SPAK “shpërdorimi” i kryebashkiakut në detyrë konsiston në faktin se për tokën që përfitoi familja e ish-ministres së jashtme, ai ka përcjellë pa i verifikuar dokumenta të rreme, duke u bërë shkak për tjetërsimin e një trualli publik si pjesë e investimit privat të Gaçit.

“Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin tjetër nën hetim J.B., pa bërë asnjë verifikim konkret sipas detyrimeve ligjore, kanë përcjellë pranë organeve kompetente dokumenta tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur më pas regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore në pronësi shtet, në favor të subjektit privat. Kjo sipërfaqe toke e ndodhur në Dhërmi, Vlorë, pas regjistrimit në regjistrat publikë falë edhe veprimeve të kundërligjshme të personave përgjegjës  është tjetërsuar në favor të një subjekti privat, duke zhveshur shtetin nga pronësia mbi të”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme.

Pra prona që më pas qeveria Rama do ta favorizonte si investim strategjik, u regjistrua në bazë të një kërkese të bërë nga kryetari në detyrë i Himarës, Jorgo Goro, i cili nuk e kishte verifikuar si duhet ligjshmërinë e saj. Që ajo mund të ketë pasur probleme si pasuri e vërteton dhe fakti se ajo është shitur nën çmimin e tregut nga pretendi si pronar, Stavri Mëhilli në favor të  Artan Gaçit. Pikërisht për këto dyshime, kreu i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Beleri, bëri denoncim në SPAK, nga burgu. Sipas Fredi Belerit dhe asaj çfarë ai kishte mundur të zbulonte, kjo tokë që më pas kaloi në pronësi të biznesmenit Artan Gaçi, nga shtetasi Stavri Mëhilli, nuk kishte qenë kurrë truall, por kishte qenë në fondin bujqësor të fshatit Gjilek. Ndërkohë që ligji, sipas denoncimit të  tij, e përcaktonte shumë qartë se çfarë ishte tokë truall dhe çfarë jo.

Pra, sipas Fredi Belerit, kryetari i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, nuk duhet të kishte shpënë për regjistrim një pronë të tillë, që ishte nxjerrë qëllimisht jashtë fondit bujqësor të fshatit, arsye për të cilën ai ka kërkuar edhe ndjekjen penale të kryebashkiakut Goro, që vazhdonte të mbante detyrën.

Por ndonëse njeriu i Ramës ka rënë në pranga pas padisë së Belerit, kjo nuk i ka kënaqur mediat greke, që kanë parë pas kësaj lëvizjeje një konspiracion të ri.

Kështu gazeta “Prothotema” ka parë pas lësaj lëvizjeje të SPAK, një manovër për të shtensionuar marrëdhëniet Tiranë-Athinë.

“Të bën përshtypje fakti që ky zhvillim, me arrestimin e Goros, i cili deri më tani nuk kishte pranuar të jepte dorëheqjen, i lehtëson makinacionet e Ramës, ndërkohë që gjykata e Shqipërisë kishte theksuar se është i paligjshëm qëndrimi i tij në pozicioni i kryebashkiakut. Në të njëjtën kohë, edhe Athina po reagonte për qëndrimin e Goros në postin e kryetarit të bashkisë, ndonëse i kishte humbur zgjedhjet. Ndoshta momenti i arrestimit nuk është i rastësishëm, pasi pak ditë më parë Rama emëroi si prefekt të qarkut të Vlorës ish-deputetin minoritar të Partisë Socialiste Tavo, i cili në këtë mënyrë ka edhe mbikëqyrjen dhe menaxhimin e qytetit të Himarës,” shkruante gazeta.

Pra pyetja mbetet nëse kemi të bëjmë me drejtësi apo me një manovër të dirigjuar nga politika.

Etiketa: Edi RamaJorgo GoroKryesore1

Lajme të lidhura

Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025
Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Para
“A ja paguan detyrimet djalit”, përplasje mes Rozës dhe Meritonit

“A ja paguan detyrimet djalit”, përplasje mes Rozës dhe Meritonit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka rrëfyer se është takuar me kryedemokratin Sali Berisha, pas kafes që...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25
Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com