GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Alibeaj: “Aleanca e pazarit” i ka mbledhur bashkë frika nga drejtësia

16:58 - 06/04/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Alibeaj: “Aleanca e pazarit” i ka mbledhur bashkë frika nga drejtësia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Enkelejd Alibeaj ishte këtë të shtunë në Mallakastër ku tha tha se nuk kishte turp më të madh që deputetët e votuar nga demokratët bashkuan votat me Edi Ramën për të lënë protestuesit në burg.

Duke folur me tone të ashpra ndaj demokratëve që mbështesin Berishën dhe grupin e Gazment Bardhit, Alibeaj tha se situata e fundit e tregoi më së miri se kush pranon të bë pazare me qeverinë.

“Vetëm në këto tre javë është parë pazari më i madh që është bërë në fakt midis atyre hallexhinjve. Ne kishim një ofertë shumë të mirë dhe besoj atë që shqiptarët duan për zgjedhjet. Garë, lista të hapura, të gjithë në garë në mënyrë të barabartë. Kush e meriton votën të dalë kandidat dhe të jetë përfaqësues i shqiptarëve në Kuvend. Kjo ishte kërkesa e parë. E dyta, të votojnë të gjithë shqiptarët që janë larguar, janë dëbuar në këto 10 vite. Kjo ishte oferta jonë. Çfarë bëri mazhoranca, nuk kam asnjë iluzion nga Rama. Strategjia e tij është fare e qartë, të dëbojë shqiptarët, i rrënoi ekonomikisht, rrënoi shpresën. Ajo që nuk prisja ishte që nga ana e tyre që e quajmë koleg të votuar nga demokratët, shkuan bashkë me të. E çfarë është kjo? Asgjë më shumë e asgjë më pakë, frikë nga shqiptarët. Se mos të pranosh çështjen e listave të hapura, pra të japësh llogari para shqiptarëve, është vetëm frikë nga gjykimi i shqiptarëve. E kjo është e para gjë që tregon se kush bën pazar e kush jo. Kush do kacaviret tek ajo karrigia e Parlamenti, e t’i fshihet përballjes me shqiptarët, e kush është ballëlartë.

Po kaloj tek pjesa tjetër, ajo që para 2 ditësh kaloi, amnistia. Po a kishte turp më të madh për deputetët që dolën nga listat e Partisë Demokratike, që ngritën kartonin dhe e bashkuan kartonin me Edi Ramën dhe me Ulsi Manjën që t’i lënë protestuesit në burg? Ata protestues i kemi thirrur ne, i kanë thirrur ata. Ne të gjithë bashkë jemi deputetë edhe për shkak të atyre protestuesve që rrinë burgjeve, e gjykatave, e prokurorive, e policive. Erdhi rasti që të paktën me amnistinë t’ua hiqnim këtë hall, i bashkuan votat me Edi Ramën. I bashkuan votat me atë që urdhëroi policinë të hidhte gaz në Astir, në Shkozë, në Bregun e Lumit, tek Teatri, tek protestat tona. Kjo aleancë pazari ka vetëm frikën që i ka mbledhur bashkë. E para është frika nga shqiptarët, e dyta është frika nga drejtësia. Secili ka të njëjtin hall. Ramës i shkojnë nga e hëna në të shtunë shkojnë në SPAK. Dhe si mendoi ju është kjo një situatë komode për ta? Këta situata çfarë bëjnë, i thërrasin njëri-tjetrit për të bërë një aleancë. Dhe amnistia ishte një sinjal për t’i çuar SPAK-ut”,-tha Enkelejd Alibeaj.

Lajme të lidhura

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren
Breaking Views

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Para
EMRI/ Kush është 27-vjeçari që u plagos me armë në Velipojë

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com