GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Planifikonte të arratisej, pronari i spitalit privat në Maqedoni lihet në paraburgim

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Planifikonte të arratisej, pronari i spitalit privat në Maqedoni lihet në paraburgim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtor i spitalit privat “ Acibadem Sistina” dhe i shumë bizneseve tjera si dhe një nga emrat më të përfolur në Maqedoninë e Veriut, Jordan Orce Kamçev është lënë në paraburgim pavarësisht  milionave që i ofron si garancë në gjykatë.

Sipas Romania.net, prokurorja e rastit “Perandoria“,  Vilma Ruskoska tha se ka informata të rëndësishme që flasin për arratisjen e Orce Kamçevit nga shteti, ndaj propozoi që ai të qëndrojë në paraburgim deri sa të ketë një vendim të plotë të gjykatës për rastet ku ai akuzohet. Jordan (Orce) Kamçev është njëri prej të dyshuarve në rastin “Perandoria”, por edhe për rastin “Parcela në Vodno”, ndërsa në opinion njihet si njeriu më i afërt i ish-Drejtorit për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov.

Në rastin “Parcela në Vodno” i dyshuari i parë është ish-kryeministri Nikolla Gruevski, për të cilin hetimi ka treguar se me para të partisë ka blerë pronë në vlerë prej 1,3 milionë euro. Biznesmeni i afërt me Gruevskin, pronar i shumë kompanive gjigande në Maqedoni, është i dyshuar edhe në procesin gjyqësor “Perandoria”, ku hetohet për krim financiar, konkretisht për pastrim parash përmes kompanive në Maqedoni dhe kompanive offshore të regjistruara në vende të huaja. Jordan Kamçev është drejtor i kompanisë “ Orka Holding”, të themeluar që nga viti 1990 nga babai i Jordan Kamçevit, Ilija Kamçev. “Orka Holding” është aksionere e kompanive më të mëdha në Maqedoni, si spitali “Acibadem Sistina”, kompania e ndërtimit “Beton Shtip”, “Stopanska Banka”, kombinatin bujqësor “Pelagonija”, “OK Hotel”, restorantin elitar “Sushiko”, pronar i gazetës së përditshme “Nova Makedonija”, etj.

Kamçev dhe njerëzit e tij të afërt, Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizim, mashtrim dhe larje parash dhe vepra tjera penale. Në rrjedhën e procedurës parahetimore, me ndërmarrjen e veprimeve të ndryshme hetuese janë siguruar dëshmi të mjaftueshme nga të cilat ka dalë dyshim se në periudhën prej vitit 2002 deri më 2013 të dyshuarit i kanë bërë veprat penale për të cilat akuzohen personalisht dhe përmes personave juridik.

Më 9 nëntor të vitit 2018, Prokuroria bastisi “Orka Holding-un”, kompaninë e Kamçevit nën pronësi të së cilës është edhe spitali privat “Acibadem Sistina”. Në vitin 2009, kompania ofshor Hospital management group LLC nga Qipro  themelon Spitalin klinik “Sistina”. Pastaj, kjo kompani ia shet pronën një tjetër kompanie ofshor nga Panamaja. “Orka Holding” blen depozitën nga kompania e Panamasë, ndërsa kjo ia shet “Sistinës”, me çka Kamçev faktikisht inkorporon pjesë të depozitës nga Hospital management nga Qipro, në Maqedoni.

Përveç Kamçevit dhe Mijalkovit në rastin “Perandoria” të dyshuar janë dhe Ratka Kunoska Kamçeva, nëna e Kamçevit dhe anëtare jo ekzekutive e Bordit të Drejtorëve të “Orka Holding” Kristina Kamçeva Stojçeski, motra e Kamçevit dhe anëtare jo ekzekutiv i Bordit të Drejtorëve të “Zhito Pollog Tetovë “, Liljana Gajdoska, juriste në firmat e Kamçevit, anëtare jo ekzekutiv i Bordit të Drejtorëve të KB “Pellagonia”, Todor Mirçevski, drejtor i “Eksiko”, Vlladisllav Stajkoviq  pronari NVSP, drejtor e deritanishëm i “Mobiko” dhe ish-drejtor i “Finzi”, Vançe Mijallcçev– Drejtor ekzekutiv i “Beton Shtip” Jovançe Taskovski, broker dhe Dejan Janev ng O.T.E. “Invest”

Ndërkaq sipas prezantimit të spitalit “Acibadem Sistina” në “uebfaqen” e tyre shkruhet se partnerë kryesorë në biznesin e tyre janë edhe Fondi për Investime i Qeverisë Malajziane dhe kompania japoneze Mitsui&Co. Ndërkaq as partnerët e Kamçevit nuk po dalin mjaft të larë para procedurave ligjore. Kompania Japonete Mitsui and Co. disa herë me radhë ka qenë e akuzuar për aferakoruptive disa herënga Republika e Kinës por edhe e vetështetit nga ku është themeluar dhe ngritur si kompani, pra nga Japonia. Ndërkaq spitali privat “Acibadem Sisitina” është një nga spitalet më të frekuentuar nga qytetarët e Kosovës.

Etiketa: Jordan Orce KamçevMaqedoni

Lajme të lidhura

Tramvaji del nga shinat dhe futet brenda ndërtesës, disa të plagosur në Beograd
Kosovë & Rajon

Tramvaji del nga shinat dhe futet brenda ndërtesës, disa të plagosur në Beograd

15:12 - 25/05/26
Beteja për presidentin rrezikon ta çojë Kosovën në zgjedhje të përsëritura
Breaking Views

Beteja për presidentin rrezikon ta çojë Kosovën në zgjedhje të përsëritura

15:19 - 24/05/26
Në prag të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, qeveria miraton pako të re për përballimin e inflacionit
Kosovë & Rajon

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, qeveria miraton pako të re për përballimin e inflacionit

10:25 - 22/05/26
Para
Hapet gara për riorganizimin dhe zgjedhjet në FRPD, kryetari do zgjidhet me një anëtarë një votë

“Ke humbur etikën e komunikimit”, PD-Berishës: Demokratët zgjedhin të ardhmen!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave
Aktualitet

Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave

23:27 - 31/05/26

Tym i zi mbulon zonën e Bradasheshit. Pasditen e sotme janë djegur disa goma buzë lumit Shkumbin në afërsi të...

Lexo më shumë
Formati i Kategorisë Superiore, Presidenti Duka: Do ta diskutojmë, do vendosim brenda 15 ditëve të para të qershorit

Formati i Kategorisë Superiore, Presidenti Duka: Do ta diskutojmë, do vendosim brenda 15 ditëve të para të qershorit

22:35 - 31/05/26
Protestë për Zvërneci, mijëra protestues mbushin Tiranën: Vazhdojmë nesër…

Protestë për Zvërneci, mijëra protestues mbushin Tiranën: Vazhdojmë nesër…

21:52 - 31/05/26
Pas reagimit të Greqisë për minoritarin e dhunuar në Zvërnec, Ministria e Jashtme flet për bisedimet me Athinën

Pas reagimit të Greqisë për minoritarin e dhunuar në Zvërnec, Ministria e Jashtme flet për bisedimet me Athinën

21:17 - 31/05/26
Elbasanit nuk i mjafton fitorja ndaj Vllaznisë, rrogozhinasit, kampionë për herë të tretë rresht

Elbasanit nuk i mjafton fitorja ndaj Vllaznisë, rrogozhinasit, kampionë për herë të tretë rresht

21:09 - 31/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabet girişjojobet