Është shtyrë sërish seanca gjyqësore në Apel ndaj deputetit të PD-së, Ervin Salianji në lidhje me denoncimin që ai ka bërë për Geron Xhafaj, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili ishte i dënuar në Itali për trafik droge me 7 vite burg, por që jetonte i pashqetësuar në Shqipëri.
Seanca gjyqësore e radhës për deputetin Ervin Salianji do të jetë në datën 24. 04. 2024 ora 10:00.
Gjatë një prononcimi për mediat jashtë sallës së gjykatës, Salianji u shpreh se ky është një gjyq politik për një denoncim të bërë nga ana e tij për vëllain e ish-ministrit të Brendshëm. Fill pas denoncimit të bërë si deputet i PD në selinë e PD, tha Salianji, në po të njëjtën ditë ka shkuar dhe i është dorëzuar autoriteteve gjyqësore italiane për të kryer dënimin me 7 vite burg pavarësisht se kishte më shumë se 6 vite që jetonte i lirë në Shqipëri dhe pavarësisht vendimit të formës së prerë që kishte dhënë gjykata për shkak të mbrojtjes politike që i jepte ish-ministri i Brendshëm.
Deklarata
“Ky është një gjyq politik për një denoncim të bërë nga ana ime për vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, i cili fill pas denoncimit të bërë nga unë si deputet i PD në selinë e PD, në po të njëjtën ditë ka shkuar dhe i është dorëzuar autoriteteve gjyqësore italiane për të kryer dënimin me 7 vite burg pavarësisht se kishte më shumë se 6 vite që jetonte i lirë në Shqipëri pavarësisht vendimit të formës së prerë që kishte dhënë gjykata për shkak të mbrojtjes politike që i jepte ish-ministri i Brendshëm”, tha Salianji.
“Është një çështje që ka ardhur në ‘Apel’ ashtu si dhe në gjykatën e shkallës së Parë si kallëzim i trafikantit të drogës Geron apo Agron Xhafaj, është një denoncim i cili pavarësisht se prokuroria bashkë me atë që ka bërë kallëzimin ka detyrën që të vërtetojë fajësinë, por unë po u them që ne kemi prova shkencore, duke kthyer mbrapsht parimin e gjithëpranuar në botë dhe jo vetëm në Shqipëri të barrës së provës që duhet ta ketë prokuroria unë do të nxjerrë prova shkencore se si është 100% i vërtetë i gjithë denoncimi i kryer nga unë në emër të PD dhe se si institucionet e shtetit shqiptar kanë shmangur hetimin për trafikun e drogës ndaj vetë ministrit dhe Geron Xhafës dhe se si kanë shmangur komplet hetimin pasuror të tij në bazë të ligjit antimafia që të vazhdoi edhe karrierën politike por edhe bizneset për akuzat që ka për kate pa leje apo për shumëkatëshe në mes të Tiranës”, shtoi ai.
Discussion about this post