Plehrat e spitalit të Korçës mbeten pa pastruar, sepse është denoncuar në komisionin e Prokurimeve Publike nga biznesmeni Luan Kapri. Drejtoria e Shërbimit Spitalor Korçë drejtuar nga Litian BROKA çdo dy vite hap tender për pastrimin e mbetjeve dhe pastrimin e borës nga oborri i institucionit. Për këtë vit bora shkriu vetë, por mbetjet po mbulojnë ambientet, ndërsa tenderi nuk është ende gati.
Në fakt Broka e ka hapur një tender me objekt “Largim përpunim i mbeturinave (urbane) dhe pastrimi i territorit nga dëbora, Spitali Korçë” – Marreveshje Kuader – me një operator ekonomik ku te gjitha kushtet janë te përcaktuara – me afat 24 muajsh”, më datë 28 shkurt të këtij viti dhe ishte parashikuar që të mbyllej gara në 11 mars.
Por, sikur duket Broka është mësuar ta zhvillojë tenderin me pazare dhe këtë vit nuk po i ecën pasi ka prekur në kallo një bashkëpunëtorët e saj të përvitshëm, biznesmenin e korruptuar Luan Kapri.
Tashmë e dimë që Kapri prej vitesh vjel sipas qejfit tenderat për pastrim nga institucione të ndryshme dhe në ato raste kur nuk i plotësohen tekat, iu nxjerrë të palarat drejtorëve të Rilindjes
Denoncimi
Edhe këtë herë më datë 05.03.2024, nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike pranë Komisionit të Prokurimit Publik dhe autoritetit kontraktor, është administruar ankimi elektronik nga operatorit ekonomik Rej shpk.
Ai ka renditur disa boshllëqe që mban ky tender, që në fakt duhet të kujtojmë njësoj është zhvilluar çdo herë, por gjithë këto kohë janë mbuluar abuzimet.
Së pari, Kapri shprehet e ky lloj prokurimi duhet të ketë një kontratë që zgjasë 3-5 vjet dhe jo 2 vjet, sepse kështu veprojnë bashkitë tjera. Kapri shprehet se me dy vite, me aq para sa derdh AK, është e vështirë të përballohen shpenzimet e operatori pasi janë rritur çmimet për lëndën bazë.
“Ky lloj shërbimi kompleks kërkon një lloj te veçantë organizimi dhe zbatimi duke qen se investimi në mjete, pajisje dhe fuqi punëtorë është tepër e larte dhe për 2 vite për ne si ofertues është e pamundur përballimi i kostove te këtij shërbimi kur ndërkohe kemi te bëjmë me një situate tepër delikate te inflacionit dhe rritjes se çmimeve te lendes se pare për kryerjen e këtij shërbimi dhe ndryshimet e rritjes se pagës minimale here -pas here”, por pa menduar se si bashkë me Brokën ndër vite kanë vjelur qytetarët edhe pse çmimi i bukës dhe ushqimeve është rritur.
Këtu Rej shpk thekson se po të zgjatet afati deri në 5 vjet, edhe vetë institucioni nuk mbetet çdo 2 vite duke bërë tenderë edhe si pasojë në ndonjë muaj pa shërbim siç ndodhi këtë herë. Kur në fakt logjika e bazuar në ligj na shpjegon se po të zbatohen rregullat dhe afatet kohore kurrsesi spitali nuk do mbetej pa këtë shërbim.
Por, e qartë që Kapri ka hallin e tij dhe tani po kujtohet të tregojë se në çdo herë Broka me lejen e kryebashkiakut nuk ka zhvilluar siç duhet tenderë të tillë.
Por nuk ndalet me kaq, Kapri kërkon që të rritet fondi limit. Me sa duke ai është i bindur që do ta fitojë sërish kontratën dhe kërkon që të sigurojë para me bollëk dhe ta flejë mendjen për 5 vjet.
“Ne specifikimet teknike konstatojmë se Fondi Limit nuk është hartuar ne përputhje me VKM nr. 319 date 31.05.2018 “Për miratimin e masave për kostot e menaxhimit te integruar te mbetjeve”. Duke u nisur nga specifikimet teknike e publikuara në SPE, ne kemi kryer përllogaritjet sipas VKM nr. 319 date 31.05.2018 “Për miratimin e masave për kostot e menaxhimit te integruar te mbetjeve” dhe na rezulton qe fondi limit nuk është i saktë por është disa herë më i ulët si vlerë. Kërkojmë nga ju si Ak përllogaritjen e sakte te fondit limit nga një ekspert të fushës për llogaritjen e sakte te fondit sipas përcaktimeve ligjore ne fuqi”, thuhet në ankesë.
Është e qartë që Kapri ka bërë këtë ankesë për interesa të tij, edhe pse në mënyrë të tërthortë nxori zbuluar abuzimet e Drejtorisë së Shërbimit Spitalor Korçë. Ndërsa KPP në vend që të marrë në konsideratë edhe çka është bërë më parë, thjesht ka vendosur t’i japë të drejtë Luan Kaprit dhe i ka kërkuar Brokës të ndryshojë afatin dhe fondin e tenderit. Duke kujtuar se as Brokës nuk i është tërhequr vëmendje për abuzim me tenderët, por vetëm i është dhënë urdhër të pezullojë procedurën deri në ndryshimet e nevojshme.
Nga e gjithë kjo histori po fiton më shumë para Kapri, ja hodhi pa u lagur Broka dhe në fund e paguajnë qytetarët korçarë.
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Discussion about this post