Ka ndërruar jetë ditën e sotme nëna e Edmond Lajqit, burrit që vrau gruan dje në Pejë. Ngjarja sipas mediave kosovare ka ndodhur mengjesin e sotëm.
Sipas tyre nëna e Edmondit po vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ishte e shtrirë që një kohë në spital. Edmond Lajqi po mbahet në paraburgim me akuzën se mëngjesin e djeshëm ka vrarë gruan e tij, Gjyljetën për motive deri më tani të panjohura.
Discussion about this post