GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Dita Ndërkombëtare e Monumenteve, çelet në Muzeun Onufri

në Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dita Ndërkombëtare e Monumenteve, çelet në Muzeun Onufri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve historike e arkeologjike, është çelur mesditën e sotme në Muzeun Ikonografik “Onufri” ekspozita fotografike: “Berati në shek XVIII-XX, zhvillimi ekonomik e tregtar, koleksione të kartmonedhave lokale të qytetit, objekte me rëndësi histotike të Beratit, të pasqyruara në monedhën kombëtare”.

Gazetarja Eneida Petova raporton për Balkanweb se ekspozita fotografike mbi aspektet më të spikatura të zhvillimeve tregtare, ekonomike dhe etnografike të qytetit të Beratit gjatë shekujve XVIII-XX, është çelur falë bashkëpunimit të Qendrës Muzeore Berat dhe Muzeut të Bankës së Shqipërisë.

Ekspozita përmbajti edhe koleksione numizmatike,siç kanë qënë kartmonedhat lokale të fillimit të shekullit të XX-të,monedhat kombëtare që mbartin imazhe të monumenteve dhe objekteve të qytetit të Beratit,me vlera kulturore dhe historike universale Drejtori i Muzeut Ikonografik “Onufri” shpjegoi edhe rëndësinë e kësaj ekspozite si dhe pasurimin e fondit të muzeut me një monedhë të veçantë.

“Aktiviteti vjen në Ditën Ndërkombëtare të monumenteve dhe siteve historike e arkeologjike dhe është një bashkëpunim me muzeun e Bankës së Shqipërisë.Jemi përqëndruar në një element shumë të veçantë,në një monedhë të një emetimi të veçantë që bëhet çdo 10 vjet dhe monedha e ekspozuar sot është një monedhë 500 lekëshe,pa kurs ligjor por që ka një element shumë të bukur të Kodikut të Purpurt të Beratit,si në ngjyrë ashtu edhe në reliev.Ky imitim i formës dhe ngjyrës së Kodikut të Purpurt të Beratit,i gdhendur në monedhë,do të jetë tashmë pjesë e koleksionit të Muzeut Onufri, në Kishën “Fjetja e Shën Mërisë”, ku në vitin 1968 u gjet pas shumë vitesh kërkim ky kodik. Ekpozita është menduar në formën e paneleve,ku pasqyrohet zhvillimi ekonomik,marrëdheniet tregtare dhe ato të biznesit,elementet e shumtë artizanale të tregtisë dhe zhvillimit ekonomik të Beratit gjatë shekujve XVIII,XIX dhe XX-të shpjegime më të detajuara të një lloj monedhe,që është emetuar në Prefekturën e Beratit pas vitit 1920,për nevoja emnrgjente që kishte shteti shqiptar,i cili sapo kishte dalë nga Lufta e Parë Botërore”, ka thënë Miklor Pasku.

Etiketa: muzeu onufri

Lajme të lidhura

U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton
Art & Kulturë

U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton

21:40 - 25/08/26
Përfundon pelegrinazhi në Malin e Tomorit, rreth 700 mijë pelegrinë morën pjesë në festën bektashiane
Aktualitet

Përfundon pelegrinazhi në Malin e Tomorit, rreth 700 mijë pelegrinë morën pjesë në festën bektashiane

11:09 - 25/08/26
Pelegrinazhi në Tomorr, mijëra besimtarë iu drejtuan teqesë së Kulmakut, Baba Mondi: Mirëkuptim dhe të bashkuar
Aktualitet

Pelegrinazhi në Tomorr, mijëra besimtarë iu drejtuan teqesë së Kulmakut, Baba Mondi: Mirëkuptim dhe të bashkuar

16:07 - 23/08/26
Para
Denoncimi: Skema korruptive që fshihet pas terrorit të Bashkisë Tiranë ndaj shitësve ambulantë

Denoncimi: Skema korruptive që fshihet pas terrorit të Bashkisë Tiranë ndaj shitësve ambulantë

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Paniku i një pushteti në rënie’, Spahia: Po kërkohet rrugë shpëtimi për të korruptuarit
Aktualitet

‘Paniku i një pushteti në rënie’, Spahia: Po kërkohet rrugë shpëtimi për të korruptuarit

13:29 - 01/10/26

Deputeti i PD, Bardh Spahia, ka reaguar ndaj propozimit për të mos vuajtur dënimin me burg për veprat që dënohen...

Lexo më shumë
UEFA zgjedh irlandezin Rob Hennessy për të gjykuar Finlandë-Shqipëri

UEFA zgjedh irlandezin Rob Hennessy për të gjykuar Finlandë-Shqipëri

13:08 - 01/10/26
Tentoi të vriste të atin, dënohet me burg shqiptari në Itali

Tentoi të vriste të atin, dënohet me burg shqiptari në Itali

12:49 - 01/10/26
Dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, gjykata lë në burg mësuesin 60-vjeçar

Dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, gjykata lë në burg mësuesin 60-vjeçar

12:31 - 01/10/26
Videot intime/ Policia e Tiranës zgjeron hetimet, thirren për të dhënë deklarime personat në pamje

Videot intime/ Policia e Tiranës zgjeron hetimet, thirren për të dhënë deklarime personat në pamje

12:10 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com