GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

RAI 3 fundos Ramën/ Ish-këshilltari: Mafie brenda shtetit, s’më dëgjuan kurrë

në Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
RAI 3 fundos Ramën/ Ish-këshilltari: Mafie brenda shtetit, s’më dëgjuan kurrë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Reporti përtej detit ka zbërthyer qeverinë shqiptare dhe aferat e saj korruptive, duke shkaktuar indinjatë tek qytetarët italianë dhe jo vetëm!

Në emisionin investigativ “Report” të RAI 3 u trajtua mbrëmjen e djeshme marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për çështjen e emigrantëve. Në ndryshim nga “Reporti” i Shqipërisë që është rrogëtar dhe shërbëtor i qeverisë shqiptare dhe hesht para këtyre shkeljeve, “Report Rai 3” ka publikuar detaje të frikshme të aferave të pista në vendin tonë.

Siç ishte bërë e ditur edhe më parë, qeveria Meloni kishte arritur një marrëveshje për të sjellë në Shqipëri një numër të konsiderueshëm të emigrantëve që tentojnë të hyjnë në Itali nëpërmjet Mesdheut. Puna ka nisur pak javë më parë për ndërtimin e dy qendrave të pritjes ku sipas parashikimeve do të devijohen çdo vit rreth 36 mijë azilkërkues

Por siç zbuloi “Report RAI 3”, kostot janë jashtë kontrollit. Krahasuar me 650 milionë euro të programuara nga buxheti i shtetit italian fillimisht për 5 vjet, shpenzimi i përgjithshëm mund të kalojë pragun e 1 miliard eurove.

Qeveria jonë do t’i lërë të dyja qendrat me hua për përdorim vetëm për kohëzgjatjen e marrëveshjes, pra 5 vjet që mund të zgjaten edhe për 5 të tjera.

Pra, në pesë vjet, kur traktati të skadojë dhe do të duhet të zgjatet, nëse Edi Rama nuk është më në qeveri, italianët mund të detyrohen të braktisin qendrat që kanë ndërtuar në Shqipëri, duke prishur një operacion që i ka kushtuar shtrenjtë. Ky është një ndër shqetësimet e tyre, që u diskutuan mbrëmë në “RAI 3”.

Gazetari Giorgio Mottola ka shkuar edhe më tej, duke u ndalur në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ai është ndalur edhe tek akuzat që i janë bërë Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama.

“Disa hije arrijnë deri tek vëllai i kryeministrit Edi Rama. Nga dokumentet e hetimeve të prokurorisë në 2016-ën që emisioni “Report” i publikon ekskluzivisht rezulton se vëllai i kryeministrit shqiptar ka përdorur për lëvizjet e tij të njëjtën makinë që ishte në shërbim të një karteli të narko-trafikut shqiptar, persona që janë tashmë gjykuar dhe që kanë qenë në prani direkte të Olsi Ramës gjatë disa kontrolleve të policisë.

Nga ky hetim lindi një proces gjyqësor ku narko-trafikantët janë dënuar ndërsa Olsi Rama as të paktën nuk u mor në pyetje. Emri i tij, madje është fshirë nga dosjet gjyqësore” – thuhet në emisionin që ka publikuar edhe faksimilie të lëvizjeve të Olsi Ramës dhe anëtarëve të bandës së Xibrakës.

Në reportazh thuhet se Shqipëria renditet nga Transparency International si një nga vendet më të korruptuara në Europë, rekord i mbajtur prej disa dekadash. Gazetari Mottola kujton se vite më parë, kur sapo kishte ardhur në pushtet, Rama kishte emëruar si këshilltar ish-prokurorin italian Francesco Mandoi që për 20 vjet kishte qenë një pikë lidhje mes prokurorisë italiane të anti-mafias dhe prokurorisë shqiptare.

“Nuk pati zhvillime të mëdha të ndonjë konsulence. Këshilltar në letra, por nuk më dëgjuan kurrë. Nuk më telefonuan kurrë edhe pse kishte shumë punë për të bërë.

Anëtarët e mafias shqiptare apo narkotrafikantët kanë përfaqësuesit e tyre brenda institucioneve dhe kanë mundësi për të kushtëzuar veprimet e qeverisë” – thotë ish-këshilltari i Edi Ramës, prokurori i antimafias italiane Francesco Mandoi.

Në reportazhin e Rai 3, citohet se pavarësisht rasteve të veçanta, në dekadën e fundit që i përket kohës së qeverisjes Rama, mafia shqiptare ka bërë një rritje epokale në cilësi.

“Mafia shqiptare është e fortë sepse vjen nga shtet ku ka një korrupsion të përhapur. Kështu organizatat kriminale që vijnë nga Shqipëria janë menjëherë të pasura, të forta dhe të pushtetshme. Mafia shqiptare tashmë është strukturuar dhe ka arritur të punojë në bashkëpunim me N’Drangheta. Ka disa vite që e shohim edhe në Amerikën e Jugut dhe është e aftë që edhe në mënyrë të pavarur të sjellë në Itali dhe në Europë tonelata kokaine” – thotë Nicola Gratteri prokuror i Napolit.

Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët mund të kushtojë rreth 1 miliardë euro, pa zgjidhur asnjë problem dhe me rrezikun që një pjesë e këtyre parave të sekuestrohen nga sipërmarrësi i njohur italian, Becchetti.

“Report RAI 3” ka siguruar edhe kërkesën për sekuestrimin e dy fondeve prej 100 milionë eurosh të depozituar në gjykatën e Romës nga Francesco Becchetti, themeluesi i TV shqiptar Agon Channel 10 vite më parë.

Kur televizioni u mbyll pas një hetimi gjyqësor në lidhje me të, Becchetti e çoi qeverinë e Tiranës përpara një gjykate ndërkombëtare, duke marrë një dëmshpërblim prej 135 milionë eurosh, të cilat nuk ishin paguar kurrë deri më tani. Duket se kjo pagesë mund të lahet me këto para!

Etiketa: Kryesore1rai3Rama

Lajme të lidhura

Financimi i partive politike, Peleshi dërgon ligjin në Komisionin e Venecias
Breaking Views

Financimi i partive politike, Peleshi dërgon ligjin në Komisionin e Venecias

18:39 - 13/05/26
“Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin
Breaking Views

“Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin

16:53 - 13/05/26
Artikulli i Fox News, reagon Berisha: Edi Rama damkoset botërisht si Maduro i Europës!
Aktualitet

Berisha: Edi Rama është një gangrenë, po e mban peng integrimin në BE me organizatën e tij kriminale

14:01 - 13/05/26
Para
“Moj Serbi murin ta prisha se më thonë Sali Berisha”, çfarë paralajmëron Meta

“Moj Serbi murin ta prisha se më thonë Sali Berisha”, çfarë paralajmëron Meta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin
Breaking Views

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin

22:10 - 13/05/26

Oltjon Koleci, asistent pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë, nën udhëheqjen e profesor Bardhyl Mucekut, i cili është edhe pjesëmarrës në...

Lexo më shumë
Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

21:30 - 13/05/26
Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

21:19 - 13/05/26
Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

20:47 - 13/05/26
Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

19:59 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com