GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Ëndërrat më të shpeshta dhe kuptimi që fshihet pas tyre!

13:30 - 24/04/24
në Lifestyle
Kohë leximi: 3 min
A A
Ëndërrat më të shpeshta dhe kuptimi që fshihet pas tyre!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ëndrrat janë një mister i vjetër po aq sa vetë njeriu. Ato kuriozojnë  këdo duke ngritur iluzione apo duke i shtyrë njerësit të besojnë në bestytëni të caktuara.

Ekspertët thonë se disa ëndrra janë më të shpeshta se të tjerat dhe se mund fshihen mesazhe pas tyre.

Rënia e Dhëmbëve

Ekspertët thonë se kjo ëndërr tregon që njeriu e ka të vështirë të kuptojë dhe përpunojë disa aspekte të jetës.

Ndjesia e humbjes në shtëpi

Kjo ëndërr ka të bëjë me pamundësinë e gjetjes së një drejtimi në jetë. Ekspertët thonë se ëndërruesi po kërkon për një përgjigje për jetën e vet në një shtëpi bosh.

Lakuriqësia

Ëndërrat që kanë të bëjnë me lakuriqësinë nënvizojnë faktin se njeriu është i brishtë ose ndoshta i papërgatitur për të kryer një detyrë. Në disa raste dhe në varësi të asaj që ndodh në ëndërr, lakuriqësia tregon liri dhe fillime të reja.

Shtëpia e fëmijërisë

Nëse ëndërroni shtëpinë ku jeni rritur, duhet të tregoni kujdes që të kuptoni se si ndiheni. Ndjenja që ju jep një shtëpi e tillë është kryesorja për interpretimin e saj.

Ëndrra sikur ju ndjek dikush

Kjo ëndërr tregon se ju po i largoheni diçkaje me të cilën duhet të përballeni patjetër. Ekspertët thonë se njerëzit që fshihen ose përndiqen në ëndërr kanë frikë të ekspozojnë veten tek të tjerët.

Ëndrra sikur fluturoni

Një ëndërr e tillë konsiderohet shumë e mirë.  Ajo tregon se ju po i arrini objektivat tuaj dhe po ecni drejt suksesit. Nëse shihni një ëndërr të tillë, atëherë po kaloni një periudhë shumë të mirë.

Vdekja

Ëndrra ku subjekti është vdekja është e frikshme. Sidoqoftë, ekspertët thonë se një ëndërr e tillë tregon fundin e diçkaje ose një fillim të mirë. Në rastet kur shikoni vdekjen e dikujt specifik kjo mund të jetë një paralajmërim por në shumë raste mund të jetë një mesazh për të ndihmuar personin në fjalë.

Ëndërr sikur je këmbëzbathur

Një ëndërr e tillë është shumë interesante. Ajo tregon që mund të keni humbur drejtimin dhe me ndjesinë sikur jeni të papregatitur për rrugën që duhet të ndërmerrni.

Shtatzania

Përkthimi i kësaj ëndrre është në varësi të gjendjes suaj. Nëse jeni beqarë, tregon dëshirën për një familje, ndërsa nëse jeni të martuar mund të tregojë frikë për diçka.

Udhëtimi

Ëndrrat për një udhëtim me avion, makinë ose tren tregojnë dëshirën për të ndryshuar diçka në jetën tuaj. Megjithatë, kjo ëndërr është edhe pak kontradiktore sepse një interpretim tjetër thotë se ajo tregon që keni nevojë për ekuilibër.

Ëndrrat për ishin

Këto ëndrra nuk janë aspak paralajmëruese. Thjesht mund të tregojnë se nuk keni hequr dorë akoma nga ish partneri juaj. Nëse ëndërroni debatet që keni pasur me të, atëherë kjo ëndërr tregon se mes jush ka ende gjëra të pazgjidhura.

Tradhëtia

Ëndërrat për tradhëtinë tregojnë një mungesë besimi ndaj tjetrit. Partneri juaj mund të mos jetë i vëmendshëm ndaj jush apo familjes. Kjo ëndërr konsiderohet e mirë sepse nxjerr në pah nevojën për të rregulluar diçka në marrëdhënien në çift.

Etiketa: shpjegim enderrash

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Shqiptarët konsumatorët më të mëdhenjë të mishit të bagëtisë së imët në botë dhe rajon

Shqiptarët konsumatorët më të mëdhenjë të mishit të bagëtisë së imët në botë dhe rajon

Discussion about this post

TË FUNDIT

I zhdukur në Jezercë, 30-vjeçari shqiptar gjendet në Suharekë të Kosovës
Aktualitet

I zhdukur në Jezercë, 30-vjeçari shqiptar gjendet në Suharekë të Kosovës

23:27 - 23/01/26

Një shtetas 30-vjeçar i Republikës së Shqipërisë, i raportuar i zhdukur prej disa ditësh në fshatin Jezercë të Ferizajt, është...

Lexo më shumë
Kush e porositi ekzekutimin? Jani Aliaj dyshohet se u ndihmua nga djali i Hysni Milloshit për vrasjen e Elton Çiços

Kush e porositi ekzekutimin? Jani Aliaj dyshohet se u ndihmua nga djali i Hysni Milloshit për vrasjen e Elton Çiços

23:12 - 23/01/26
Goditje e fortë në Spanjë: Shkatërrohet banda shqiptare, sekuestrohen 200 kg kokainë në portin e Vigos

Goditje e fortë në Spanjë: Shkatërrohet banda shqiptare, sekuestrohen 200 kg kokainë në portin e Vigos

22:49 - 23/01/26
Para protestës së 24 janarit, barriera metalike blindojnë Kryeministrinë

Para protestës së 24 janarit, barriera metalike blindojnë Kryeministrinë

22:26 - 23/01/26
Arratisja e Altin Ndocit trazon burgjet: Transferohen urgjentisht 90 të dënuar nga Fushë-Kruja në Peqin

Arratisja e Altin Ndocit trazon burgjet: Transferohen urgjentisht 90 të dënuar nga Fushë-Kruja në Peqin

22:01 - 23/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com