GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Sa mund të kursej një shqiptar gjatë jetës? Dalin shifrat/ FOTO

në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Sa mund të kursej një shqiptar gjatë jetës? Dalin shifrat/ FOTO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një shqiptar mesatar, sot, merr një pagë neto prej rreth 4,867 eurosh në vit. Po gjatë të gjithë jetës së tij? Mosha e pensionit në vendin tonë tashmë është e ndryshme për burrat dhe për gratë, por pritet të barazohet në 67 vjeç në vitin 2056. Për këtë arsye po marrim në përllogaritje një moshë pensioni në 67 vjeç. Në rast se shqiptari mesatar do të fillonte të punonte që në moshën 18-vjeçare, atëherë do të punonte për plot 45 vite. Sipas studimeve më të fundit të Bankës Botërore, që janë në linjë edhe me shifrat e sinjalizuara nga Instituti i Statistikave në vendin tonë, një shqiptar mesatar mund të kursejë rreth 27% të pagës së tij. Pra, në rast se do t`i përmbaheshin këtij rregulli të 27%-shit, atëherë, shqiptari mesatar mund të kursejë rreth 1,314 euro në vit. Përgjatë të gjithë jetës së tij aktive në punë me pagë, kjo shifër ngjitet në rreth  59,130 euro.

Por, pagat ndryshojnë dhe kryesisht tendenca është në rritje. “Scan Intelligence Unit” i ka analizuar shifrat, dhe në bazë të një progresioni rezulton se në fund të 45 viteve punë, shqiptari mesatar do të ketë kursyer vetëm 73 mijë euro. Ky progresion është i bazuar në ecurinë e pagave që prej vitit 2014, dhe duke i projektuar pagat e rritura deri në vitin 2059, kur, paga mesatare e një shqiptari në muaj, neto, bazuar në termat e rritjes së 7 viteve të fundit, pritet të jetë rreth 669 euro. Pra, një shqiptar mesatar që ka filluar të punojë në moshën 18 vjeçare në vitin 2014, kur të dalë në pension dhe të jetë 67 vjeç, do të mund të ketë kursyer vetëm 73 mijë euro.

Të dhënat i referohen vitit 2020, pra përpara krizës së shkaktuar nga pandemia, dhe sidomos përpara krizës së çmimeve, domethënë me një normë kursimi të pandryshuar me periudhën përpara krizës, në 27%. Por, pavarësisht se të dhënat i referohen një periudhe disi më të “begatë” për familjet, tregojnë se shqiptari mesatar nuk mund të kursejë dot më shumë se 73 mijë euro gjatë jetës së tij.

Të dhënat i referohen vetëm një përllogaritje të përafërt, maksimale. Pra, është marrë parasysh një vjetërsi pune prej 45 vitesh, që në moshën 18 vjeçare, dhe jo vjetërsia e punës për të arritur pensionin.

 

Lajme të lidhura

Uncategorized

“Përballë do na keni”/ Banorët e Krujës: Policëy shkojnë me 4 makina në shtëpitë e protestuesve

15:30 - 25/10/26
Eurodeputeti austriak thirrje Ramës: Të protestosh është pro europiane! Të qëllosh me gaz, ujë dhe burgosësh të mitur është antieuropiane
Aktualitet

Eurodeputeti austriak thirrje Ramës: Të protestosh është pro europiane! Të qëllosh me gaz, ujë dhe burgosësh të mitur është antieuropiane

07:55 - 22/10/26
Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët
Aktualitet

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

17:16 - 21/10/26
Para
Do e çonin në Egjipt, kompania ajrore nuk ekstradon të arrestuarin në Shqipëri

Të dënuar për drogë dhe grup kriminal, dy persona ekstradohen drejt Italisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Turneu në nderim të Arben Sinanit, marrin pjesë veteranët e Kombëtares shqiptare, Prizrenit, Flamurtarit dhe Apolonisë
Sport

Turneu në nderim të Arben Sinanit, marrin pjesë veteranët e Kombëtares shqiptare, Prizrenit, Flamurtarit dhe Apolonisë

13:36 - 27/10/26

Kombëtarja e veteranëve të Shqipërisë mori pjesë në turneun përkujtimor të organizuar më 26 tetor në stadiumin “Loni Papuçiu” në...

Lexo më shumë
Berisha paralajmëron Ramën: Do të kesh fatin e Vuçiç ose të Çausheskut!

Berisha paralajmëron Ramën: Do të kesh fatin e Vuçiç ose të Çausheskut!

13:12 - 27/10/26
“Abissnet Superiore”/ Java e 9-të luhet të mërkurën dhe të enjten, oraret dhe stadiumet

“Abissnet Superiore”/ Java e 9-të luhet të mërkurën dhe të enjten, oraret dhe stadiumet

12:57 - 27/10/26
Protestat në Shqipëri mbërrijnë në Vjenë, diaspora takon Kancelarin austriak dhe kërkon reagim institucional

Protestat në Shqipëri mbërrijnë në Vjenë, diaspora takon Kancelarin austriak dhe kërkon reagim institucional

12:46 - 27/10/26
Gjykata e Tiranës liron 12 protestues, vijon shqyrtimi për 10 të tjerë

Gjykata e Tiranës liron 12 protestues, vijon shqyrtimi për 10 të tjerë

12:28 - 27/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com