GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ancelotti: Bayern është i rrezikshëm, por të gjithë e dinë se çfarë mund të bëjmë ne

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Ancelotti: Bayern është i rrezikshëm, por të gjithë e dinë se çfarë mund të bëjmë ne
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Real Madridi do të sfidojë në transfertë Bajernin e Mynihut nesër në mbrëmje. Skuadrat do të përballen në orën 21:00 në stadiumin “Allianz Arena”, ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalen e Championsit.

Në prag të këtij dueli, trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp.

Sa ju motivon për nesër ai 0-4 i dhjetë viteve më parë?

E kaluara, padyshim, është një kujtim i mirë. Por nesër do të jetë një histori tjetër. Një ndeshje e parë, të cilën e përballojmë me besim, por duke ditur që përballë kemi një rival me cilësi, mjete dhe individë shumë të fortë. Jemi të lumtur që jemi këtu, sepse pakkush, edhe në këtë sallë, mendoi se nuk do t’ia dilja në këtë konferencë për shtyp dhe ja ku jam. Nga atje, besimi për të luajtur në një gjysmëfinale që mund të na çojë të luajmë në një tjetër finale të Championsit. Por të mos harrojmë se kjo zgjat 180 minuta.

A është nënvlerësuar Madridi?

Madridi nuk është kurrë i nënvlerësuar në këtë kompeticion, sepse të gjithë e dinë se çfarë mund të bëjmë. Ndjejmë respekt nga të gjithë.

Ku ngjajnë Real Madridi dhe Bajerni?

Për sa i përket cilësisë, ata janë të fortë në tranzicion, mund të luajnë në mënyra të ndryshme dhe janë shumë të rrezikshëm. Ne jemi dy që nuk kemi një identitet shumë të qartë. Të dy mund të luajmë në mënyra të ndryshme.

A do të jetë titullar nesër Çuameni?

Nesër do të luajë, por se kur nuk e di.

Bernardo Silva ka thënë se “Madridi është një ekip i çuditshëm”. Çfarë kuptoni me këtë?

Nuk e di. Nuk jemi të çuditshëm. Mendoj se pesha e fanellës rëndon në këtë kompeticion, si historia, por nuk kam Çfarë t’i përgjigjem Bernardo Silvës. Ai është një lojtar fantastik. Vitin e kaluar ata kaluan mirë dhe këtë vit ne kaluam mirë. Ky është futbolli.

Tuhel tha se Gnabri do të shënojë nesër, se është i sigurt…

Gnabri ka mundësi shënimi, si Sane, Kejn ose Musiala. Vinicius ka më shumë se Mendi! Është statistikë. Ne e respektojmë shumë sulmuesin e tyre, asgjë më shumë.

Çfarë mendoni për luftën Hënes-Tuhel që ka shpërthyer?

Mund të them vetëm se Tuhel është një trajner i madh, spektakolar në strategji, i ri dhe me ekipe shumë të stërvitura dhe të punuara. Shumë dashuri dhe respekt për të.

A do të bëjë diçka “të çuditshme” nesër?

Nuk kam asnjë variant taktik në mendje. Duhet të vlerësojmë me kujdes se si të luajmë, pa humbur identitetin tonë… gjë që është shumë e qartë. Nesër do të jetë shumë e rëndësishme të mbrohemi mirë, të shmangim kundërsulmet dhe të sulmojmë mirë. Një gjysmëfinale kërkon një ndeshje të plotë. Asgjë nuk mund të shkojë keq.

Për shkak të mënyrës se si u larguat nga Bajerni… Keni ndonjë ndjenjë hakmarrjeje?

Jo. Unë pata fatin të drejtoja Bajernin dhe megjithëse mund të ishte për më gjatë, kam kujtime fantastike nga ai vit e gjysmë.

Etiketa: ancelotti

Lajme të lidhura

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit
Breaking Views

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun
Sport

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Para
Bayern Munich mendon për mbrojtjen, synohet kapiteni i Manchester City-t

Bayern Munich mendon për mbrojtjen, synohet kapiteni i Manchester City-t

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com