GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Edhe në pandemi, shqiptarët punuan me orët më të zgjatura në Europë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Edhe në pandemi, shqiptarët punuan me orët më të zgjatura në Europë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në vitin 2020, një i punësuar me pagë punoi mesatarisht 42.6 orë në javë. Ndonëse 2020-a ishte një vit i vështirë, ku për disa muaj shumë persona u detyruan të qëndrojnë në shtëpi për shkak të karantinës, me qëllim frenimin e pandemisë, sërish të punësuarit kanë punuar vetëm 0.8 orë më pak në javë, me rënie prej vetëm 1.8%, në krahasim me vitin normal 2019, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Shumë persona vijuan punën online, ndërsa të tjerë duket se kanë qëndruar më shumë në punë pas hapjes së vendit, me qëllim për të kompensuar fitimin e munguar gjatë karantinës.

Më pak është punuar në bujqësi, me 3.1 orë më pak në javë, e ndjekur nga ndërtimi (-1.1 orë më pak) tregtia (-0.9 orë), prodhimi (-0.7). Meshkujt punuan 0.7 orë më pak në javë në vitin 2020, ndërsa femrat 0.8 orë më pak.

Sipas aktiviteteve ekonomike, sektorët ku të punësuarit qëndrojnë më gjatë në punë janë prodhimi, me 45.6 orë gjithsej, të ndjekura nga tregtia, akomodimi, hoteleria (44.2) ndërtimi (43.2), industria (42). Më e privilegjuar është administrata shtetërore, e cila punon mesatarisht 39.2 orë në javë, ose 3.4 orë në javë më pak sesa mesatarja kombëtare. Femrat (41.5 orë) punojnë mesatarisht 2.1 orë në javë më pak sesa meshkujt (43.6 orë). Diferenca më e lartë mes femrave dhe meshkujve është në aktivitetet e tregtisë, hotelerisë, akomodimit (-3 orë).

Në krahasim me shtetet e tjera të Europës, punonjësit shqiptarë vijuan të kishin orët më të gjatë të punës edhe gjatë vitit pandemik. Sipas të dhënave të tjera të Eurostat, në vitin 2020, java mesatare e zakonshme e punës e BE-së e personave të punësuar në punën e tyre kryesore përbëhej nga 37 orë, ose 4.6 orë më pak se e një të punësuari shqiptar. Sipas Eurostat, Në vitin 2020, numri i orëve aktuale të punuara në punën kryesore në BE u ul me 12,0% në krahasim me vitin 2019. Kjo rënie mund të shpjegohet me masat e marra në përgjigje të pandemisë COVID-19, e cila bëri që shumë njerëz të alternonin mes periudhave të punës dhe periudhave të mungesës nga puna në vitin 2020. Si rezultat, më shumë njerëz punonin më pak orë se zakonisht dhe mungonin në punë. Në nivel kombëtar, pati një rënie të orëve të punës në të gjitha Shtetet Anëtare. Rëniet më të larta u regjistruan për Greqinë (-19,7%), Spanjën (-19,5%), Portugalinë dhe Italinë (të dyja -19,0%). Vendet e BE-së ku kishte pak ndryshim në orët e punës (me një ulje prej më pak se 5%) ishin: Finlanda (-4.4%), Danimarka dhe Luksemburgu (të dyja -4.1%) dhe Holanda (-3.2%).

Etiketa: Pandemishqiptaret

Lajme të lidhura

Dhuna në Zvërnec, nis hetim ndaj drejtuesve të Policisë së Vlorës! Pranga rojes që goditi qytetarin
Aktualitet

Dhuna në Zvërnec, nis hetim ndaj drejtuesve të Policisë së Vlorës! Pranga rojes që goditi qytetarin

07:31 - 31/05/26
Armë, jelekët e policisë dhe ADN-ja, Gjykata e Lartë vendos ku do të gjykohet dosja e Martinajt
Aktualitet

Armë, jelekët e policisë dhe ADN-ja, Gjykata e Lartë vendos ku do të gjykohet dosja e Martinajt

14:02 - 30/05/26
I doli emri në listën e kandidatëve për Këshillin e PD-së, Jordan Daci nxjerr blof Berishën
Aktualitet

I doli emri në listën e kandidatëve për Këshillin e PD-së, Jordan Daci nxjerr blof Berishën

13:47 - 30/05/26
Para
Debat në Parlamentin Evropian, eurodeputeti francez: Serbia e ka humbur Kosovën

Debat në Parlamentin Evropian, eurodeputeti francez: Serbia e ka humbur Kosovën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Festime të çmendura pas finales së Champions League, tifozët përplasen me policinë, qindra të arrestuar në Francë
Breaking Views

Festime të çmendura pas finales së Champions League, tifozët përplasen me policinë, qindra të arrestuar në Francë

09:49 - 31/05/26

Fitorja e Paris Saint-Germain në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit është shoqëruar me trazira të mëdha në Francë,...

Lexo më shumë
Jurgen Uldedaj kampion në IBO fiton kundër Austine Nnamdit dhe ngre flamurin në Londër

Jurgen Uldedaj kampion në IBO fiton kundër Austine Nnamdit dhe ngre flamurin në Londër

09:00 - 31/05/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për ditën e sotme, 31 Maj 2026

Parashikimi i fatit sipas yjeve për ditën e sotme, 31 Maj 2026

08:00 - 31/05/26
Dhuna në Zvërnec, nis hetim ndaj drejtuesve të Policisë së Vlorës! Pranga rojes që goditi qytetarin

Dhuna në Zvërnec, nis hetim ndaj drejtuesve të Policisë së Vlorës! Pranga rojes që goditi qytetarin

07:31 - 31/05/26
Raporti i Ministrisë së Brendshme Franceze: Rritje alarmante e akteve antifetare që nga viti 2023

Raporti i Ministrisë së Brendshme Franceze: Rritje alarmante e akteve antifetare që nga viti 2023

15:32 - 30/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet Giriş