GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi ABC Story

Banorët e Zharrzës 15 vjet pa ujë, Duro i Patosit abuzon me tenderin 131 milionë lekë

14:14 - 04/05/24
në ABC Story, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Banorët e Zharrzës 15 vjet pa ujë, Duro i Patosit abuzon me tenderin 131 milionë lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët Zharrzës në Patos vuajnë për ujë, ndërsa procedurat e tenderit për stacionin e ujësjellësit në Belinë po zvarriten për shkak të abuzimeve të kryebashkiakut Fation Duro. Kështu, prokurimi me objekt “Ndërtim i stacionit të pompimit Belinë” u stërzgjat pasi ka kaluar në disa faza përfshirë anulimet. Objekti përfshihet në Njësinë Administrative Zharrëz, i cili merr ujë nga lumi i Semanit dhe ndodhet jo shumë larg fshatit Belinë.

Pra, në një distancë të afërt mund të ishte mundësuar më herët ky shërbim për qytetarët e kësaj zone të cilët kanë mbi 15 vjet që vuajnë për ujë të pijshëm. Por, edhe këtë herë që çështja u vu në agjendën kryetarit Duro, tenderi ka një sërë shkeljesh, që vështirë të lejojnë zhvillimin e një pune sipas planit.

Për këtë tender janë lënë në dispozicion 131 milionë lekë, që mbase nuk janë pak për të ndërtuar një stacion pompimi, por duhet të marrim me mend firot për shkak të korrupsionit, përpara se të nisë zbatimi në terren.

Gara për këtë tender është hapur më datë 19 mars 2024, por vetëm më datë 3 maj është bërë i mundur nënshkrimi i kontratës dhe sërish e skuqur nga shkeljet. Në dokumentin e paraqitur nga Open Data Albania, në mënyrë të jashtëzakonshme është vlerësuar tenderi me dy “Flamuj të kuq”. Rikujtojmë se kjo është shenja që tregon riskun e lartë të korrupsionit.

Krahas njërit “Flamur” përshkruhet se ky tender është anuluar më shumë se dy herë. Cilado qofshin arsyet, një tender që anulohet më shumë se dy herë duhet të pezullohet dhe të rishikohen dokumentacionet për të hapur një prokurim të ri.

Ndërsa “Flamuri” tjetër qenka “fituar” nga Duro pasi ka skualifikuar të gjithë konkurrentët përveç fituesit.

Duro nuk ka pyetur shumë se çfarë thotë ligji mbi prokurimet dhe ka vazhduar procedurat, me shkelje të tjera. Shohim që deri më datë  4 prill 2024, kur ka qenë afati i fundit i dorëzimit të ofertave, kanë shfaqur interes 5 firma, por 4 u eliminuan automatikisht nga gara madje, edhe kompania me ofertën më të lirë dhe më ekonomike.

Pra, më 4 prill 2024, mbi tryezën e kryetarit mbeti vetëm  zarfi me propozimet e firmës “GBK” shpk. Për një muaj Duro e ka mbajtur në sirtar emrin e fituesit, pasi me mungesën e konkurrencës i kishte shtuar edhe një tjetër ‘Red Flag’ vlerësimit për procedurën. Megjithëse valëviteshin dy “flamuj të kuq”, ku janë shkelur rregullat kryesore të procedurave tenderuese, APP e ka regjistruar kontratën e bërë publike më datë 3 maj 2024.

Teksa Duro abuzon me tenderat dhe fondin, banorët vazhdojnë të vuajnë për ujë të pijshëm.

Çdo vit njerëzit e kësaj zone kanë protestuar për mungesën e ujit, sidomos gjatë verës kur situata rëndohet për shkak të thatësirave. Më 22 korrik të viti të shkuar, banorëve iu premtua se do t’iu dërgohet një pompë uji, por bashkia akoma nuk e ka ndërtuar stacionin.

Banorët e Zharrzës, jo vetëm që nuk kanë ujë të pijshëm, por u faturohet nga ujësjellësi sikur ta kishin konsumuar. Ankesa iu bë kryetari Duro në takimin për konsultimin mbi ndarjen e buxhetit të bashkisë patos për vitit 2024.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Bashkia Patosfation duro

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli
Uncategorized

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Para
Shpërndanin drogë në kryeqytet, Gjykata lë në burg 20 të ndaluarit

Shpërndanin drogë në kryeqytet, Gjykata lë në burg 20 të ndaluarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com