GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Arbër Teqja kap edhe spitalin e Elbasanit, Gaxho i jep pa garë kontratën 360 milionë lekë

14:29 - 06/05/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Arbër Teqja kap edhe spitalin e Elbasanit, Gaxho i jep pa garë  kontratën 360 milionë lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i spitalit rajonal “Xhaferr Kongoli” të Elbasanit, Agron Gaxho nuk ka problem etike të bashkëpunojë me biznesmenë të implikuar nga bota e krimit. Për më tepër, drejtori u dorëzon atyre kontrata me vlera të mëdha. Këtë herë Gaxho ka hapur një tender me objekt ‘Grumbullim, trajtim, asgjësim i spitaleve’.

Sipas planit, fondi limit për këtë punë është 360 milionë lekë. Kjo vlerë harxhohet çdo vit dhe sërish pastërtia në atë spital të lë për të dëshiruar.

Gjithsesi fokusi në këtë tender nuk është zgjidhja e problemit. Shqetësimi i vetëm i komisionit të vlerësimit është që të xhirohen paratë në duart e një biznesmeni të paracaktuar nga drejtori. Fillimisht në këtë procedurë janë evidentuar 3 oferta, nga firmat “ECO RICIKLIM” Shpk , “Medi-Tel” Shpk dhe “VALE Recycling” Shpk. Për hir të së vërtetës duhet të kujtojmë se të tri kompanitë njihen sepse sundojnë tenderat e pastrimit të spitaleve duke u favorizuar nga drejtorët.

Këtë herë është privilegjuar firma “ECO RICIKLIM” Shpk, në pronësi të Arbër Teqjes. Kompania nuk e ka merituar këtë kontratë, por është ndihmuar të fitojë duke u eliminuar konkurrenca. Në fazën e parë të tenderit, komisioni i Gaxhos kishte skualifikuar dy ofertat e tjera. Nëse do të veprohej sipas ligjit, spitali duhej që të njoftonte anulimin e tenderit dhe të mos e zhvillonte procedurën me konkurrent të vetëm. Është e qartë që kontrata 360 milionë lekë ishte paracaktuar për Arbër Teqjan.

Open Data i ka dhënë këtij tenderi një “Flamur të kuq” për riskun e korrupsionit, pasi ka vlerësuar shkeljet e mësipërme.

Pse favorizohet Arbër Teqja?

Ko është kompani e listuar për privilegje nga vetë kryeministri. Kujtojmë favoret që iu bënë firmës “Eco Riciklim” në kohën e pandemisë dhe që i hapën rrugë për aferat në vazhdim.

Bëhet fjalë për VKM nr. 273 për Miratimin e kontratës për lotin 2 me objekt ‘Trajtim dhe asgjësim të mbetjeve që dalin nga shërbimet ku marrin trajtim pacientët me COVID-19 për QSUT’. Palë janë Ministria e Shëndetësisë dhe operatori ekonomik ‘ECO RICIKLIM’, sh.p.k.

Duke qenë se ai është djali i nëndrejtoreshës së QSUT, Arjana Strakosha, më 3 Prill 2020, mori të drejtën të konsumojë fondin e madh prej 6.8  milionë euro.

Bota e errët e Teqjas

Në vitin 2015, pas një hetimi nga Prokuroria e Tiranës, Arbër Teqja u arrestua si pjesë e një skeme mashtrimi dhe vjedhjeve të parave publike, përmes rimbursimit të medikamenteve me anë të farmacisë “Express”, të cilën e administronte.

Arbër Teqja ishte pjesë e grupit të që prodhonte receta false dhe merrte para publike nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Mënyra se si Arbër Teqja doli nga burgu dhe i shpëtoi ndëshkimit penal, është një skandal më vete, për të cilin do të flasim në vijim.

Në vitin 2014, Arbër Teqja themelon kompaninë DIAL-ALB me objekt import-eksport të produkteve farmaceutike, me kapital 100 mijë lekë. Që pas themelimit, kompania është përfshirë në përdorimin e recetave false, abuzim me çmimet dezinfektantëve dhe maskave gjatë pandemisë si dhe me mashtrim me pagat, duke i deklaruar 3-4 herë më pak se sa paga reale. DIAL-ALB është ndëshkuar nga Autoriteti i Konkurrencës për abuzim me shumëfishimin e çmimeve të dezinfektantëve dhe maskave, duke vjedhur qytetarët.

Po ashtu, Arbër Teqja shfaqet edhe pas kompanisë së ndërtimit FOREVER CONSTRUCTION, e cila figuron pa asnjë punëtor dhe pa aktivitet real. Kjo kompani dyshohet se është hapur qëllimisht për pastrim parash.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: “ECO RICIKLIM” ShpkElbasannë pronësi të Arbër TeqjesXhaferr Kongoli” të Elbasanit

Lajme të lidhura

Afera 1 MLN Euro: AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci
Breaking Views

Afera 1 MLN Euro: AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci

19:12 - 23/04/26
Mashtrimi me 150 km rrugë, 50 segmente që asfaltohen për të dhjetën herë! Rakip Suli drejt SPAK
Breaking Views

Mashtrimi me 150 km rrugë, 50 segmente që asfaltohen për të dhjetën herë! Rakip Suli drejt SPAK

09:00 - 20/04/26
Italiani në dosjen e Ballukut! Pse Bukurosh Maçi zgjedh “Teoremën” e korrupsionit? Pascale merr 500 MLN lekë për asfaltin e fshatrave
Breaking Views

Italiani në dosjen e Ballukut! Pse Bukurosh Maçi zgjedh “Teoremën” e korrupsionit? Pascale merr 500 MLN lekë për asfaltin e fshatrave

22:11 - 15/04/26
Para
Edomd Tupja: Godita djalin autik, ajo që më tha më këputi shpirtin

Edomd Tupja: Godita djalin autik, ajo që më tha më këputi shpirtin

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan
Aktualitet

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan

22:40 - 23/04/26

Për afro 2 orë ish-zëvendës drejtori i Policisë së Elbasanit, Krenar Guçe, u pyet në gjykatë nga avokatët e të...

Lexo më shumë
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

22:17 - 23/04/26
Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

22:05 - 23/04/26
Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

21:25 - 23/04/26
Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

21:16 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com