GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Mirlinda vë “qershinë” mbi SMART: 388 MLN lekë AlbaScan-it, pasi i dha 11 miliardë lekë për laboratorët

15:03 - 06/05/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Mirlinda vë “qershinë” mbi SMART: 388 MLN lekë AlbaScan-it, pasi i dha 11 miliardë lekë për laboratorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Paratë e taksapaguesve po shpërdorohen nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), e cila ka centralizuar çdo investim në sektorin IT. Në këtë kuadër, drejtoresha Mirlinda Karçanaj nuk ka kursyer as një sistem të rëndësishëm siç është Arsimi, i cili i ka laboratorët në situatën më të keqe. Qeveria me AKSHI-n kanë propozuar laboratorët SMART në shkolla, të cilët po rezultojnë një skemë për të përvetësuar fonde. Drejtoresha po i shkon deri në fund tenderit me disa lote që shkon mbi 16.5 milionë euro, edhe pse abuzimet në këtë procedurë janë bërë objekt i hetimit të SPAK.

Kujtojmë se në vitin 2023, AKSHI dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit nënshkruan planin për zbatimin dhe monitorimin e performancës së laboratorëve SMART në shkollat e arsimit bazë 9-vjeçar. Pas nënshkrimit të këtij plani që do të zgjasë deri në vitin 2026, AKSHI ka nisur me tenderat, të cilët i ka vetë në dorë.

Më datë 26 mars 2024, agjencia ka hapur garën për tenderin me objekt ‘Implementimi i laboratorëve SMART- për MAS”, me fond limit 388 milionë lekë. Sipas Open Data Albania, fituese është firma AlbaScan në pronësi të Elton Jorgjisit , por kontratat nuk është bërë ende publike.

Pra, akoma nuk dihet sa laborator do të implemetohen me këtë tenderë dhe ku saktësisht. AKSHI ka preferuar që të mbajë të fshehtë kontratën deri më tani. Gjithsesi ne vazhdojmë të theksojmë se po ikin 388 milionë lekë drejt një kompanie që favorizohet për qëllime korrupsioni.

Shkëlqimi i AlbaScan

Albascan u krijua në shkurt të vitit 2017 nga Sokol Cane dhe Etmira Dashi. Të dy këta aksionerë zotëronin nga 50 për qind. Gjatë kohës që ishte në pronësinë e tyre kompania mbeti një biznes i vogël me xhiro të papërfillshme. Ngjitja e saj erdhi në vitin 2019, kur u ble nga Elton dhe Elision Jorgjis për 150 mijë lekë. Sokol Cane që e shiti kompaninë për 150 mijë lekë është ortak i Andi Gjiknurit, në një kompani tjetër. Gjiknuri ka trashëguar nga i ati biznesin e ndërtimit dhe lidhjet me ish-ministrin Damian Gjiknuri. Ky i fundit është akuzuar nga opozita se i dha kushëririt statusin e investitorit strategjik për të marrë resorte buzë detit, por ministri në atë kohë e mohoi duke u shprehur se “Andin nuk e kam lidhje familjare”.

Menjëherë sapo u ble nga dy pronarët e rinj, xhiro e kompanisë kërceu në 110 milionë lekë nga 19 milionë që kishte qenë në vitin 2018. Vitet kalonin dhe biznesi i “AlbaScan” rritej në mënyrë progresive.

Theksojmë se AlbaScan vazhdon të marrë vazhdimisht tendera nga AKSHI, megjithë lajmet e ditëve të fundit se SPAK ka nisur hetimet në lidhje me prokurimin e laboratorëve SMART.

11 miliardë lekë vetëm në janar 2024

Por, ky është tenderi i dytë në kuadër të këtij plani, sepse në 29 janar 2024, AKSHI ka kryer një tender me objekt  “Implementimi i laboratorëve SMART- për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës”, ku fondi limit ishte 16 miliardë lekë. Edhe kjo faturë shkoi në llogari të shoqërisë “Albscan”, me ofertën 11 miliardë lekë.

E qartë që “AlbaScan” e ka nënshkruar kontratën e fshehtë me drejtoreshën, dhe derisa të mbyllet ky plan do të jetë fituese e çdo tenderi pasardhës.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

Etiketa: . Në këtë kuadërAKSHIdrejtoresha Mirlinda Karçanaj nuk ka kursyer as një sistem të rëndësishëm siç është Arsimiiskandal. aLbascan

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Aksident tragjik në Turqi/ Minibusi përplaset me betonieren, 8 të vdekur

Aksident tragjik në Turqi/ Minibusi përplaset me betonieren, 8 të vdekur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com