Nënkryetari i Parlamentit, njëkohësisht nënkryetar i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka pritur në një takim, sot, Kryetarin e Parlamentit të Landit të Sanksonise, Dr. Matthias Rößler.
Një personalitet i shquar i politikës gjermane, e mbi të gjitha një mik i vyer i Shqiperisë si dhe Presidentin e Fondacionit Konrad Adenauer Thomaz Kunze,- shkruan Gjekmarkaj pas takimit.
“Bashkëndamë të njëjtat pikpamje mbi integrimin europian të Shqipërisë si e vetmja rrugë. E falenderova mikun për gjithë mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Shqiperisë në këto dekada tranzicioni dhe CDU/CSU në veçanti Partisë Demokratike. Opozita nuk duhet të shkojë në zgjedhje me gojën mbyllur, duart dhe këmbët e lidhura ! Ne nuk kërkojmë nga ju t’i thoni gjykatës se çfarë vendimi të japë por pas tre vitesh duhet të japë vendim.
E vura në dijeni Dr. Rößler për ndalimin në thyerje të nenit 73 të Kushtetutes të Liderit së opozites Sali Berisha duke e shndërruar këtë në arrest politik të papranueshem në kushtet kur pretendohet një shtet i së drejtës!
Kjo për të vënë Opozitën në kushte pabarazie në vitin elektoral. Po kaq i bëra me dije sagën gjyqësore për vulen dhe simbolet e PD, fakte këto dramatike të një realiteti të pengmarrjes politike si ndihmë e drejtpërdrejtë për qeverinë e Edi Ramës.
125 mijë dosje të pagjykuara që e çojnë deri në 25-vjet, shqyrtimin e kërkesave të qytetarve, korporativizmi në drejtesi dhe ndikimi politik mbi të, në raport me Opoziten janë sot fakte që shtrojnë pikëpyetje të mëdha krahas korrupsionit, skandaleve dhe keqqeverisjes. Ne kontekst një vemendje e shtuar e Gjermanisë mbi Shqipërinë mbetet e mirëpritur, i shërben forcimit të miqësise, demokracisë shqiptare dhe Integrimit në Europë!”- shkruan Gjekmarkaj.
Discussion about this post