GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U lirua nga GJKKO, SPAK kërkon rikthimin në burg të avokatit Arben Lena

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U lirua nga GJKKO, SPAK kërkon rikthimin në burg të avokatit Arben Lena
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme ka apeluar lirimin e kreu të Dhomës së Avokatisë në Korçë Arben Lena nga qelia në masën arrest në shtëpi.

Prokurori i posaçëm Elvin Gokaj kundërshton vendimin e gjyqtarit të Shkallës së Parë Erion Çela, duke dërguar çështjen në Apel.

Kujtojmë se shumica e personave që kanë dhënë paratë për të ndikuar në një vendim gjyqësor janë në burg, ndërsa marrësi që sipas akuzës është avokati Lena, u la me masë arresti shtëpie.

Vetëm pak ditë më parë Apeli i Posaçëm vendosi ta lërë në fuqi masën arrest në burg, ndërsa ajo u ndryshua nga gjyqtari Çela, një vendim që sipas akuzës nuk është i drejtë.

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Korçë Arben Lena i akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm lidhur me çështjen e një të arrestuari për akuzën e trafikimit të refugjatëve të cilin Lena e mbronte.

Avokati ka mohuar akuzat, duke pretenduar se arrestimi i tij është i pabazuar. Sipas Prokurorisë Speciale, Arben Lena ishte pjesë e grupit të 5 personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë Euro gjyqtarët e Apelit të Korçës për të liruar nga paraburgimi Bledar Koziçin, i arrestuar për trafikim refugjatësh.

Skema e dyshuar korruptive u godit më 26 Dhjetor të vitit 2023. Sekserët Nikoll Hafesllari dhe Nikoll Jesku do të merrnin 5 mijë Euro nga familjarja e të arrestuarit, Artiana Kozici, ndërsa në skemë sipas SPAK është e përfshirë edhe avokatja Dajana Kodra.

Në arrest në burg në fund të vitit të kaluar u lanë Hafesllari, Jesku dhe Kuziçi, Dajana Kodra në arrest shtëpie, ndërsa Artiana Kozici e Dritan Tabaku në detyrim paraqitje.

Etiketa: arben lenaGJKKOSpak

Lajme të lidhura

“Nuk tërhiqemi pa dorëheqje”/ Studenti: Rama sot bëri fjalim diktatorial, po tenton të intimidojë studentët
Aktualitet

“Nuk tërhiqemi pa dorëheqje”/ Studenti: Rama sot bëri fjalim diktatorial, po tenton të intimidojë studentët

12:59 - 19/10/26
Berisha: Rama foli sot me gjuhën e të atit xhelat, si një narkobandit ordiner ai përdori çdo fyerje kundër të rinjve
Aktualitet

Berisha: Rama foli sot me gjuhën e të atit xhelat, si një narkobandit ordiner ai përdori çdo fyerje kundër të rinjve

12:32 - 19/10/26
Pensionistët i bashkohet protestës së studentëve: Rama e futi popullin në luftë, duhet të shporret një orë e më parë
Aktualitet

Pensionistët i bashkohet protestës së studentëve: Rama e futi popullin në luftë, duhet të shporret një orë e më parë

12:28 - 19/10/26
Para
Aksidentoi 75-vjeçarin, arrestohet polici në Vlorë

Aksidentoi 75-vjeçarin, arrestohet polici në Vlorë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Nuk tërhiqemi pa dorëheqje”/ Studenti: Rama sot bëri fjalim diktatorial, po tenton të intimidojë studentët
Aktualitet

“Nuk tërhiqemi pa dorëheqje”/ Studenti: Rama sot bëri fjalim diktatorial, po tenton të intimidojë studentët

12:59 - 19/10/26

Një student në protestën  e sotme i është përgjigjur deklaratave të Ramës i cili më herët  deklaroi se do të...

Lexo më shumë
Berisha: Rama foli sot me gjuhën e të atit xhelat, si një narkobandit ordiner ai përdori çdo fyerje kundër të rinjve

Berisha: Rama foli sot me gjuhën e të atit xhelat, si një narkobandit ordiner ai përdori çdo fyerje kundër të rinjve

12:32 - 19/10/26
Pensionistët i bashkohet protestës së studentëve: Rama e futi popullin në luftë, duhet të shporret një orë e më parë

Pensionistët i bashkohet protestës së studentëve: Rama e futi popullin në luftë, duhet të shporret një orë e më parë

12:28 - 19/10/26
Revolta e studentëve/ Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, të rinjtë me këngë e valle para efektivëve

Revolta e studentëve/ Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, të rinjtë me këngë e valle para efektivëve

12:11 - 19/10/26
Marjana Koçeku letër të hapur ambasadave: Dënoni dhunën barbare kundër studentëve shqiptarë

Marjana Koçeku letër të hapur ambasadave: Dënoni dhunën barbare kundër studentëve shqiptarë

12:02 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com