Max Verstappen dhe Lewis Hamilton i dhuruan fansave të Formula 1 një rivalitet spektakolar deri në garën e fundit të sezonit, kur piloti i Red Bull u shpall për herë të parë kampion bote.
Verstappen parakaloi Hamilton vetëm në xhiron e fundit, pasi në pistë hyri makina e sigurisë dhe atij iu dha mundësia të ndërronte gomat. Kështu, britaniku humbi mundësinë për të fituar titullin e tetë kampion, që do të vendoste një rekord të ri në botën e këtij sporti.
Pavarësisht fitores dhe urimeve nga ana e Hamilton personalisht, Verstappen u duk mjaft i palumtur kur dëgjoi një garues të ri të F1 të komplimentonte rivalin për titull në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të FIA-s.
“Unë jam rritur duke parë Lewis Hamilton dhe Sebastian Vettel të garojnë së bashku. Unë gjithmonë i kam admiruar pilotët më të mirë në Formula 1”, tha ai, ndërsa Verstappen nuk dukej aspak i lumtur të dëgjonte diçka të tillë.
O CLIMÃO MEU DEUS pic.twitter.com/QsAOTmoKxF
— julinha #44 (@goodfwrselena) December 16, 2021









Discussion about this post