GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Denoncimi: Veliaj u shkatërron lulishten banorëve të kombinatit për një pallat

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Denoncimi: Veliaj u shkatërron lulishten banorëve të kombinatit për një pallat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lëvizja Bashkë ka denoncuar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, se një lushte në rrugës “Llambi Bonata” në Kombinat, do ta kthejë në pallat 7 katësh.

Aktivistët e Lëvizjes Bashkë theksojnë se kjo zhvatje e hapësirës publike është edhe më skandaloze nëse kujtojmë që banorët e një pallati të vjetër ngjitur me lulishten janë larguar nga banesat e tyre pas tërmetit të nëntorit 2019, pasi trualli është shpallur gjeologjikisht i rrezikshëm për ndërtim

Deklarata e Lëvizjes Bashkë:

ERION VELIAJ KA FIRMOSUR PËR SHKATËRRIMIN E LULISHTES NË KOMBINAT

Sot paradite përfaqësues të Lëvizjes BASHKË u takuan me banorë të rrugës “Llambi Bonata” në Kombinat. Lulishtja përpara pallateve të vjetra të tyre do të zaptohet nga një pallat 7-katësh, duke lënë pa hapësirë publike qindra fëmijë, të moshuar dhe qytetarë që prej dekadash luajnë dhe pushojnë këtu.

Kjo zhvatje e hapësirës publike është edhe më skandaloze nëse kujtojmë që banorët e një pallati të vjetër ngjitur me lulishten janë larguar nga banesat e tyre pas tërmetit të nëntorit 2019, pasi trualli është shpallur gjeologjikisht i rrezikshëm për ndërtim. Banorët e atij pallati do të degdisen nëpër rrethinat e Kombinatit, ndërkohë që banorëve të mbetur do t’u grabitet lulishtja e tyre.

Sa më shumë qëndron Erion Veliaj larg burgut, aq më të rrezikuar janë banorët e Kombinatit dhe gjithë Tiranës në shtëpitë e tyre dhe hapësirën publike.

Përfaqësuesja e Lëvizjes BASHKË në Këshillin Bashkiak të Tiranës Mirela Ruko do ta ngrejë çështjen e banorëve të Kombinatit në të gjitha mbledhjet e Këshillit Bashkiak.

Sugjerimi ynë për banorët e Kombinatit është që sa më parë të ngrihen në protesta. Vetëm organizimi dhe qëndresa e tyre mund ta shpëtojë lulishten dhe të japë një shembull për të gjithë qytetarët e Tiranës.

Lëvizjen BASHKË do ta kenë në krah në çdo hap!

Lajme të lidhura

Salianji nga takimi në Peshkopi: PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët
Breaking Views

Salianji nga takimi në Peshkopi: PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët

19:48 - 10/05/26
Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato, reagon BE-ja: Dënojmë sulmet personale
Breaking Views

Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato, reagon BE-ja: Dënojmë sulmet personale

14:38 - 10/05/26
“Thonin për mua, do të bëhet si Putini”, Edi Rama: Votat i mora për integrimin në BE…
Breaking Views

“Thonin për mua, do të bëhet si Putini”, Edi Rama: Votat i mora për integrimin në BE…

14:14 - 10/05/26
Para
A do të futet shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Gjermani?

A do të futet shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Gjermani?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Salianji nga takimi në Peshkopi: PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët
Breaking Views

Salianji nga takimi në Peshkopi: PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët

19:48 - 10/05/26

Në takimin me qytetarët e Peshkopisë, Ervin Salianji tha se prania e mbështetësve të shumtë është përgjigjja më e mirë...

Lexo më shumë
As fitorja ndaj Egnatias nuk mjafton, Teuta përballë play-out-it për mbijetesë

As fitorja ndaj Egnatias nuk mjafton, Teuta përballë play-out-it për mbijetesë

18:49 - 10/05/26
Vora dominon me fitore “tenisi”, Bylisi zbret nga elita

Vora dominon me fitore “tenisi”, Bylisi zbret nga elita

18:41 - 10/05/26
Dy gola për kreun, Vllaznia mbyll kampionatin e rregullt në vendin e parë

Dy gola për kreun, Vllaznia mbyll kampionatin e rregullt në vendin e parë

18:32 - 10/05/26
“Pëllumbat e postës” protestë në Fier: Po na pengojnë të marrim pjesë në garat ndërkombëtare jashtë shtetit

“Pëllumbat e postës” protestë në Fier: Po na pengojnë të marrim pjesë në garat ndërkombëtare jashtë shtetit

17:53 - 10/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com