GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Kur të jemi në pushtet, do të miratojmë kuadrin ligjor për investimet e emigrantëve shqiptarë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Kur të jemi në pushtet, do të miratojmë kuadrin ligjor për investimet e emigrantëve shqiptarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme, i ka bërë një premtim publik të gjithë emigrantëve shqiptarë, në momentin që PD do të vijë në pushtet.

Berisha tha se pas kthimit në pushtet të Partisë Demokratike, do të miratohet kuadrin ligjor për investimin e emigrantëve në Shqipëri, dhe me qëllimin që ata të rikthen në atdhe.

“Edhe njëherë mendove se do ti joshësh ata, siç josh këtu ndonjë lake tëndin që lëpin kockat që u hedh çdo ditë me çështjen Beleri.

Ata kanë vite e dekada në një vend të lirë dhe demokratik. Ata e dinë siç duhet ta dijë çdo shqiptar se prezumimi i pafajësisë është ligj universal pa të cilin nuk ka liri dhe se ti ja mohon këtë parim kundërshtarëve të tu politik.

E bën këtë se Beleri në detyrë do të nxjerrë të gjithë defterët e pista të tuat dhe të hajdutëve të tu, plaçkitje që u ke bërë pronave të himarjotëve dhe qytetarëve të bregut.

Fole e stërfole, të dëgjoi Pirini, të dëgjuan bashkëhajdutët e tu. Krahasove emigrantët shqiptarë me çamët, banorë shekullorë të Çamërisë. Gjer sot nuk kisha dëgjuar kurrë. Vetëm një mendje e sëmurë si e jotja mund të bëjë një krahasim të tillë.

Miqtë e mi!

Më lejoni këtu para jush të ftoj nga zemra, diasporën dhe emigracionin të vijnë në Tiranë, të bashkohemi në këtë betejë për nënë Shqipëi, në këtë betejë për kombin tonë, në këtë betejë për të ardhmen tonë.

Emigrante dhe emigrantë kudo që jeni, mos harroni se ishin vitet 2008-2012 në të cilat ju vërshuat drejt vendit tuaj. Mbi 200 mijë familje emigrantë nga të katër anët e Europës u rikthyen në Shqipëri, me një kuadër ligjor që i mbronte ata të prosperonin me biznesin e tyre.

Partia Demokratike ju jep fjalën ju se pas kthimit në pushtet, kuadri ligjor special dhe i veçantë do të jetë për çdo emigrant.

Ju erdhët në Shqipëri sepse e gjenit vendin 5 vite pa taksa. Përsëri do të vini me një kuadër ligjor, më të mirin, më tërheqësin për investimet tuaja, për punësimin tuaj, për dinjitetin tuaj”, tha Berisha.

Lajme të lidhura

“Arsimi falas propagandë”, Xhixho: Një nxënësi në klasë të parë i duhen 60 mijë…
Aktualitet

QSUT në kushte të papërshtatshme, Xhixho: Qeveria ka lënë pacientët në gjendje skandaloze

12:12 - 27/05/26
Kurban Bajrami, Berisha uron besimtarët myslimanë: Zoti e ktheftë çdo sakrificë në mbarësi e gëzim
Aktualitet

Kurban Bajrami, Berisha uron besimtarët myslimanë: Zoti e ktheftë çdo sakrificë në mbarësi e gëzim

11:37 - 27/05/26
Korrupsioni dhe pavarësia e gjykatave/ BE: Faza më e vështirë për Shqipërinë mbetet zbatimi i reformave
Aktualitet

Korrupsioni dhe pavarësia e gjykatave/ BE: Faza më e vështirë për Shqipërinë mbetet zbatimi i reformave

11:02 - 27/05/26
Para
Aksident në Gjirokastër, automjeti përplaset me tabelën, i riu rëndë në spital

Aksident në Gjirokastër, automjeti përplaset me tabelën, i riu rëndë në spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

Popullor pavarësisht humbjes, mbi 70% e simpatizantëve të SYRIZA kundër dorëheqjes së Tsipras
Botë

Trazohet skena politike në Greqi, Tsipras formon parti të re dhe synon bashkimin e frontit opozitar

14:35 - 27/05/26

Ish-kryeministri i majtë i Greqisë, Alexis Tsipras, të martën prezantoi një parti të re politike, të cilën shpreson se do...

Lexo më shumë
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

Falsifikuan vendimet e gjykatave për një divorc, dërgohen në gjyq avokatja dhe përkthyesja në Fier

14:13 - 27/05/26
Zelensky: Putin të ndalojë bombardimet, Ukraina gati për armëpushim

BE kërkon ‘ndërmjetës të fortë’ për të nxitur Rusinë drejt paqes në Ukrainë

13:50 - 27/05/26
Korrupsioni në Morinë, SPAK dërgon për gjykim dosjen e 32 efektivëve të pikës kufitare

Heqja e kontrolleve në kufi me Kosovën, shmanget fluksi i automjeteve për Kurban Bajram

13:26 - 27/05/26
“Objektivi është EURO 2028”, presidenti Duka: Jam i bindur se me Maran, Shqipëria do të luajë më mirë

“Objektivi është EURO 2028”, presidenti Duka: Jam i bindur se me Maran, Shqipëria do të luajë më mirë

13:12 - 27/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com