GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Gjykata e Lartë shkel ligjin, kritere inekzistente në tenderin e 25 milionë lekëve

21:11 - 17/12/21
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Gjykata e Lartë shkel ligjin, kritere inekzistente në tenderin e 25 milionë lekëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Lartë ka hapur garën për një tendër me kritere absurde, e madje inekzistente të cilat janë ankimuar nga një prej operatorëve të skualifikuar nga gara. Çertifikata që dispozitat ligjore nuk i parashikojnë, duket se kanë mbetur jashtë vëmendjes të sistemit drejtësor, aq sa për t’i përfshirë në tendera, duke dëshmuar funksionimin e padrejtë të drejtësisë në vendin tonë.

Konkretisht bëhet fjalë për një tender që ka si objekt blerjen e pajisjeve elektronike të nevojshme për këtë institucion. Fondi limit për këtë tender është 2.403.232 leke te reja, ose rreth 25 milionw lekw tw vjetra, teksa në dokumentin e paraqitur specifikohen një sërë kriteresh, të cilat mund të thuhet se janë përpiluar me shumë kujdes nga ankimuesi, që përmes fakteve ka treguar se kriteret e paracaktuara janë jashtë çdo lloj dispozite ligjore.

Në kriteret e vecanta te kualifikimit kërkohet që operatorët pjesmarrës në garë duhet të paraqesin liçencën e ushtrimit të aktivitetit, në rastin në fjalë për tregtim pajisjesh elektronike. Por sipas ligjit aktual tregetimi i paisjeve elektronike është një veprimtari që nuk kërkon licensim të vecantë, pra ky kriter është i pabazuar në Kushtetutë dhe as që ekziston se dokumentacion. Nuk ekziston asnjë institucion që licenson një operator ekonomik për shitje paisjesh elektronike. Për të qenë konfrom me ligjin mjafton një dokumentacion që vërteton regjistrimin në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Gjithashtu Gjykata e Lartë nuk ka saktësuar datën e lidhjes së kontratës, por në të njëjtën kohë kërkon nga operatorët në garën për tenderin të përcaktojnë lëvrimin e pajisjesve që ka si objekt kontrata. Në fakt sipas rregullave të paracaktuara lidhur me prokurimet publike ky hap kërkohen në momentin që data e nënshkrimit është bërë publike për operatorët konkurrues, të cilëve në këtë formë iu bëhet me dije koha që kanë në dispozicion për të paraqitur ‘kapitalin’ e tyre.

Në kriteret e veçanta të kualifikimit, kërkohet paraqitja e bilanceve vjetore për vitet 2018-2019-2020 si dhe vërtetim xhiro për 2 vitet e fundit 2019-2020. Ndërkohë me vendim të Këshillit të Ministrave këto procedura hidhen poshtë, pas vendimit për stimulim ekonomik ndaj bizneseve të vogla. Tenderi në fjalë është me procedurë të hapur të thjeshtë dhe sipas ndryshimeve ligjore për bizneset e vogla që marrin pjesë në garë për një tender kërkohet vetëm xhiroja vjetore dhe jo e disa viteve rradhazi, por mesa duket Gjykatës së Lartë i ka shpëtuar ky përditësim i Kushtetusës që ky institucion zotëron.

Ndërkohë Gjykata e Lartë ka vendosur si kriter paraqitjen e disa certifikatave, të cilat sërish bazuar në ligj janë inekzistente apo në disa raste nuk përputhen në asnjë pikë me objektin e kontratës.

Kërkesa për ISO 27001 (standart ndërkombëtar që trajton mënyrën se si manaxhohet siguria e informacionit) nuk përputhen me objektin e kontatës pasi blerja e mallrave nuk parashikon shkëmbim elektronik informacioni, ndaj nuk ka të dhëna të përfshira të cilat duhen mbrojtur. Ky fakt e bën këtë dokument krejtësisht të pavlefshëm për tenderin në fjalë.

Microsoft ® Certified Solutions Associate është një certifikatë që as nuk lëshohet më nga Microsoft, ndërsa pavlefshmëria e kësaj certifikate edhe në ekzistencën e saj, konsiston me faktin që ky dokument demonstron aftësitë e një individi për përdorimin e platformave Ëindoës, që referuar objektit të kontratës ku e vetmja marrëdhënie mes kontraktuesit dhe Gjykatës së Lartë është blerje mallrash elektronikë, aftësitë në përdorimin e tyre është një çështje që i përket përdoruesve, në këtë rast punonjësve në sistemin e drejtësië, të cilët mbase do të përdorin platformat elektronike për të lexuar Kushtetën e akoma më shumë për ta zbatuar atë.

 Microsoft Certified Professional certifikatë tjetër e kërkuar rezulton se është tërhequr nga shkurti 2019, dhe është zëvendësuar me certefikatat personale çdo rol. Por pak vlerë ka kjo certifikatë e cila si mëspiër vërteton aftësitë për shërbimet Windows, kriter që nuk lidhen aspak me objektin e kontratës.

Cisco Certified Netëork Associate (CCNA) Certefikatë për manaxhimin e rrjetave cisco. Së pari certefikata i referohet një prodhuesi të caktuar, ndërkohë që AK nuk mund të përcaktojë prodhuesin. Së dyti certefikata i referohet shërbimeve të IT dhe jo furnizimit te routerit/sëitchit, ku theksojmë sërish që aftësi në IT nuk kanë vlerë në një marrëdhënie shitje-blerje për aq sa kohë sa në kontratë nuk kërkohet ky lloj shërbimi.

Cisco Certified Specialist – Entreprise Core (CCNP ENCORE) Dhe kjo certifikate i referohet shërbimeve të rrjetave dhe specifikisht të një furnitori të caktuar ( Cisco), ku dhe në këtë rast një certifikatë absurde si kjo nuk është e nevojshme aspak në këtë tender.

Kritere të tilla absurde dhe futja e elementëve që nuk kanë lidhje me objektin e kontratës dhe moszbatimi i ligjit nga ligjvënësit janë dëshmi e qartë e abuzimit të vazhdueshëm dhe padrejtësisë ndaj qytetarëve shqiptar, ndaj ky tender mund të konsiderohet si një ndër të shumtët me fitues të paracaktuar, ku të tillë kritere janë justifikimi për të skualifikuar nga gara operatorët e tjerë.

Etiketa: ankiminGjykata e Lartekriterekryesore2shkeljetender

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Lajçak: Urgjente që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të nisin negociatat me BE

Lajçak: Urgjente që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të nisin negociatat me BE

Discussion about this post

TË FUNDIT

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25

Për Monika Kryemadhin, duket se marrëdhënia me politikën është pjesë e së shkuarës, pasi ish-kryetarja e Partisë së Lirisë po...

Lexo më shumë
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com