GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Në kërkim nga SPAK, zigzaget mes krimit dhe politikës të ish-deputetit socialist Arben Ndoka

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Në kërkim nga SPAK, zigzaget mes krimit dhe politikës të ish-deputetit socialist Arben Ndoka
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një mega aksion policor ka nisur që prej orëve të para të kësaj të enjteje për të ekzekutuar urdhër-arrestet e lëshuara nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK.

Masat vijnë në kuadër të një hetimi pas zbërthimit të mesazheve nga aplikacioni “Sky ECC” dhe godasin personazhe të njohur në raportimet e kronikës së zezë.

Burime pranë grupit hetimor thanë se urdhër-arrest është lëshuar edhe ndaj ish-deputetit socialist Arben Ndoka.

Persona të tjerë për të cilët janë lëshuar urdhër-arreste janë Plarenat Dervishaj, Indrit Dokle, Durim Bami, Leonard dhe Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Astrit dhe Altin Avdylaj, Xhevi Ndoka (vëllai i Arnem Ndokës), Fatmir Hyseni, Albert Zaja, Mir Bruli.

Në total janë firmosur nga gjykata më shumë se 40 masa sigurie. Nëntë prej tyre janë ekzekutuar (2 prej të cilave ndaj personave që ndodhet aktualisht pas hekurave për çështje të tjerra penale).

Ndërkohë, burime pranë grupit hetimor thonë se ka dyshime që shumica e pasonave ndaj të cilëve janë lëshuar urdhër-arreste, dyshohet se janë jashtë vendit.

Arben Ndoka – krim dhe politikë

Arben Ndoka u arrestua për herë të fundit në tetor të vitit 2018, në kuadër të operacionit “VOL-VO 4” për katër vepra penale: “Falsifikimi të dokumenteve ” në bashkëpunim, ”Falsifikimi të vulave , stampave ose i formularëve” në bashkëpunim, “Shpërdorimi i tokës” në bashkëpunim  dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”. Megjithatë, më vonë mori fajësi nga gjykata e Lezhës.

Në Shkurt 2021 Gjykata e Posaçme vendosi konfiskimin e 42 pasurive të llojit arë me sipërfaqe totale mbi 215 mijë m2 në Ishull Lezhë dhe në Lezhë, teksa shpalli fajtorë familjarë e të afërm të ish-deputetit socialist.

Arben Ndoka në Kuvend

Ndoka dha dorëheqjen nga detyra e deputetit në vitin 2015,pasi u zbulua se ai ishte i dënuar në vitin 2003 në Romë për trafikimin e një vajze që qe e fejuara e vëllait të tij. Ai u dënua me 7 vjet dhe 6 muaj burg, por u transferua për të vuajtur dënimin në Shqipëri ku gjykata e Lezhës ia reduktoi dënimin dhe ai e rifitoi lirinë pas tri vitesh.

Pas daljes nga qelia, ai hyri në botën e biznesit e më tej në politikë, teksa në zgjedhjet e 2013-ës u zgjodh deputet në listën e Partisë Socialiste, në Qarkun Lezhë.

Emri i tij u përfshi në skandalin e përgjimeve të dosjes 339, që zbuloi manipulimin e votave nga socialistët në 2013-ën. Hetimet zbuluan se i vëllai Gjevi Noka ishte përfshirë në blerje votash për PS-në. Në Shkurt 2021, Gjykata e Posaçme e dënoi atë me 6 vjet e 8 muaj burgim në presin që vulosi dhe konfiskimin e pronave të falsifikuara me vlerë 13 milionë Euro.

Në Dhjetor 2017, në një atentat të stilit mafioz, u ekzekutua pranë banesës Aleksandër Ndoka, anëtar i këshillit bashkiak të Lezhës dhe vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka. Krim që edhe sot mbetet i pazbardhur.

Lexo edhe:

Eliminime mafioze nga Avdylajt tek Valter Bami e Fatmir Hyseni, SPAK lëshon mbi 40 urdhër-arreste

Aksioni i SPAK – Shoqërohet vëllai dhe kushëriri i deputetit socialit/ Banesat e kontrolluara

Aksioni i SPAK/ Vrasjet e bujshme që zbuluan hetimet

Etiketa: Arben NdokaKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Sherri për një vajzë, vritet me thikë 24-vjeçari shqiptar në Itali
Aktualitet

Sherri për një vajzë, vritet me thikë 24-vjeçari shqiptar në Itali

15:36 - 03/08/26
Dhuna psikologjike në familje/ 15-vjeçarja hidhet nga lartësia, procedohen prindërit
Aktualitet

Dhuna psikologjike në familje/ 15-vjeçarja hidhet nga lartësia, procedohen prindërit

15:10 - 03/08/26
Lamtumirë Albcontrol! Qeveria çregjistron shoqërinë publike që ekzekutoi Becchetti, 200 mln euro bllokohen në Bruksel
Aktualitet

Lamtumirë Albcontrol! Qeveria çregjistron shoqërinë publike që ekzekutoi Becchetti, 200 mln euro bllokohen në Bruksel

14:40 - 03/08/26
Para
Kultivonin kanabis në pyll, arrestohen dy persona në Tiranë, në kërkim një i tretë

Kultivonin kanabis në pyll, arrestohen dy persona në Tiranë, në kërkim një i tretë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qeveria lehtëson kriteret për kredi të buta për shtëpi, trefishohet kufiri i të ardhurave
Breaking Views

Qeveria lehtëson kriteret për kredi të buta për shtëpi, trefishohet kufiri i të ardhurave

16:07 - 03/08/26

Mijëra familje që deri më sot nuk plotësonin kushtet për të përfituar një banesë me kosto të ulët mund të...

Lexo më shumë
Sherri për një vajzë, vritet me thikë 24-vjeçari shqiptar në Itali

Sherri për një vajzë, vritet me thikë 24-vjeçari shqiptar në Itali

15:36 - 03/08/26
Dhuna psikologjike në familje/ 15-vjeçarja hidhet nga lartësia, procedohen prindërit

Dhuna psikologjike në familje/ 15-vjeçarja hidhet nga lartësia, procedohen prindërit

15:10 - 03/08/26
Conference League/ Dinamo mëson rivalin e mundshëm në ‘play-off’, e pret një përballje ‘ferri’ nëse kalon Audan

Conference League/ Dinamo mëson rivalin e mundshëm në ‘play-off’, e pret një përballje ‘ferri’ nëse kalon Audan

15:02 - 03/08/26
Lamtumirë Albcontrol! Qeveria çregjistron shoqërinë publike që ekzekutoi Becchetti, 200 mln euro bllokohen në Bruksel

Lamtumirë Albcontrol! Qeveria çregjistron shoqërinë publike që ekzekutoi Becchetti, 200 mln euro bllokohen në Bruksel

14:40 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com