GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi 974 MLN lekë/ Morina përplaset me vëllain e Safet Gjicit, denoncimi në KPP: Kritere futja kot

15:01 - 21/05/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Tenderi 974 MLN lekë/ Morina përplaset me vëllain e Safet Gjicit, denoncimi në KPP: Kritere futja kot
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kritere që kufizojnë konkurrencën dhe favorizojnë një operator ekonomik në tenderin e firmosur nga kryetari i Bashkisë Has, Liman Morina, për riparimin e godinës së gjimnazit të Krumës. Akuzat për bashkinë vijnë nga një biznesmen me fuqi politike, siç është pronari i “Kevin Construksion”, Lavdrim Gjici. Theksojmë se në vitin 2014, Safet Gjici, pasi u emërua prefekt, ia kaloi aksionet e kompanisë vëllait të tij, Lavdrimit.

Në këtë rast, përplasja për super tenderin e kryetar Morinës me vëllain e ish-kryetarit të bashkisë Kukës, Safet Gjicit, të dënuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion, nxjerr zbuluar të palarat e procesit. Nga denoncimi i tij mësojmë metodat që përdorin zyrtarët për të nxjerrë fituese kompaninë që ata e kanë paracaktuar. Ndoshta nuk do ta merrnim vesh se si do të zhvillohej tenderi me fond limit 974 milionë lekë, nëse nuk do të ankohej kompania e Gjicit.

Bëhet fjalë për rikonstruksionin e gjimnazit “Skënderbeu” në Krumë. Është një vlerë shumë e madhe për riparimin e godinës dykatëshe dhe palestrës, prandaj përplasja do të jetë e ashpër për ta marrë fondin.

Tenderi duhet të mbahej në 30 maj 2024 dhe kompania që do të shpallet fituese do të ketë afat 1 vit për të kryer punimet.

Denoncimi

Me sa duket procedurat e tenderit kanë ngecur për shkak të denoncimit. Më datë 20 maj 2024 është bërë një ankesë në KPP nga firma ‘KEVIN CONSTRUKSION’,  e cila shkruan se “kriteret e kualifikimit janë vendosur në mënyra dhe sasi të tillë qe nuk kemi shans të marrim pjesë ne garë”. Konkretisht kompania kundërshton kriterin ku kërkohet që kompania të ketë 100 punonjës, kur janë përfshirë edhe specialistët e certifikuar që të jenë të regjistruar të paktën në 3 muajt e fundit.

Sipas ankimuesit ky kriter është ‘futja kot’ pasi është diskriminues. Në fakt, është e habitshme se si bashkia mund të kërkojë këtë numër ekstrem punonjësish që do të bëjnë suvatime, punime hidraulike dhe elektrike si dhe vendosje dyer e dritaresh të reja.

Ndërkohë, Gjicit nuk i del e keqja me kryetar Morinën, të cilin e akuzon në ankesën e tij se “po përdor buxhetin e  shtetit si pronë private”.

“Siç duket qartë, argumenti se përse duhet një numër kaq ekstreme për realizimin e objektit është futja kot, pasi autoriteti thjesht referon disa nene, por pa argumentuar në bazë të një analize grafike. Ne e dimë se autoriteti kontraktor është bosi që vendos kriteret, por jo duke e trajtuar buxhetin e shtetit sikur të ishte pronë private”, thuhet në ankesë.

Denoncimi vazhdon më tutje që Bashkia nuk ka ditur të argumentojë në bazë të ligjit kriteret e vendosura në këtë tender dhe shprehet se në një kantier të tillë nuk mund të punojnë më shumë se 30 punonjës në profile të ndryshme.

“Bazuar në sa më sipër, shoqëria jonë gjykon se referuar vlerës së kontratës, natyrës së punës si dhe faktit se puna nuk do kryhet në një kantier dhe jo në disa kantiere ndërtimi, nuk del nevojshme që operatorët ekonomikë të disponojnë një staf kaq të madh pasi edhe në një kantier nuk mund të punojnë një numër kaq i madh punonjësish, që në rastin konkret duhet të jetë i konsiderueshëm për realizimin me sukses të kontratës një numër prej 30 punonjësish dhe këto në profile të ndryshme sipas punimeve”, thekson ankimuesi.

“Kevin Construction” kërkon nga AK që të ulë numrin e punonjësve, gjithashtu të reduktojë në 2 numrin e punonjësve të specializuar ose në aq sa do dalë e nevojshme nga ekspertiza.

Po ashtu, të tepruara duken kërkesat për numrin e makinave, të ekskavatorëve dhe mjeteve të tjera. Nga këto të dhëna tërheqim një konkluzion edhe mbi fondin limit, që patjetër është i fryrë për arsye të kuptueshme.

Ndërkohë, ankesën mbyllet me pretendimin se AK ka hartuar kriteret posaçërisht për një kompani që mund të jetë paracaktuar si fituese,  ‘KEVIN CONSTRUKSION’ kërkon që KPP të marrë masa nëse bëhet fjalë për fitues të paracaktuar.

Pavarësisht vendimit që do të marrë KPP, do të ishte mirë që Kontrolli i Lartë i Shtetit të kontrollonte këtë procedurë prokurimi që të verifikojë se si është përllogaritur fondi limit që duket haptazi i shumë i madh për punën që do të bëhet.

Nga ana tjetër duket e çuditshme që kompania e Gjicit përplaset me kryetarin Morina, i cili ka qenë Prefekt në Kukës dhe e ka zëvendësuar në këtë detyrë Safet Gjicin. Pra, ata ishin miq të vjetër! Ndërsa në 2017, prefekti Morina u akuzua për blerje votash në favor të Safet Gjicit që ishte i dyti në listën e kandidatëve të PS-së për deputet.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: Denoncimedison memomllaLavdrim Gjici

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Finalja Partizani–Egnatia/ Zbulohen emrat e asistentëve të Anthony Taylor, do të gjykojnë së bashku edhe në “Euro 2024”

Finalja Partizani–Egnatia/ Zbulohen emrat e asistentëve të Anthony Taylor, do të gjykojnë së bashku edhe në “Euro 2024”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com