GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ancelotti: Jemi të frikësuar, por ne e dimë si fitohen finalet

në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Ancelotti: Jemi të frikësuar, por ne e dimë si fitohen finalet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Reali i Madridit do të provojë të triumfojë në Ligën e Kampionëve për herë të 15 në histori, teksa do të përballet mbrëmjen e të shtunës me Borussia Dortmund në stadiumin mitik të Londrës, “Wembley”.

Trajneri Carlo Ancelotti foli para sfidës, ku ndër të tjera vlerësoi maksimalisht rrugëtimin e të tijve, dhe evidentoi edhe disa momente kyç të ecurisë së “Los Blancos” në këtë kompeticion.

“Në finale mbërrijnë vetëm dy skuadra dhe fakti që jemi ne dhe Dortmundi, do të thotë që e kemi merituar më shumë se kushdo tjetër. Jam shumë krenar për rrugëtimin e djemve të mi dhe atë që kemi dhënë. Dua të veçoj si shumë të rëndësishme shpirtin e sakrificës që treguam ndaj Manchester City-t dhe përmbysjen eklipsuese ndaj Bayern të Mynihut. Është jashtëzakonisht motivuese  të përgatisësh sfida të tilla”, u shpreh trajneri italian.

Ancelotti ka analizuar më pas edhe finalen me Dortmundin, teksa ka shuar edhe dilemën mbi portierin që do të luajë nga minuta e parë, duke i besuar eksperiencës së belgut Courtois, i cili vjen pas një dëmtimi të gjatë.

“Finalja ndaj Dortmundit do të jetë e bukur, por në fund do të vendoset nga detajet e vogla, ndaj duhet të ruajmë qetësinë për të marrë vendimet e duhura në kohën e duhur. Jemi të emocionuar dhe të frikësuar, pasi jemi shumë pranë suksesit dhe nuk duam të dështojmë. Megjithatë kjo lloj frike është pozitive, pasi të ndihmon të japësh më shumë dhe të bësh gjërat më mirë. Në portë, në finale do të luajë Courtois. E kemi marrë vendimin”, u shpreh Ancelotti.

Etiketa: ancelotti

Lajme të lidhura

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit
Breaking Views

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun
Sport

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Para
E pazakontë në Pogradec! I spërkati bashkëfshatares me pesticide të mbjellat për ta dëmtuar

E pazakontë në Pogradec! I spërkati bashkëfshatares me pesticide të mbjellat për ta dëmtuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com