GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Memelli pas triumfit të Skënderbeut: “Ishte një fitore me pasoja”

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Memelli pas triumfit të Skënderbeut: “Ishte një fitore me pasoja”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sfida e javës së 14-të në Superligën Shqiptare mes Skënderbeut dhe Kastriotit përfundoi me fitoren 2-1 për korçarët, që e morën kontrollin e kësaj sfide që në minutën e 11’ me golin e Mensah.

Në përfundim të këtij takimi, trajneri i Skënderbeut Migen Memelli u shfaq i lumtur për këtë triumf, por pa harruar të përmendë dëmtimet që skuadra e tij pësoi këtë mbrëmje.

“E filluam mirë, kishim një potencë të paparë në sulm në krahun e Meksit. Ajo çfarë nuk më pëlqeu sot ishte lejimi i hapësirës dhe terreni që mori Kastrioti deri në golin e barazimit.

Kishim dy mungesa të rëndësishme si Zguro dhe Sadriu. Kastrioti bëri mirë sot, por insistuam për të shënuar golin e dytë dhe kemi marrë tre pikë të vlefshme. Jam i shqetësuar, pasi kemi pasur disa dëmtime sot. Në këtë moment që jemi kam shumë pak alternativa.

Ndërruam 3 herë sistemin e lojës sot. Futëm Pusin për të bllokuar numrin 25 të Kastriotit. Më pas u dëmtua Bajrami dhe kaluam Marën si mbrojtës të majtë.

Frika e madhe e atyre minutave, përpos rezultatit që na duhej, ndikoi që të cungoheshim pak për të marrë hapësirën. Morëm 3 pikë, por me një disfavor të madh me gjithë ato dëmtime që kemi.

Do ikim në Tiranë me alternativa të pakta, Vangjeli me shumë mundësi do të mungojë, edhe Bajrami u dëmtua. Shumë pak alternativa e bëjnë trajnerin me dhimbje, por e kemi për detyrë të vendosim ndaj Dinamos skuadrën më të mirë në fushë.

Në këtë pikë të kampionatit, Skënderbeu kishte më pak pikë se sot. Fitorja na qetëson. Dinamo është më e fortë se Kastrioti, por do shikojmë se si do operojmë në skuadër”, përfundoi trajneri i skuadrës korçare.

Etiketa: skenderbeuSuperliga

Lajme të lidhura

Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave
Sport

Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

13:23 - 15/11/26
Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate
Sport

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon
Aktualitet

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Para
Si të dalloni ‘Omicron’ nga gripi i zakonshëm

Si të dalloni ‘Omicron’ nga gripi i zakonshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Aktualitet

Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

13:45 - 15/11/26

Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën fajtorë për një seri vjedhjesh dhe...

Lexo më shumë
Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

13:23 - 15/11/26
Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

12:51 - 15/11/26
Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

12:17 - 15/11/26
Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK, Andi Bajrami

Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK, Andi Bajrami

11:52 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com