GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

E reja australiane lidhet me ‘Tarzanin e Amazonës’ pas njohjes në rrjetet sociale (fotot)

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
E reja australiane lidhet me ‘Tarzanin e Amazonës’ pas njohjes në rrjetet sociale (fotot)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas katër muajsh bisedash online 26-vjeçarja australiane Jordan Hauenschild mori vendimin “e çmendur” për të fluturuar me avion drejt Amerikës së Jugut për t’u takuar me Pitiuruk, “Tarzanin” e saj të botës moderne, nga Ekuadori.

Jordan e cila jeton në bregdetin me diell të Queensland në Australi, la punën e saj të zyrës për të fjetur në kasollen e xhunglës së Pitiuruk, i cili jeton në një komunitet tribal, indigjen të Ekuadorit.

Ajo ishte tërhequr nga stili egër i jetesës së 24-vjecarit dhe kontaktoi me të. I bëri fillimisht disa komplimente mbi pamjen dhe prej aty, gjërat morën rrugën e tyre

“Po shikoja natën në rrjet para se të flija, pa ndonjë objektiv, kur pashë këtë bukuroshin që postonte gjëra të mrekullueshme nga një vend për të cilin nuk dija asgjë”, tha 26 vjecarja Jordan, për rrjetin vendas news.com.au.

“Gjithmonë jam intriguar nga njerëz që kanë këtë stil jetese por nuk kam pasur kohë të studioj fiset e Amazonës”, shton e reja.

Pitiuruk është aktiv në rrjetet sociale dhe rrjedhimisht pak më modern se Tarzan-i, ai jeton me familjen në Pastaza në Amazonën ekuadoriane ku kryejnë guida për turistët.

Dyshja shpejt nisën të flisnin me video teksa Jordan thotë se nuk i besohej që ‘indiani’ i Amazonës interesohej për të: “Nuk e besoja që dikush nga një vend kaq ekzotik më ktheu përgjigje. Unë jetoj në stil perëndimor në brigjet e Queensland, dhe të flisja me dikë nga Amazona ishte e mrekullueshme”.

“Bisedat tona ishin për stilet tona të ndryshme të jetesës, për ato që bëjmë, çfarë hamë, ku flemë e si jetojmë”.

“Unë i tregoja shtëpinë time kure ai më tregonte si e kalonte ditën në Amazonë, që ishte e mrekullueshme”.

Pas katër muajsh Jordan mori vendimin të shkonte në Amerikën e Jugut për t’u takuar me to Pitiuruk. Ajo shpjegonte: “Unë i thashë, dua të vij të të takoj, e di që duket e çmendur por mund ta bëjmë”.

“Nuk mund ta dish asnjëherë ku mund ta gjesh magjinë që nuk e dije se ka ekzistuar”.

“Magjia ime ndodhi në anën tjetër të botës, në një vend që nuk kisha dëgjuar kurrë, me gjuhën që nuk e njoh”.

Jordan thotë se tashmë është kthyer në Australi pasi qëndroi dy javë me shokun e saj nga Amazona, por do të kthehet sërisht për te takuar Pitiuruk dhe familjen e tij, shkruan rrjeti britanik DailyStar.

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
“Plas bombën” Valeri: Dijonisi vdiste për Glorian

“Plas bombën” Valeri: Dijonisi vdiste për Glorian

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dhuna policore ndaj të rinjve! Aktivistë të Shoqërisë civile kallëzojnë në SPAK Edi Ramën dhe kreun e Policisë
Aktualitet

Dhuna policore ndaj të rinjve! Aktivistë të Shoqërisë civile kallëzojnë në SPAK Edi Ramën dhe kreun e Policisë

11:43 - 20/10/26

Dhjetë aktivistë të Shoqërisë Civile kanë kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) kryeministrin Edi Rama. Në kallëzim renditen gjashtë...

Lexo më shumë
Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Pa dorëheqje s’ka dialog

Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Pa dorëheqje s’ka dialog

11:25 - 20/10/26
Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!

Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!

11:19 - 20/10/26
Pedagogët dhe studentët heqin karriget e Ramës para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun!

Pedagogët dhe studentët heqin karriget e Ramës para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun!

11:09 - 20/10/26
Tabaku ironizon deputetët e PS: Një jave në “arrest shtëpie”, sot mblidhen të rrethuar nga policia

Tabaku ironizon deputetët e PS: Një jave në “arrest shtëpie”, sot mblidhen të rrethuar nga policia

10:52 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com