Qysh kur ujësjellësit i mori në varësinë e saj Belinda Balluku (pasuesja e Damian Gjiknurit në MEI) një kompani që thuhet se ka pas Panajot Gjiknurin, ka marrë në dorë sistemet informatike të këtyre shoqërive.
Kështu, ka ndodhur edhe tek Ujësjellësi Rajonal i Sarandës, ku ministria ka 51 % të aksioneve. Bëhet fjalë për tenderin me objekt ‘Unifikimi i sistemit të faturimit dhe mirëmbajtja për dy vjet’, i cili është zhvilluar më datë 4 qershor 2024.
Se kur vjen fjala për faturim shoqëritë e ujësjellësve investojnë miliona për fjalën e fundit të informatikës, por ujin e furnizojnë me orar dhe pikatore. Administratori i UK Sarandë, Armando Goxharaj, nën varësinë e Belinda Ballukut, ka vendosur që për këtë tender të shpenzojë 150 milionë lekë. Problemi rritet kur shohim se këto para janë dhënë
Deri në 25 mars 2024 ka qenë afati i fundit i dorëzimit të ofertave. Sipas dokumenteve fillimisht shprehën interes me propozimet e tyre dy operatorë ekonomikë. Bashkimi i operatorëve “Infosoft System” shpk & “Info Business Solutions” shpk u skualifikua se nuk ka përmbushur të gjitha kriteret. Kjo kompani e ankimoi këtë vendim të UK duke thënë se tenderi i është paracaktuar firmës ”KREATX” shpk. Kujtojmë se vazhdimisht mediat dhe opozita kanë deklaruar se pas kësaj kompanie është Panajot Gjiknuri, vëllai i ish-ministrit dhe eksponentit të PS-së, Damian Gjiknuri. Gjithsesi ankesa për tenderin u rrëzua nga KPP duke i lënë hapësirë shoqërisë që të vazhdojë me procedurat.
Por KPP nuk pa se çfarë do ndodhte më pas. Duke aprovuar skualifikimin e njërës prej ofertave, në fazën finale mbeti vetëm propozimi i firmës ”KREATX”. Në kushtet e mungesës së konkurrencës, komisioni duhej ta anulonte këtë tender.
Sidoqoftë drejtori Goxharja nën ndikimin e ministres Balluku nuk ka menduar gjatë për ligjin, por menjëherë pas 2 muajsh zvarritje, ia fali në tavolinë kontratën firmës “KREATX”.
Ndërkohë, Open Data Albania e ka vlerësuar tenderin me “Flamur të kuq” për riskun e korrupsionit.
Sikur theksuam më lart duket se vëllai i Gjiknurit po merr në duar sistemet e faturimit të ujësjellësve në vend pasi pak dirë më parë ne denoncuam tenderin me objekt me objekt “Shërbimet e përmirësimit dhe mirëmbajtjes së software-ve”, që përfitoi nga UK Durrës pa garë fare.
Në fakt në këtë bashki çdo vit Gjiknuri merrte dhuratë këtë tender me fond që sa vinte edhe fryhej. Më datë 26 prill 2024 për të njëjtin objekt tenderi, u firmos kontrata në Dibër. Këto tendera duket sikur po krijojnë një koncesion të pashpallur në këtë sektor duke ia ka kaluar të gjitha fondet e investimeve dhe mirëmbajtjes kompanisë KREATX.
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Discussion about this post