GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Kim u përgjigjet zërave që thonë se ka pasur një marrëdhënie me të dashurin e Kourtney-t

09:58 - 27/05/21
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Kim u përgjigjet zërave që thonë se ka pasur një marrëdhënie me të dashurin e Kourtney-t
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas disa ditësh thashethemesh se Kim Kardashian ka patur një raport me të dashurin aktual të Kourtney-t, Travis Barker, vjen edhe një reagim i shkurtër i Kim-it që mohon akuzat e bëra nga ish-gruaja e Barker, Shanna Moakler.

Kim u kërkoi ndjekësve që ta pyesnin sepse kishte kohë të lirë dhe mund t’u përgjigjej. Dikush e pyeti nëse ka patur ndonjë raport me Travis Barker. Termi i përdorur është “hook up”, që i referohet një takimi ose ndonjë forme tjetër të marrëdhënies, përfshirë këtu përgjithësisht seksin.

“JO! Rrëfim i remë! Ne kemi qenë miq prej vitesh dhe jam shumë e lumtur për të dhe Kourt.” – thotë ajo.

Ditë më parë, e bija e Travis Barker dhe Shanna Moakler, Alabama Barker, shpërndau një screenshot në Instagram ku shpërthente ndaj të ëmës. Sipas saj, ajo nuk është një “nënë e mirë” dhe s’ka qenë shumë pjesë e jetës së saj. Në screenshot, ku Shanna pretendonte arsyet se pse u nda nga Travis, shkruante ndër të tjera se ai e tradhtoi me Kim Kardashian.

“Travis dhe Kim nuk kanë pasur kurrë një marrëdhënie romantike”, një burim i afërt me Kim tha për Page Six. “Ata kanë qenë miq që janë prezantuar përmes Paris Hilton. Kështu gjithashtu u prezantuan Kourtney dhe Travis.”

“Është e turpshme se si ajo vazhdon të përhapë gënjeshtra sepse qartazi është e acaruar nga fakti që ish-burri ka vazhduar jetën e tij,” tha një tjetër burim. “Është shumë e dëmshme për fëmijët e saj mënyra se si sillet. Shpresojmë që të gjejë lumturinë që i nevojitet.”

Pasi Travis dhe Kourtney bënë publike lidhjen, nisën të shpërndaheshin online disa komente të tij për Kim. Në vitin 2015, në një intervistë për Us Weekly, Travis iu referua Kim-it si “eye candy”, një term që përdoret për të përshkruar dikë ose diçka që është shumë tërheqëse për t’u parë (ndonëse mund të konsiderohet edhe si koment fyes, pasi i sheh gratë si objekte seksi).

“Si mund të mos ia ngulësh sytë Kim-it? Që ta dini, më pëlqente të kaloja kohë me Paris, por i dua vajzat me forma të theksuara. Në asnjë mënyrë nuk po tregohesha i parespektueshëm ndaj Paris, por nuk mund t’ia hiqja sytë Kim-it.” – tha ai.

Sidoqoftë, një burim tha për Page Six se Travis ishte “duke bërë shaka” kur bëri komentet.

“Kushdo që është afër tyre e ka ditur gjithnjë se Travis ka qenë i dashuruar me Kourtney gjithmonë [jo Kim],” tha një person i brendshëm. “Ata janë dashuruar marrëzisht dhe janë miqtë më të mirë. Të gjithë në rrethin e tyre nuk mund të ishin më të lumtur për ta.”

Etiketa: Kim Kardashian

Lajme të lidhura

Nën emocione të forta, Selin flet për herë të parë pas fitores së “Big Brother VIP 5”: Shumë shpejt…
Show Biz

Nën emocione të forta, Selin flet për herë të parë pas fitores së “Big Brother VIP 5”: Shumë shpejt…

12:25 - 19/04/26
Pas 120 ditësh izolim, Selin shpallet fituesja e Big Brother VIP dhe rrëmben çmimin e madh prej 100 mijë eurosh
Show Biz

Pas 120 ditësh izolim, Selin shpallet fituesja e Big Brother VIP dhe rrëmben çmimin e madh prej 100 mijë eurosh

07:59 - 19/04/26
Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26
Para
Specialisti I ekonomisë, Lucas: Demokracia po cënohet nga kleptokracia

Specialisti I ekonomisë, Lucas: Demokracia po cënohet nga kleptokracia

TË FUNDIT

Ndryshon orari i derbit Partizani–Tirana në ‘Air Albania’, shkak bëhet Vllaznia
Sport

Të gjithë “sy e veshë” nga derbi Tirana-Partizani, java e 33-të e Superiores premton spektakël

14:50 - 23/04/26

Java e 33-të e kampionatit “Abissnet Superiore” hapet me një nga përballjet më të shumëpritura të sezonit, derbin e fundit...

Lexo më shumë
“Jemi gati për të eliminuar Poloninë”, bomberi Ernest Muçi ‘bën me krahë’ shqiptarët: Do të shënoj gol

Vjen ofertë e majme nga Evropa për Muçin, zbulohet plani i Trabzonspor për futbollistin e Kombëtares

14:20 - 23/04/26
Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara

E rëndë në Tiranë, 28-vjeçarja gjendet e pajetë në apartamentin e marrë me qira

13:55 - 23/04/26
Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses

Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses

13:38 - 23/04/26
Debati për licencimin e mësuesve përplas Zhupën me Kumbaron: Erdhe ti dhe na shpike rrotën…!

Debati për licencimin e mësuesve përplas Zhupën me Kumbaron: Erdhe ti dhe na shpike rrotën…!

13:21 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com