GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kristjan Asllani për ‘Sportmediaset’: Mezi pres ndeshjen kundër Italisë

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Legjionarët/ Golat dhe asistet e kuqezinjve këtë fundjavë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mesfushori i Interit dhe Shqipërisë, Kristjan Asllani ka dhënë një intervistë për “SportMediaset” pas fitores 3-1 të kombëtares së tij ndaj Azerbajxhanit, në miqësoren e fundit para finaleve të “Euro 2024”.

“Kartëvizita e duhur për të sfiduar Italinë?

Po, e rëndësishme në këto ndeshje është të marrësh minuta. Kjo vlen shumë sidomos për ne që kemi luajtur pak më pak me klubet. Për fatin tim kam luajtur dy ndeshje 90-minutëshe, çka do të më ndihmojë për ritmin në Kampionatin Evropian.”

Ju jeni në një grup të komplikuar të Europianit…

Të gjithë na vendosin të fundit në grup, por ne arritëm në Kampionatin Evropian me shumë djersë. Kjo është hera e dytë në historinë tonë. Sigurisht që do të hyjmë në fushë duke u përpjekur t’i vëmë në vështirësi të tjerët. E dimë që kemi pak shanse, por do të përpiqemi t’i shfrytëzojmë ato. Duhet të angazhohemi, të luajmë me zemër edhe për fansat tanë të zjarrtë.

 Ju do të luani kundër Italisë, por edhe ndaj shumë bashkëlojtarëve të Interit…

Jam i lumtur që do të përballem me ta. Sigurisht që jam lidhur shumë me ta dhe iu uroj më të mirat. Ndoshta do ta kalojmë bashkë grupin, kush e di (qesh). Shakatë mënjanë, mezi po e pres ndeshjen e parë të Europianit. Ne folëm për këtë me lojratët e tjerë tek Interi, bëra shaka më së shumti. Kur dolën grupet e Europianit ishim në aeroplan dhe më pas nisëm batutat, por siç thashë, mezi pres të përballem me Italinë.

Jeni mesfushori më i mirë i Serie A për sa i përket përqindjes së pasimeve të suksesshme mes atyre që kanë bërë më shumë se 500 të tilla…

Statistikë e mirë, jam i lumtur. Janë çmime të vogla, por unë po vazhdoj të punoj, duke mësuar nga lojtarët shumë të fortë qëkam në ekip. Gjithçka që duhet të bëj është të luaj këto ndeshje në Europian dhe të jap më të mirën time, pastaj do të shohim.

Sa bukur ishte fitimi i titullit në derbi?

Shumë bukur, pastaj kam qenë gjithmonë tifoz i Interit. Ylli i dytë me fitoren në derbi na bëri mjaft të lumtur. Grupi ishte i fortë dhe kompakt, titulli na shpërbleu për punën që kemi bërë gjatë gjithë vitit.

Sezonin e ardhshëm, përveç titullit duhet synuar edhe Champions League…

Sigurisht, Interi duhet të synojë gjithmonë të fitojë sa më shumë trofe të jetë e mundur. Le të shohim, tani është kombëtarja. Mezi pres t’i shoh përsëri djemtë e Interit. Flasim shpesh dhe jam i lumtur që bëj pjesë në një grup të tillë të bashkuar.

A dëshironi më shumë hapësirë sezonin e ardhshëm?

Do të shohim për këtë, pasi gjithmonë kam thënë se duhet të punoj dhe më pas, kur trajneri më thërret në veprim, duhet të jem i gatshëm të jap më të mirën time.

A do të qëndroni 100% tek Interi sezonin e ardhshëm?

Unë jam lojtar i Interit dhe ndihem shumë i lumtur aty. Falënderoj klubin, sepse këtë vit, por edhe vitin e kaluar më ka ndihmuar në mënyrë të pabesueshme. Prandaj mund të ndihem i lumtur që jam në një nga skuadrat më të mira në botë. Më duhet të punoj, të punoj dhe të punoj, por patjetër që do të mbetem zikaltër.

Etiketa: asllaniKristjan Asllani

Lajme të lidhura

‘I pikëlluar, ishte vetëm 22 vjeç’, Armand Duka: Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara
Breaking Views

‘I pikëlluar, ishte vetëm 22 vjeç’, Armand Duka: Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara

11:38 - 07/06/26
Klubi i AF Elbasanit zemërthyer për vdekjen e Fatjon Bunjakut: Do të mbetet pjesë e identitetit tonë
Breaking Views

Klubi i AF Elbasanit zemërthyer për vdekjen e Fatjon Bunjakut: Do të mbetet pjesë e identitetit tonë

10:42 - 07/06/26
Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit
Breaking Views

Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit

09:58 - 07/06/26
Para
Ekspertët: Ngjyra e rrobave të banjës së fëmijës mund të luajë një rol në sigurinë e tyre në pishinë

Ekspertët: Ngjyra e rrobave të banjës së fëmijës mund të luajë një rol në sigurinë e tyre në pishinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit
Aktualitet

Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit

14:35 - 07/06/26

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Violand Braçellari, i akuzuar për vrasjen e efektivit të...

Lexo më shumë
Vrau policin, plagosi një tjetër, Violand Braçellarit i komunikohet “arresti me burg” nga spitali i Traumës

Vrau policin, plagosi një tjetër, Violand Braçellarit i komunikohet “arresti me burg” nga spitali i Traumës

14:22 - 07/06/26
Bardhi: Gati nisma në Kuvend, me protestuesit na bashkon shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike

Bardhi: Gati nisma në Kuvend, me protestuesit na bashkon shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike

14:11 - 07/06/26
Gjendet i mbytur në lumin Mat ish-drejtuesi i Gardës, reagojnë me dhimbje kolegët

Gjendet i mbytur në lumin Mat ish-drejtuesi i Gardës, reagojnë me dhimbje kolegët

13:26 - 07/06/26
GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit

GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit

12:55 - 07/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusudeneme bonusu veren siteler 2026kralbetgrandpashabetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibomjojobet