GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Privati nuk po e ndjek shtetin, jep paga 20% më të ulëta

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
1 në 6 punëtorë e ka pagën të nëndeklaruar! Inspektorati i Punës: Vijon të jetë plagë informaliteti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presionet në tregun e punës janë rritur ndjeshëm vitet e fundit. Mungesa e fuqisë punëtore i ka detyruar bizneset, por edhe sektorin publik të aplikojë rritje të pagave, si një mënyrë për të mbajtur vendet e punës.

Një nismë e qeverisë për të çuar pagën mesatare në sektorin publik në 900 euro vitin që vjen kishte ndër të tjera synim të rriste konkurrencën në sektorin privat. Pavarësisht se pagat në sektorin privat janë rritur vitet e fundit, ato nuk kanë mundur të ndjekin ritmet e rritjes në sektorin publik.

Diferenca ndërmjet pagës mesatare në sektorin privat dhe në atë publik u zgjerua më tej në tremujorin e parë të vitit, duke arritur ne -19.1% nga -16.7% që ishte në tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Paga mesatare mujore bruto në sektorin publik arriti në 84,979 lekë në tremujorin e parë të vitit 2024. Niveli i saj ishte 11,774 lekë më i lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ose 16% më shumë.

Ndërsa paga mesatare në sektorin privat arriti në 68,686 lekë në tremujorin e parë, ose 7,743 lekë më shumë se janar-mars 2023 me rritje 12.7%.

Qeveria nisi të aplikojë një strategji për rritjen e pagave vitin e kaluar, ku përfituesit ishin kryesisht administrata publike dhe zyrtarët e lartë, ndërsa për sektorët e arsimit dhe të shëndetësisë, rritja do të aplikohet këtë vit.

Pagat në sektorët jetikë të administratës publike, arsim, shëndetësi dhe polici u indeksuan me inflacionin vitin e kaluar me vetëm 7%, teksa rritja e pagës mesatare në sektorin publik justifikohet me dyfishimin e pagave në nivelet e larta të administratës publike.

Sektori privat, nga ana tjetër, vuan nga nivele të larta të informalitetit, pasi ende shumë biznese nuk deklarojnë numrin real të punonjësve dhe pagat e tyre.

Informaliteti në tregun shqiptar të punës është i përhapur, por pjesa më e madhe e tij është e përqendruar te punonjësit me paga të ulëta, teksa 20% e fenomenit dominohet nga ata që marrin paga të larta, – vëren një hulumtim i OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik).

OECD i ka përcaktuar pagat e ulëta deri në 50% të nivelit të pagës mesatare, pagat mesatare janë nga 50% e mesatares deri në 150% e mesatares; dhe pagat e larta me mbi 150% të pagës mesatares).

Në Shqipëri, informaliteti në tregun e punës është i përqendruar 60% në pagat e ulëta, 20% në pagat mesatare dhe 20% në paga të larta./monitor

Etiketa: paga te ulta

Lajme të lidhura

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike
Ekonomi & Sociale

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

23:09 - 02/06/26
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës
Aktualitet

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

22:47 - 02/06/26
Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë
Breaking Views

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë

21:28 - 02/06/26
Para
Çfarë pritet të ndodhë në Francë? E djathta ekstreme përgatitet të qeverisë vendin nëse fiton zgjedhjet e parakohshme

Çfarë pritet të ndodhë në Francë? E djathta ekstreme përgatitet të qeverisë vendin nëse fiton zgjedhjet e parakohshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet
Breaking Views

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

23:32 - 02/06/26

Rolando Maran po përballet me një sërë mungesash që në grumbullimin e tij të parë në drejtimin e Shqipërisë, duke...

Lexo më shumë
Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

23:09 - 02/06/26
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

22:47 - 02/06/26
Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë

21:28 - 02/06/26
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:40 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetgaranti girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş