GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Beti Njuma: Qeveria ekzekuton Bashkitë!

20:34 - 21/06/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Beti Njuma: Qeveria ekzekuton Bashkitë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Beti Njuma

Është vendimi që vret përfundimisht bashkitë e vendit, vendimarrjen dhe autonominë lokale dhe vizionin e të zgjedhurve lokalë. Është vendimi që gjithashtu do të vrasë arkitektët dhe të gjithë brezat e rinj të projektuesve që do të dalin nga universitetet.

Sot, në një ditë përvëluese blackout-i ku sytë dhe mendja rendin pas një topi, kanë hyrë në fuqi ndryshimet e fundit të VKM NR.408, DATË 13.5.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË ZHVILLIMIT TË TERRITORIT”.
Është vendimi që vret përfundimisht bashkitë e vendit, vendimarrjen dhe autonominë lokale dhe vizionin e të zgjedhurve lokalë. Është vendimi që gjithashtu do të vrasë arkitektët dhe të gjithë brezat e rinj të projektuesve që do të dalin nga universitetet.

Nga sot, me ndryshimet e VKM 408, në Nenin 19 “Lejet e ndërtimit për të cilat është përgjegjëse KKTU-ja”:
– shkronjës “ë” të pikës 1, pra kompetencave të KKTU për miratim të lejeve i shtohen perveç të tjerave dhe objektet si më poshtë:
” komplekse ndërtimi multifunksionale, komplekse turistike, mbi 5000 m3” .
Kjo është ULËRITËSE. Pra të gjitha bashkitë nga sot e tutje do të japin leje ndërtimi VETËM për objekte deri në 5000 m3 aq sa është afësisht, një pallat me 5 kate dhe njollë ndërtimi 300 m2. Më saktësisht, thuajse aq sa pallatet 5 katëshe të ndërtuara para viteve 90-të.

Me këtë ndryshim lejet më të mëdha se ky volum do të përqendrohen vetëm në duart e një njeriu, kryeministrit Edi Rama Pra, kryeministri ynë, përveç politikës, impenjimeve ndërkombëtare, pikturës, skulpturës e podkasteve i ka hapur vetes edhe një front të ri pune, atë të shqyrtuesit dhe miratuesit të çdo projekti arkitekturor në vend më të madh se një pallat 5 katësh, duke lënë me gisht në gojë 61 bashkitë në vend! Nga sot, kryetarët e bashkive nuk do të kenë më asnjë kompetencë per leje ndërtimi të rëndësishme. Bashkitë shndërrohen kësisoj vetëm në institucione taksambledhëse që do të japin leje të kategorisë së tretë, për magazina dhe shtesa kati.

Ku shkoi autonomia vendore? Po vizionet e Bashkive për zhvillimet e qyteteve ku janë votuar? Me keto ndryshime punën e 61 bashkive tani do ta bëj AZhT-ja dhe KKTU-ja. Që do të thotë se do të duhen qindra punonjës staf i kualifikuar, jo partiak, që të bëjnë punën e zyrtarëve aktualë të bashkive. Paradoksalisht, tani që administratës bashkiake i zvogëlohet puna dhe kompetencat qeveria po i rri pagat duke i unifikikuar, nga Vermoshi në Konispol. As më shumë e as më pak DIKTATURË!
Se dyti , falë ndryshimeve të reja, që hynë sot në fuqi, vendimi tjetër që na kthen në komunizëm është ndërtimi i banesave TIP në zonat rurale. “Projekt TIP” quhen projektet e hartuara dhe miratuara nga autoriteti vendor përkatës për qëllime strehimi dhe banimi në zonat rurale, në përputhje me dokumentet e planifikimit në fuqi.” Me këtë nen, i shkelet e drejta e çdo individi që jeton në zona rurale, të ketë shtëpinë që ai do, natyrisht duke zbatuar ligjin. Nga ana tjetër, ky vendim, nxjerr jashtë loje shumë arkitektë të vjeter e të rinj, të cilëve u mohohet e drejta e ushtrimit të profesionit privatisht. Është jashtë çdo logjike që në vitin 2024 me paratë e tua dhe në tokën tënde, (pasi këto nuk janë banesa sociale që t’i fal shteti) të ndertosh një objekt të projektuar për të gjithë njësoj. Luftë klasash në demokraci.

Pasi i rriti tatimin profesioneve të lira, perfshirë këtu edhe të arkitektëve, tani qeveria po i lë pa punë, ndërsa projektuesit presin prej vitesh lehtësimin e procedurave dhe afateve të dhënies se lejeve të ndërtimit, heqjen e sekserave dhe korrupsionit. Ajo që e bën edhe më të dhimbshme këtë VKM, është se ndryshimet vrastare kaluan në heshtje pa oponencën e askujt. Heshtën kryetarët e bashkive duke u nënshtruar në mënyrën më amatore të mundshme. Nuk reaguan as kryetarët e bashkive të opozitës. Nëse kanë qenë të informuar atëherë kjo është paaftësi. Nëse nuk kanë qenë të informuar, atëherë kjo është e jashtëligjshme dhe abuzive. Po ashtu heshtën grupet e interesit, arkitektët dhe urbanistët të cilët në të gjitha vendet normale, thirren për të mbrojtur dhe projektuar të ardhmen.

Në Shqipëri, këto kategori ose nuk janë të interesuara ta ndihmojnë këtë vend qe po shkon drejt shkatërrimit në shumë fusha ose rreshtohen me kokën lart e pa ju skuqur faqja në krah të pushtetit. E nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe ne këtë rast! Heshtën specialistët e fushës, pedagogët e arkitekturës dhe shoqata inekzistente e arkitektëve. Ata që duhet të ishin të parët, që të ngrinin zërin, të bënin oponencë dhe të informonin opinionin publik duke harruar se janë të parët që e pësojnë nga kjo VKM e radhës.

 

 

 

Etiketa: beti njuma

Lajme të lidhura

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Para
Çmimet Kadare/ Dionis Prifti shpallet fitues me prozën “Dy javë në balonë”

Çmimet Kadare/ Dionis Prifti shpallet fitues me prozën “Dy javë në balonë”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25

Policia e Durrësit ka arrestuar një 76-vjeçar pas një akti të dhunës së rëndë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com