GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

A është PD pro protestës anti-Vuçiç? Ja si përgjigjet Bardhi

14:55 - 20/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
A është PD pro protestës anti-Vuçiç? Ja si përgjigjet Bardhi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I pyetur lidhur me protestën e ish-kryeministrit Sali Berisha, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi kërkoi që mediat të pasqyrojnë realitetit dhe të mos keqinformojnë, teksa nga ana tjetër iu kërkoi demokratëve të mos shfokusohen nga beteja e vetme që ato kanë, ajo ndaj kryeministrit Rama.

“Mediat duhet të jenë të vërteta, duhet ta pasqyrojnë protestën ashtu sikurse do jetë dhe jo të keqinformojë, sikurse mund të bëjnë shumë media këtu. Demokratët të mos shfokusohen nga beteja e vetme që kanë, me Edi Ramën, pasi rrëmuja nuk i ndihmon ata”, tha Bardhi. 

Ndonëse pa ia përmendur emrin, Bardhi u shpreh duke shigjetuar Berishën, se askush nuk mund të përçajë demokratët duke përdorur metoda të vjetra, që janë lënë pas prej vitesh.

“Në rastin konkret, kushdo që përhapë metoda të vjetra përçarjeje mes demokratëve, e ka gabim, pasi këto i kemi lënë pas këtu e 35 vjet më parë. Kushdo që e bën këtë gjë, e bën vetëm për interesat e tij personale”, deklaroi Bardhi.

Lidhur me vizitën e Vuçiç në Tiranë, sekretari i përgjithshëm i PD-së tha se është kundër, por nuk mund të sillet si polic apo doganier duke mos lejuar zyrtarë të shtetit të futen në Shqipëri, teksa shtoi se rëndësi ka mbrojtja kombëtare e Kosovës.

“Jam kundër vizitës së Vuçiç, por nuk jam as polic trafiku dhe as doganier që të lejoj ose jo një zyrtar të lartë të një shteti tjetër të hyjë ose jo në Shqipëri. Rëndësi ka mbrojtja e çështjes kombëtare, mbrojtja e Kosovës dhe interesave të të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë.”, u shpreh për këtë çështje Bardhi.

Ish-kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë ditën e sotme, në orën 16:00, në kundërshtim të nismës “Open Balkan”.

Etiketa: Bardhiberishaopen balkanprotesteVucic

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Studiuesit tregojnë se kush janë më të mbrojtur nga variantet e reja të Covid-19

Shënohen 3 raste të reja me COVID në Kosovë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares
Aktualitet

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26

Trafikantët nuk dërgojnë vetëm kokainë nga vendet e Amerikës Latine.Në këtë moment, në Kolumbi, policia nuk po i lexon të...

Lexo më shumë
Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

20:28 - 01/02/26
(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

20:19 - 01/02/26
Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

20:08 - 01/02/26
Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com