GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali te Onkologjiku, Rama mbledh sot shefat e shërbimeve në QSUT

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali te Onkologjiku, Rama mbledh sot shefat e shërbimeve në QSUT
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas skandalit të Onkologjikut, që ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion, kryeministri Edi Rama ka thirrur në një takim të gjithë shefat e shërbimeve në QSUT. Sipas burimeve të Report TV, mbledhja do të zhvillohet orët e paradites në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Rama pritet të jetë i ashpër përballë bluzave të bardha, tashmë të gjetur në një situatë ku janë cenuar raportet e besimit midis mjekëve dhe pacientëve.

Ishte Prokuroria e Tiranës ajo që zbardhi skemën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut që në vend të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik. Po ashtu, janë konstatuar raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi, nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur, duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.

Prokuroria thotë se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës. Në njoftim sqarohet se që të mund të përdorej kjo aparaturë, duhej të krijohej një bunker antiradioaktiv ose antiatomik, sipas kushteve të miratuara dhe të prezantuara nga Agjencia Atomike e Vienës ose Agjencia Ndërkombëtare, IAEA.

Mjeku Edmond Gashi u la në “Arrest shtëpie”, Halil Gashi dhe farmacisti Florian Marku, po ashtu u lanë në “Arrest shtëpie”.  Mjekja Alketa Pere, zv.drejtoresha e QSUT Brikena Qirjazi dhe koordinatori Emiljano Lela, u lanë në masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.  Asnjë prej tyre nuk është vendosur në burg nga togat e zeza dhe zëmërimin më shumë e kishin me gazetarët. Por ndërkohë që secili prej mjekëve pretendojnë pafajësi, qytetarët japin dëshmi që thellojnë skandalin e Onkologjikut.
Etiketa: Edi Ramaskandali onkologjikut

Lajme të lidhura

Spitalet shqiptare copë-copë, ministrja Evis Sala flet për inteligjencën artificiale në mjekësi
Aktualitet

Spitalet shqiptare copë-copë, ministrja Evis Sala flet për inteligjencën artificiale në mjekësi

14:10 - 22/05/26
Aktualitet

Komisioni Europian mirëpret diskutimin për afrimin e Ballkanit dhe Ukrainës me BE-në

13:56 - 22/05/26
Trafiku në Rinas, ministri Karakaçi: Do shembet mbikalimi, do të ndërtohet një i ri me katër korsi!
Aktualitet

Trafiku në Rinas, ministri Karakaçi: Do shembet mbikalimi, do të ndërtohet një i ri me katër korsi!

13:48 - 22/05/26
Para
Tiranë, digjet banesa, ndërron jetë nga asfiksimi 69-vjeçarja

Përfshihet nga flakët ish-magazina shtetërore! Brenda ndërtesës, dyqane për rroba dhe materiale plastike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spitalet shqiptare copë-copë, ministrja Evis Sala flet për inteligjencën artificiale në mjekësi
Aktualitet

Spitalet shqiptare copë-copë, ministrja Evis Sala flet për inteligjencën artificiale në mjekësi

14:10 - 22/05/26

Në një kohë kur spitalet shqiptare përballen me mungesë ilaçesh, pajisjesh bazike dhe kushte që shpesh duken më afër një...

Lexo më shumë

Komisioni Europian mirëpret diskutimin për afrimin e Ballkanit dhe Ukrainës me BE-në

13:56 - 22/05/26
Trafiku në Rinas, ministri Karakaçi: Do shembet mbikalimi, do të ndërtohet një i ri me katër korsi!

Trafiku në Rinas, ministri Karakaçi: Do shembet mbikalimi, do të ndërtohet një i ri me katër korsi!

13:48 - 22/05/26
Raporti i IBAR-it, Berisha: Korrupsioni mbetet shqetësim vendimtar i BE, goditen edhe rrjetet e patronazhimit!

Raporti i IBAR-it, Berisha: Korrupsioni mbetet shqetësim vendimtar i BE, goditen edhe rrjetet e patronazhimit!

13:34 - 22/05/26
Tabaku takon përfaqësuesin e OSBE-së: Liria e medias në Shqipëri ndodhet në një moment kritik

Tabaku takon përfaqësuesin e OSBE-së: Liria e medias në Shqipëri ndodhet në një moment kritik

13:09 - 22/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com