GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha, mesazh ngushëllimi për Kadarenë: Dielli perëndoi përgjithmonë për gjeniun botëror të letrave

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha, mesazh ngushëllimi për Kadarenë: Dielli perëndoi përgjithmonë për gjeniun botëror të letrave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas lajmit të trishtë për ndarjen nga jeta të kolosit të letërsisë shqiptare.

Berisha shprehet se dielli perëndoi përgjithmonë për gjeniun botëror të letrave, duke shprehur ngushëllimet për familjarët e tij.

“Të dashur miq, sot mort, zi dhe dhimbje për mbarë kombin shqiptar. Ismail Kadare, gjeniu botëror i letrave shqipe, dhe njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj të kohës, mbylli sytë përgjithmonë për të mbetur për jetë i pavdekshëm në olimpin e veprave të tij.

Laurat i çmimeve me prestigjoze të letrave si Man Booker, Prince des Asturies, Jerusalem Prize, veprat e Ismail Kadares u përkthyen në rreth 45 gjuhë të botës.

Në kohërat më të errëta të regjimit hoxhist kur me një varg apo poezi mund të hapje varrin tënd, me gjithë konformizmin që kishte si alternativen me te mire burgun dhe internimin, Ismail Kadare arriti të dalë nga shtrati i Prokustit me vepra si “Pallati i Ëndrrave” etj për të cilat regjimi e censuroi për vite të tëra. Në vitin ‘90 Ismail Kadare ishte një avokat i lirive dhe të drejtave të njeriut dhe hapjes së Shqipërisë. Ai pas largimit nga Shqipëria, nga mërgimi në Paris mbështeti Lëvizjen Studentore dhe Revolucionin Demokratik që përmbysi diktaturën komuniste në Shqipëri.

Duke u përulur me nderimin më të madh dhe mirënjohjen më të thellë para kujtimit dhe veprës të ndritur të Ismail Kadares, shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së tij të nderuar miqve, të afërmëve dhe lutem së bashku me ta që shpirti i madh i tij të prehet në paqen e merituar. Amin!”, shkruan Berisha.

 

Etiketa: berishakadare

Lajme të lidhura

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, dërgohen për gjykim tre persona
Aktualitet

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, dërgohen për gjykim tre persona

13:30 - 06/10/26
Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n
Aktualitet

Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

13:19 - 06/10/26
Denoncimi i gazetarit: Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai u kërkon favore se*suale punonjësve meshkuj
Aktualitet

Denoncimi i gazetarit: Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai u kërkon favore se*suale punonjësve meshkuj

13:05 - 06/10/26
Para
Dritan Agolli hedh 2.3 MLN euro për kënd lojërash në Paskuqan, kontrata i dhurohet “investitorit strategjik” Ndregjoni

Dritan Agolli hedh 2.3 MLN euro për kënd lojërash në Paskuqan, kontrata i dhurohet “investitorit strategjik” Ndregjoni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, dërgohen për gjykim tre persona
Aktualitet

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, dërgohen për gjykim tre persona

13:30 - 06/10/26

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, dhe ka dërguar në gjyq tre...

Lexo më shumë
Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

13:19 - 06/10/26
Denoncimi i gazetarit: Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai u kërkon favore se*suale punonjësve meshkuj

Denoncimi i gazetarit: Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai u kërkon favore se*suale punonjësve meshkuj

13:05 - 06/10/26
Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

12:43 - 06/10/26
Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

12:28 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com