Një 61-vjeçar që rezultonte i zhdukur prej të enjtes së javës së kaluar është gjetur pa shenja jete. Viktima është identifikuar si Xhemajl Beluli. Ngjarja ka ndodhur në Gjilan.
Policia bëri të ditur se lidhur me ngjarjen ka nisur hetimi.
“Jemi në pritje të një raporti mjeko-ligjor nga mjeku. I takon prokurorisë të vendosë për procedurat”, thuhet në njoftimin paraprak të Policisë.
Discussion about this post