GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Paditë në Strasburg/ Kryetarja e Kushtetueses: Të zbatohen vendimet e GJEDNJ

16:32 - 04/07/24
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Paditë në Strasburg/ Kryetarja e Kushtetueses: Të zbatohen vendimet e GJEDNJ
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zacaj e pranishëm në aktivitetin e organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë ka folur për vendimet e shtetit shqiptar, por edhe të gjykatave që janë rrëzuar nga Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Sipas Zacajt: “Dështimi për të zbatuar një vendim përfundimtar të detyrueshëm mund të çojë në situata të papajtueshme me vete parimin e shtetit të së drejtës, të cilin Shtetet palë kanë marrë përsipër të respektojnë me nënshkrimin e Konventës.

Po kështu, dështimi i një shteti në zbatimin e vendimeve vë në diskutim jo vetëm efektivitetin e së drejtës për t`ju drejtuar gjykatës por edhe respektimin e të drejtave dhe lirive të parashikuara nga Konventa, të cilat shtetet anëtarë kanë marrë përsipër t’i mbrojnë.

Në jo pak raste Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka gjetur shkelje në procedurat tona të brendshme, duke përcaktuar detyrimin e shtetit shqiptar për marrjen e masave të nevojshme për korrigjimin e tyre.

Në mënyrë konkrete, përmes vendimeve të saj kjo Gjykatë e mund të vendosë ndaj shtetit marrjen e masave me karakter të përgjithshëm, ose me karakter individual, ose të të dyja masave së bashku.” U shpreh ajo gjatë  aktivitetit  të organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë për Nënkomisionin për zbatimin e Vendimeve te Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Kryetarja e GJK ka zbuluar se edhe disa vendime të vetë Gjykatës Kushtetuese kanë rezultuar me shkelje nga GJEDNJ-ja.

“Ndonëse GJEDNJ-ja ka gjetur shkelje në një numër të konsiderueshëm çështjesh ndaj shtetit shqiptar, numri i kërkesave drejtuar Gjykatës për rihapje të procesit është relativisht i ulët. Kështu, rezulton se pas vendimmarrjeve të GJEDNJ-së që kanë gjetur shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, në Gjykatë janë paraqitur gjithsej 8 kërkesa, për 5 prej të cilave Gjykata është shprehur me vendim përfundimtar ndërsa për 2 kërkesat e tjera vendimet janë marrë respektivisht nga Mbledhja e Gjyqtarëve dhe Kolegji, duke u vendosur moskalimi i tyre për shqyrtim në seancë plenare; 1 kërkesë e vitit 2024 ka kaluar për shqyrtim në seancë, dhe po pritet shqyrtimi i saj.

Po ashtu, ajo që dua të theksoj është se, fakti i pranimit të kërkesave nga GJEDNJ-ja nuk nënkupton automatikisht riphapjen e procesit dhe shqyrtimin në themel të çështjes. Kjo varet nga çështja konkrete dhe lloji i shkeljes së konstatuar nga GJEDNJ-ja.

Kështu, në rastet kur GJEDNJ-ja ka gjetur shkelje të Gjykatës Kushtetuese për mënyrën e interpretimit të ndryshimeve të reja ligjore të vitit 2016 që parashikonin afatin 4-mujor për paraqitjen e ankimit kushtetues individual dhe kërkuesi i është drejtuar Gjykatës me kërkesë për rihapjen e procesit, ndonëse legjitimimi ratione temporis i kërkuesit është superuar, bazuar në vendimmarrjen e GJEDNJ-së, çështja është konsideruar sërish e papranueshme nga Kolegji i Gjykatës, për shkak të pabazueshmërisë në Kushtetutë të pretendimeve të ngritura” është shprehur ajo.

gijotina.com/

Etiketa: Gjykata e StrasburgutGjykata KushtetueseKryesore1

Lajme të lidhura

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës
Aktualitet

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25
Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!
Aktualitet

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Para
Korçë/ 60-vjeçari goditet me sende të forta nga fqinji i tij

Ngjarja në Korçë, gruaja i vë flakën vetes dhe hidhet nga ballkoni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës
Aktualitet

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25

Fermerët nga Selaniku Lindor dhe Halkidiki në Greqi donin sot që të bllokonin hyrjen në aeroportin “Maqedonia” për një kohë...

Lexo më shumë
Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com