GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

A do të tërhiqet Biden nga gara për President përballë Trump? Ja çfarë pritet

16:40 - 04/07/24
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Biden dhe Trump kritikojnë ashpër njëri-tjetrin në debatin presidencial
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pyetja që pason debatin e parë presidencial për zgjedhjet e këtij viti është nëse Joe Bideni do të vazhdojë të mbetet në garë, pas paraqitjes së dobët, duke ngritur pikëyetje edhe brenda partisë së tij mbi moshën dhe aftësinë mendore të presidentit për të udhëhequr.

Ndërkohë, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Carolyn Pressuti, rivali i tij republikan, Donald Trump po përpiqet të mbajë vëmendjen e publikut tek paraqitja e dobët demokratit Biden në debat.

Në debatin e parë presidencial, publiku pa dy burra të moshuar që akuzonin njëri tjetrin. Përshtypja e përgjithshme është se presidenti Joe Biden, 81 vjeçar, pati një paraqitje të dobët dhe nganjëherë ishte e vështirë të kuptohej.

Në një moment presidenti Biden pati vështirësi të shprehë planet e tij për tejkalimin e krizës kufitare, ndërsa në fjalën e tij ish-presidenti Trump tha se nuk e kuptoi çfarë deshi të thotë dhe se mbase as vetë presidenti nuk e di se çfarë po fliste.

Ligjvënësi nga Teksasi, Lloyd Doggett është demokrati i pari që deklaroi publikisht se presidenti Biden duhet të tërhiqet nga gara. Analistët thonë se kjo ndryshon dinamikat.

“Nëse do më duhej të vija një bast, do të thosha se shanset janë 50-50 që Bideni nuk do të jetë në garë”, thotë Thomas Schwartz nga Universiteti Vanderbilt.

Nga ana e tij presidenti e pranon se është moshuar, por vë theksin tek deklaratat e rreme të rivalit të tij.

“Nuk flas rrjedhshëm si dikur. Nuk debatoj aq mirë si dikur, por një gjë është e sigurt; di të them të vërtetën”, tha presidenti Biden në një tubim me mbështetësit e tij.

Sidoqoftë, një anketim i rrjetit CNN tregon se 3 nga 4 votues thonë se demokratët kanë më shumë shanse për ta fituar presidencën pa zotin Biden si kandidat të partisë.

Historikisht, humbja e debatit të parë nuk nënkupton domosdoshmërisht humbje të presidencës.

Më 2012, analistët thonë se presidenti i atëhershëm Barack Obama pati një paraqitje të dobët në debat. Por më pas ai fitoi duke u rizgjedhur.

“Në rastin e Obamës, arsyeja e paraqitjes së dobët në debatin e parë ishte se ai nuk ishte aq i përgatitur, por në debatin tjetër u rikthye dhe doli shumë mirë”, thotë eksperti Schwartz.

Një tjetër president amerikan që kërkonte rizgjedhjen por që pati paraqitje të dobët në debat ishte Ronald Reagan, i cili ishte shfaqur i hutuar në moshën 73 vjeçare.

“Në debatin e parë, ai vërtetë nuk pati paraqitje të mirë për moshën që kishte, por pati paraqitje të mirë në debatin e dytë. Pra, ka një strategji afatshkurtër për të forcuar bazën dhe një strategji afatgjatë për të treguar se bëhet fjalë vetëm për një rast dhe se ai është në gjendje të veprojë me energjinë e një presidenti”, thotë John Fortier nga Instituti amerikan Enterprise.

Ndërkohë, republikani Donald Trump po përpiqet të mbajë vëmendjen e publikut tek debati i javës së kaluar.

“Joe Bideni kaloi gjithë javën në Camp David duke pushuar, punuar e mësuar. Ai u përgatit shumë. Aq shumë sa nuk e dinte se çfarë po bënte”, tha zoti Trump.

Analistët thonë se tërheqja nga gara e presidentit Biden varet nga mbështetja për të në Partinë Demokrate dhe shtimit të thirrjeve publike për dorëheqjen e tij.

/VOA/

Etiketa: BidenDonald TrumoJoe BidenTrump

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
“Këtu në Itali nëse je i zgjuar fiton para…”, përgjimet që zbuluan bandën e shqiptarëve

“Këtu në Itali nëse je i zgjuar fiton para…”, përgjimet që zbuluan bandën e shqiptarëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke certifikuar pjesëmarrjen e...

Lexo më shumë
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com