Mediat greke kanë publikuar sot videon e vrasjes së 35-vjecarit Alfons Ndoci në 26 Qershor në Burgun e Kordhalos në Greqi.
Edhe pse vrasjen e mori përsipër Xhuliano Halili, për motove krejt banale, mediat greke vazhdojnë ende të ngrenë pikëpyetje rreth saj. Shkak për këtë është bërë vrasja në 2 korrik e topografit grek Panagiotis Stathis. Hetimet e mediave greke kanë zbuluar se emrin e Ndocit dhe Stathit i lidh ishulli grek i Mykonos.
Ndoci është akuzuar më parë se është përdorur nga biznesmenë të këtij ishulli për të kryer veprime kriminale ndaj personave të tjerë, për shkak të konflikteve pronësore për ishullin e të pasurve. Edhe vrasja e Stathit duket të ketë ndodhur për të njëjtat motive.
Madje çka është me çuditshme, emra të njëjtë personash duket se përfshihen si në hetimin për vrasjen e topografit grek ashtu edhe në historinë kriminale të Alfons Ndocit.
Ajo që ngre si pikëpyetje media greke sot është vrasja me lehtësi e Alfons Ndocit brenda burgut të sigurisë së lartë e aq më pak në sektorin ku mbahen të burgosur për krime të rënda. Siç duket nga video, dy të burgosur, Xhuliano Halili dhe Etem Hoxha, dalin nga zyra e gardianit Lambropulos dhe të armatosur me thika kërkojnë të kalojnë sektorin.
Derën ua hap oficeri korrektues Kokkinakis dhe sapo mbyllet dera pas tyre, ata sulmojnë Ndocit. Aty lufta përshkallëzohet me mbështetës nga të dyja palët derisa Ndoci, tashmë i goditur në stomak dhe gjoks, ikën në qelinë e tij, ku ndjekësit e tij hyjnë për ta vrarë përfundimisht.
Pyetjet që ngre mediat greke janë:
Si hyjnë dhe dalin të burgosurit e armatosur në zyrën e gardianit? Si mundet që dy të burgosurit ndodheshin jashtë, kur burgu mbyllet nga ora 12.00 deri në orën 14.00 dhe ku ndodheshin? Pse Alfons Ndoci qëndroi në burgun e Koridhalos për një periudhë më të gjatë kohore kur nuk kishte asnjë gjyq në pritje dhe të gjithë e dinin se kishte mosmarrëveshje serioze mes tij dhe të tjerëve? Si qëndrojnë indiferentë oficerët e burgjeve kur një vrasje po kryhet para syve të tyre? A nuk janë në gjendje të ndërhyjnë për të rivendosur rendin apo e kanë bërë këtë qëllimisht?
Sipas mediave greke, para se të ndërronte jetë, mesa duket nga frika se mund t’i ndodhte diçka e rëndë, ishte kujdesur që të linte për median greke “Zougla” bisedat e regjistruara mes tij dhe një partneri kontraktor të drejtpërdrejtë të Mykonos.
Ndoci kishte punuar me kontraktorin për një kohë në ishull, duke punuar në gurin për ndërtimin e një vile. Por përveç gurit, ai ka ekzekutuar edhe kontrata për kontraktorin konkret, si rrahja e një ndërmjetësi të njohur, i cili aktualisht është ndër të dyshuarit për vrasjen e topografit Panagiotis Stathis. Kur Ndoci nuk u pajtua me kontraktorin, ai u largua nga ishulli me një mik i cili gjithashtu punonte për kontraktorin dhe kur ata refuzuan të përmbushnin një kontratë, ai i dëboi ata pa paguar rrogat që u detyroheshin.
Ata u kthyen në ishull pas një periudhe të shkurtër kohe, rrahën kontraktorin të quajtur Tonin Preka dhe zhvatën shumën e parave që ai u detyrohej. Madje Ndoci takoi sekserin që kishte goditur në të kaluarën dhe i rrëfeu se kontraktori e kishte paguar për ta sulmuar. Ky ishte ligji i Mykonos të të famshmëve.
Discussion about this post