GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Vendimi i Burgjeve/ Të hënën Fredi Beleri del nga qelia me 5 ditë leje

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendimi i Burgjeve/ Të hënën Fredi Beleri del nga qelia me 5 ditë leje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoria e Burgjeve la pranuar kërkesën për leje të Fredi Belerit, për të udhëtuar drejt Strasburgut ku do të betohet si eurodeputet në Parlamentin Evropian.

Mësohet se leja për Belerin është dhënë për pesë ditë, duke nisur nga dita e hënë, më datë 15 korrik, në orën 10:00.

Kujtojmë se Fredi Beleri është njëri nga eurodeputetët e Demokracia e Re, partisë së Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Parlamentin Europian, pjesë e grupimit të EPP-së.

Pak ditë më parë ai i bëri një kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të lejuar pjesëmarrjen e tij fizikisht në mbledhjen e PE, që do të mbahet më 15 korrik. Beleri është dënuar nga Apeli i GJKKO-së me 2 vjet heqje lirie me akuzën e korrupsionit zgjedhor, pasi u arrestua nga policia dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit 2023.

Gjithsesi, arrestimi nuk e pengoi Belerin që të fitonte Bashkinë e Himarës, por detyrën e kryebashkiakut nuk arriti ta ushtronte, pasi nuk u lejua nga shkallët e gjyqësorit shqiptar që të betohej para Këshillit Bashkiak, sikundër përcaktohet në ligj.

Tashmë Beleri ka humbur funksionin si kryebashkiak i zgjedhur për shkak të ligjit të dekriminalizimit dhe në 4 gusht do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës. Para disa kohësh, pas një procesi me dritëhije, Gjykata e Posaçme e gjeti të drejtë kërkesën e SPAK-ut dhe shpalli fajtor kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës për korrupsion në zgjedhje, pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes për proces të parregullt dhe të ndikuar politikisht.

Beleri ka kryer më shumë se 5/6  e masës së dënimit të caktuar nuk ka ndonjë pengesë ligjore për ta marrë lejen për të qenë që në sesionin parlamentar që zhvillohet në Strasburg, Francë në datat 15-20 Korrik 2024.

Shkresën që Beleri i ka drejtuar Drejtorisë së Burgjeve është për të marrë leje 7 ditore.

Bazuar në nenin 72 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, kërkuesi plotëson kushtet për të përfituar leje shpërblyese deri në 20 ditë në vit, të drejtë të cilën nuk e ka ushtruar asnjëherë.

Gjithashtu si anëtar i Parlamentit Europian, i gjykuari Dhionisios Alfred Beleri është njoftuar nga Parlamenti Europian se duhet të jetë i pranishëm në Sesionin që zhvillohet në Strasburg, Francë në datat 15-20 Korrik 2024.

“Kërkuesi ka kryer më shumë se 5/6 e masës së dënimit të caktuar, sipas nenit 72/2 të ligjit nr. 81/2020, plotëson kushtet e nenit 72/1 të ligjit nr. 81/2020, nuk ka marrë asnjëherë leje shpërblyese, dhe duke qënë se bazuar në këtë nen, Ju, me cilësine e drejtuesit të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, keni kompetencën e shqyrtimit, Ju drejtohet me kërkesë për dhënien e Lejes Shperblyese, me kohëzgjatje deri në 7 ditë, me qëllim që të kryejë angazhimet e detyrueshme të tij me cilësine e Anëtarit të Parlamentit Europian, të marrjes pjesë në Asamblenë e Parlamentit Europian në Strasburg Francë nga datat 15-20 korrik 2020″ thuhet në kërkesën e Fredi Belerit.

gijotina.com/

Etiketa: fredi beleriKryesore1

Lajme të lidhura

“Dorëheqja e Ramës, pika e parë” Fokusi te kërkesat, jo te individët! Rilexohen kërkesat e protestës
Breaking Views

“Dorëheqja e Ramës, pika e parë” Fokusi te kërkesat, jo te individët! Rilexohen kërkesat e protestës

21:07 - 23/06/26
Ndryshon edhe formati i Kategorisë së Parë, miratohet vendimi
Breaking Views

Ndryshon edhe formati i Kategorisë së Parë, miratohet vendimi

20:55 - 23/06/26
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”
Breaking Views

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”

20:48 - 23/06/26
Para
Finalja ndaj Spanjës, Kane flet si kapiten: Skuadra vjen e para

Finalja ndaj Spanjës, Kane flet si kapiten: Skuadra vjen e para

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Dorëheqja e Ramës, pika e parë” Fokusi te kërkesat, jo te individët! Rilexohen kërkesat e protestës
Breaking Views

“Dorëheqja e Ramës, pika e parë” Fokusi te kërkesat, jo te individët! Rilexohen kërkesat e protestës

21:07 - 23/06/26

Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama ndaj Dritan Goxhajt, figurës që artikuloi kërkesat e protestës së një dite më parë,...

Lexo më shumë
Ndryshon edhe formati i Kategorisë së Parë, miratohet vendimi

Ndryshon edhe formati i Kategorisë së Parë, miratohet vendimi

20:55 - 23/06/26
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”

20:48 - 23/06/26
‘Ne kemi fuqinë ta hedhim Edi Ramën’, protestuesja: Kërkesat tona t’i realizojmë me referendum

‘Ne kemi fuqinë ta hedhim Edi Ramën’, protestuesja: Kërkesat tona t’i realizojmë me referendum

20:44 - 23/06/26
Luçjana Kokaj: Grupi koordinues i protestës ka 40 veta, Dritan Goxhajn e zgjodhëm ne për të lexuar ‘ultimatumet’

Luçjana Kokaj: Grupi koordinues i protestës ka 40 veta, Dritan Goxhajn e zgjodhëm ne për të lexuar ‘ultimatumet’

20:35 - 23/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibombetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabetUltrabetcasibom girişholiganbetjojobet girişjojobetgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabet