GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pazari i Blendi Gonxhes me ushqimin e Psikiatrisë, 4.7 MLN euro pa garë, Lulzim Qefalisë dhe Elgert Laskajt

12:31 - 15/07/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Pazari i Blendi Gonxhes me ushqimin e Psikiatrisë, 4.7 MLN euro pa garë, Lulzim Qefalisë dhe Elgert Laskajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është mëkat i madh të shpërdorosh fondet e shëndetësisë, por akoma më e papranueshme kjo që ndodh tek Spitali Psikiatrik i Elbasanit “Sadik Dinçi”. Institucioni është kthyer në një vend që prodhon vuajtje për të sëmurët dhe fitime për biznesmenët. Pavarësisht skemave që zgjedhin drejtorët, prapë me të njëjtët biznesmenë bashkëpunojnë, edhe pse emrat e tyre janë të lakuar për abuzime dhe korrupsion.

Këtë radhë do të raportojmë mbi tenderin me objekt “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi, për Spitalin psikiatrik “DR. Sadik Dinci”, Elbasan” me fond limit 4.7 milionë euro.

Ky prokurim është zhvilluar nga Operatori i Blerjeve te Përqendruara sh.a, që ka si administratore Arlinda Pogajn, vartëse e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Epo, sapo del në skenë emri i Gonxhes, dihet që aferat janë të mëdha. Shohim se tenderi është mbajtur më datë 25 qershor 2024, kur ishte paraqitur vetëm një ofertë nga bashkimi i operatorëve  BOE GERTI-1987 sh.p.k & DAJTI PARK 2007 sh.p.k. me vlerë 4.5 milionë euro.

Qysh këtu, nëse do të zbatonte ligjin, Gonxhja duhej të kishte anuluar procedurën bazuar, sepse në mungesë të konkurrencës ndërpritet procesi.

Gonxhja nuk e ka ndjekur ndonjëherë ligjin edhe kur ishte në krye të DPSHTRR dhe as në Bashkinë Tiranë, pra nuk e bën as tani. Më datë 12 korrik 2024, vartësja e Gonxhes ka publikuar kontratën e firmosur me operatorët , sigurisht pa garë.

4.5 milionë euro xhirohen me këtë prokurim, ku nuk përcaktohen specifikisht ushqimet që do të blihen dhe sasitë, por janë emërtuar vetëm si dieta.

Open Data Albania e ka qëndisur tenderin me “Flamurin e Kuq”. Kjo është shenja që tregon riskun e korrupsionit. Pra, monitoruesi është duke na treguar se Gonxhja dhe vartësja e tij  po bëjnë skandal me ushqimin e të sëmurëve në këtë spital.

Ushqimet në duart e të korruptuarve

Gjatë viteve që ka shpërthyer skandali, pra deri në vitin 2022, ky tenderi i jepej kompanisë “Olta Sharra” e regjistruar si person fizik. E njohur bashkë me burrin Genti Sharrën për bashkëpunim dhe pjesë e grupeve kriminale. Por në disa prej tenderëve Sharra garonte me firmën MPED-XH GROUP, në të cilën është bashkëpronare me Elgert Laskajn, i cili ka gjetur sërish rrugën dhe ka futur duart e tij në tenderët e spitalit. Ai është pronar i firmës Elgert Laskaj që paraqitet kompaninë fituese të tenderit që po raportojmë.

Kujtojmë se në vitin 2020, kjo agjenci, por në varësinë e Ministrisë së Brendshme, i skualifikoi të gjithë pjesëmarrësit në tenderin e e ushqimit të Burgjeve, vetëm për t’ia dhënë kontratën bashkimit GERTI – 1987 SHPK -OLTA SHARRA PF.

Kontrata mori një “Flamur të Kuq” të madh nga Open Data Albania.

 

Nga ana tjetër kemi firmën DAJTI PARK 2007 sh.p.k, në pronësi të Lulzim Qefaliajt, i cili është vëllai i politikanit socialist Xhemal Qefalia dhe i Kujtim Qefalisë, Administratorit të Njësisë Administrative Dajt. Madje ky i fundit ka qenë një nga themeluesit e kësaj firme, por tani merret me politikë dhe bashkë me Xhemalin i sigurojnë Lulzimit tenderë me vlera të larta.

Firma në fjalë ka si bashkëpronar edhe Desart Kalanë, i cili është po kaq i përfshirë në këto abuzime. Ky i fundit u fut në këtë kompani pasi babai i tij Ylber Kalaja i dhuroi aksionet, për të fshehur abuzimet e veta.

Ylber Kalaja është i përfshirë në listën e biznesmenëve të dënuar për korrupsion, por sërish mbeten të privilegjuarit e qeverisë.

Më 23 nëntor të vitit 2018, Gjykata e Apelit ka dënuar me 2 vjet e gjysmë burg biznesmenin Ylber Kalaja i cili ka korruptuar zyrtarë të lartë të Drejtorisë së Burgjeve në këmbim të fitimit të tenderave të ushqimeve. Bashkë me Kalanë gjykata ka dënuar edhe ish.zv Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Iljaz Labi dhe tre administratorë kompanish.

Bazuar në hetimet, Kalaja ka ndryshuar emrin e kompanisë së tij nga “Vllaznia” në “Dajti Park 2007” dhe pasi u dënua nga gjykata, i ka dhuruar rreth 80% të aksioneve djalit të tij Desart Kalaja dhe pjesën tjetër Lulzim Qefalisë, vëllait të ish- deputetit socialist Xhemal Qefalia.

Kompania vijon edhe sot të fitojë miliona euro tendera nga qeveria, megjithëse pronari i saj është i dënuar për korrupsion.

Nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit përmes një bashkimi operatorësh, “Dajti Park 2007” ka fituar 3 kontrata me vlerë 11 milion euro, ndërsa nga bashkia Tiranë ka fituar hartimin e projektit të rindërtimit në zonën e Kombinatit me vlerë 4.5 milionë euro.

Ligji për prokurimet publike ndalon pjesëmarrjen në tendera të kompanive që kanë një ortak të dënuar për korrupsion dhe vepra të rënda penale. Kjo nuk ka penguar që “Dajti Park 2007” të jetë një nga 6 firmat që kanë përfituar më shumë nga tenderat e rindërtimit.

Dhe së fundmi kjo kompani fut duart tek ushqimi i të sëmurëve, sërish me korrupsion, e favorizuar nga Blendi Gonxhe.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: abuzimblndi gonxhjaspitali psikiatrik elbasantendertender me ushqimet

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Beleri pritet në Athinë me duartrokitje: Jam i pafajshëm, këtë e dinë tashmë shqiptarët

Beleri pritet në Athinë me duartrokitje: Jam i pafajshëm, këtë e dinë tashmë shqiptarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane
Aktualitet

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 30-vjeçari Sokol Daci nuk ka qenë objektiv i atentatit dhe plumbat e kanë kapur aksidentalisht...

Lexo më shumë
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26
Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26
Aksidenti në qendër të Shkodrës, përplaset nga makina humoristi i njohur Nexho Shabani

Aksidenti në qendër të Shkodrës, përplaset nga makina humoristi i njohur Nexho Shabani

20:28 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com