GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Plagosja e trefishtë gjatë festës në Tiranë, në kërkim djali i biznesmenit – Detajet

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Plagosja e trefishtë gjatë festës në Tiranë, në kërkim djali i biznesmenit – Detajet

Në foto - Hajri Elezi

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edison Elezaj, 32 vjeç, është shpallur në kërkim si autori i plagosjes së trefishtë të ndodhur orët e para të mëngjesit në kryeqytet.

Edison Elezaj është djali i biznesmenit Hajri Elezaj, i cili ka themeluar kompaninë “Lajthiza Invest” (që tregton ujin “Lajthiza”). Firma që në Qershor 2020 ka përfituar statusin e “investitorit stratergjik” për projektin e “Kompleks Turizës Rural Lajthiza” në Fushë Arrëz, tashmë zotërohet nga bashkëshortja e Hajri Elezajt, Hajri Elezaj.

Lavdije Elezaj – aksionare me 100% të kuotave të “Lajthiza Invest” sh.a. Burimi: QKB

Ky i fundit, në vitin 2013, është dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve”. Hetimet e prokurorisë, referuar raportimeve mediatike të kohës, zbuluan se kompania “Eurolil” e zotëruar nga Hajri Elezaj akuzohet se ka mashtruar për tregtimin e 200  ton naftë virgin, duke pretenduar se e kishte eksportuar jashtë vendit. Por, sipas hetimeve, nafta përfundoi duke u shitur në pika karburanti. Vetëm nga rimbursimi i TVSH-së duke deklaruar te autoritetet se sasia e naftës ishte eksportuar, prokuroria përllogariti se biznesmeni arriti të përfitonte rreth 1.2 milion euro.

Firma “Lajthiza Invest” rezulton dhe përfituese e parave publike në procedura tenderuese të dyshimta.

Disa muaj më parë, “Lajthiza” është denoncuar në media nga banorët e Mirditës se në kundërshtim me vendimet e gjykatës, po tenton zaptimin e burimeve në fshatrat Thirrë, Sang dhe Hebë, për të ndërtuar fabrikë uji dhe hidrocentral.

Në vitin 2019, në media u raportua se dy djemtë e biznesmenit Hajri Elezaj u përfshinë në një konflikt me vëllanë e ish-ministrit të Drejtësisë Arben Isarajt – ngjarje gjatë së cilës u raportua se u qëllua dhe me armë zjarri në ajër.

Plagosja në Tiranë

Tre persona mbetën të plagosur orët e para të mëngjesit në kryeqytet, dy prej të cilëve kanë lënë spitalin pas mjekimit, ndërsa një tjetër ndodhet ende nën kujdesin e bluzave të bardha.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi në një lokal në “Rrugën e Kavajës” gjatë një feste familjare.

Në një deklaratë për mediat, blutë thanë fillimisht se: Rreth orës 01:35, brenda lokalit, dyshohet se Edison Elezaj ka bërë një shkrepje të pavullnetshme të një arme që mbante pa leje duke plagosur tre persona: E.P., 36 vjeçe, A.P., 36 vjeç, dhe D.P., 34 vjeç.

Dy të fundit kanë lënë spitalin pas mjekimit, ndërsa 36-vjeçarja ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën, saktësoi policia.

Ndërsa në një njoftim të dytë, policia e Tiranës tha se plagosja ka qenë me dashje dhe ka ngritur ndaj 32-vjeçarit akuzën për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Njoftimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Lexo edhe:

Plagosja e trefishte në Tiranë, si u ndihmua djali i biznesmenit/ Ndryshon akuza

Etiketa: Kryesore1PlagosjeTirane

Lajme të lidhura

Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje
Aktualitet

Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje

10:40 - 21/08/26
Sulmet kundër Iranit, Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes
Aktualitet

Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit në Pustec, Ministria e Jashtme mjaftohet me një keqardhje

10:24 - 21/08/26
Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara
Aktualitet

Aksident fatal në Durrës, drejtuesi i automjeti përplas për vdekje 32-vjeçarin dhe arratiset

09:54 - 21/08/26
Para
Itali, aeroporti i Katanias mbyllet për shkak të hirit vullkanik të Etnës

Itali, aeroporti i Katanias mbyllet për shkak të hirit vullkanik të Etnës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje
Aktualitet

Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje

10:40 - 21/08/26

Një operacion i koduar “Fokusi” është finalizuar nga Policia e Lushnjes, duke çuar në arrestimin e dy personave, babë e...

Lexo më shumë
Sulmet kundër Iranit, Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes

Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit në Pustec, Ministria e Jashtme mjaftohet me një keqardhje

10:24 - 21/08/26
Zmbrapset Vuçiç: Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri

Protestat masive në Serbi, Vuçiç cakton datën e zgjedhjeve të parakohshme

10:14 - 21/08/26
Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara

Aksident fatal në Durrës, drejtuesi i automjeti përplas për vdekje 32-vjeçarin dhe arratiset

09:54 - 21/08/26
2 aksidente brenda pak orësh në Durrës, motori përplas rëndë biçikilistin

Makina del nga rruga dhe bie disa metra poshtë, drejtuesja dërgohet me urgjencë në spital

09:51 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com