GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD ngre alarmin: Shqipëria po mbushet me produkte ushqimore te ndaluara nga BE

13:05 - 23/07/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD ngre alarmin: Shqipëria po mbushet me produkte ushqimore te ndaluara nga BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka denoncuar sot te tjera produkte të rrezikshme që kanë hyrë në Shqipëri.

Muçollari ka prezantuar tre dokumente të ardhura nga sistemi RASFF i Komisionit Europian, ku bëhet e ditur se në Shqipëri ka hyrë biskota me copa metali për fëmijë, ka hyrë qumësht i rrezikshëm dhe domate me nivel të lartë pesticidi.

Deklarata

Mungesa e sigurisë ushqimore në vend është tronditëse dhe me pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Të gjitha dështimet dhe korruptimet e Rilindjes në këto 11 vite kanë lënë gjurmë në jetën e secilit. Por pasiguria ushqimore ka efekte të pakthyeshme, dhe këtë e tregojnë shifrat në rritje të sëmundjeve, që vijnë kryesisht nga ushqimet e dëmshme.

Sot do të bëjmë publike 3 raste që dëshmojnë se sa kriminale është qeveria dhe levat e saj.

Autoritetet e vendeve fqinje dhe të BE njoftojnë se produkte me përmbajtje të lëndëve të rrezikshme janë futur ne territorin shqiptar dhe kanë përfunduar në treg. Qeveria Shqiptare, nëpërmjet AKU dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese, nuk kryejnë detyrën e parashikuar në ligj. Ky mosveprim do të thotë që lëndë të dëmshme, helmuese, apo kancerogjene futen në trupin e fëmijëve, të moshuarve e të çdo shqiptari që i konsumon.

Nga ky sulm, do të duhej të na mbronte qeveria, me Agjencinë Kombëtare të Ushqimit.

Sipas këtij dokumentit të siguruar nga sistemi RASFF i Komisionit Europian, Italia fqinje na bën me dije që në territorin shqiptar është futur një sasi me biskota për fëmijë me përmbajtje copëza metali të panjohura.

Qeveria nuk e ka kryer detyrën, që është komunikimi i riskut për publikun apo bllokimi i këtij malli. Biskotat me prani grimcash metalike janë shitur lirisht në tregjet tona duke vënë në rrezik serioz shëndetin e fëmijëve.

Një tjetër dokument i datës 8 shkurt që vjen nga Zvicra njofton se në vendin tonë ka hyrë një sasi e konsiderueshme domatesh te thata nga Tunizia, me përmbajtje të lartë të pesticideve të ndaluara.

Sërish Qeveria nuk e ka kryer detyrën për informimin e publikut. Sërish asnjë masë të marrë nga AKU.

Një tjetër dokument, i 17 prillit, tregon sinjalizimin e ardhur nga Estonia për proteinën e qumështit, me rrezikshmëri te lartë. Sërish AKU nuk e ka kryer detyrën të parashikuar në ligj për informimin efikas të publikut, dhe askush nuk e di, nëse është bërë ndalimi i tregtimit të këtij produkti.

Komunikimin e riskut ne lidhje me këto produkte, detyrë ligjore e AKU, e kryen Qendra Alert nëpërmjet uebsitit të saj. Një organizatë jo fitimprurëse për mbrojtjen e konsumatorëve me buxhet fare modest gjen përgjegjësinë që duhet të kishte një qeveri e tërë për të garantuar sigurinë ushqimore.

Pse Institucionet përgjegjëse nuk e zbatojnë ligjin?

Mungesa e përgjegjësisë dhe korrupsioni galopant qe ka pushtuar zyrat e shtetit janë arsyet që këta zyrtarë të Rilindjes rrezikojnë shëndetin e fëmijëve e te moshuarve dhe të gjithkujt që ushqehet ne territorin shqiptar, demokratë, socialistë apo të pa parti qofshin.

Siguria ushqimore është çështje e sigurisë kombëtare. Kushdo që rrezikon jetën e njerëzve, duhet dhe do të mbajë përgjegjësi para ligjit.

Partia Demokratike e ka një prej angazhimeve kryesore sigurinë ushqimore. Ekspertët tanë po punojnë për një program me zgjidhje të qarta.

Siguria ushqimore, siguria e jetës, siguria e së ardhmes ndërtohen vetëm me zgjedhje të lira dhe me qeveri të përgjegjshme.

Etiketa: Shqiperiushqime

Lajme të lidhura

Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur
Aktualitet

Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur

18:52 - 24/04/26
Whitaker në Kuçovë: Shqipëria, pikë e rëndësishme logjistike për NATO-n
Breaking Views

Whitaker në Kuçovë: Shqipëria, pikë e rëndësishme logjistike për NATO-n

18:37 - 24/04/26
“Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë”/ PD publikon mesazhet e ministrit Ferit Hoxha
Breaking Views

“Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë”/ PD publikon mesazhet e ministrit Ferit Hoxha

18:30 - 24/04/26
Para
Po lahej në plazhin e Pishporos dhe i bie infarkt, vdes 60-vjeçari

Po lahej në plazhin e Pishporos dhe i bie infarkt, vdes 60-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sulmi në Banjskë: dy të dënuar me burgim të përjetshëm, një tjetër me 30 vite burg
Breaking Views

Sulmi në Banjskë: dy të dënuar me burgim të përjetshëm, një tjetër me 30 vite burg

19:15 - 24/04/26

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur vendimin për sulmin e armatosur të ndodhur më 24 shtator 2023 në Banjskë, ku...

Lexo më shumë
Qeveria rrit pensionet me 6.4%, ndryshon formula e llogaritjes nga 2026

Qeveria rrit pensionet me 6.4%, ndryshon formula e llogaritjes nga 2026

19:09 - 24/04/26
Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur

Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur

18:52 - 24/04/26
Whitaker në Kuçovë: Shqipëria, pikë e rëndësishme logjistike për NATO-n

Whitaker në Kuçovë: Shqipëria, pikë e rëndësishme logjistike për NATO-n

18:37 - 24/04/26
“Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë”/ PD publikon mesazhet e ministrit Ferit Hoxha

“Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë”/ PD publikon mesazhet e ministrit Ferit Hoxha

18:30 - 24/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com