GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Dëshmia e Drejtoreshës së Shërbimit Sekret nuk u jep përgjigje paqartësive për atentatin ndaj ish-presidentit Trump

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dëshmia e Drejtoreshës së Shërbimit Sekret nuk u jep përgjigje paqartësive për atentatin ndaj ish-presidentit Trump
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoresha e Shërbimit Sekret të SHBA-së, Kimberly Cheatle, u përball të hënën me thirrjet për të dhënë dorëheqjen nga ligjvënësit e të dyja palëve, ndërsa pranoi në një seancë në Kongres se atentati ndaj kandidatit republikan për president Donald Trump, ishte dështimi më i madh i agjencisë ndër dekada.

Nëntë ditë pas atentatit që tronditi vendin ende nuk është e qartë se si arriti autori të afrohej aq pranë zotit Trump.

Shefja e Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara Kimberly Cheatle — duke iu përgjigjur për herë të parë pyetjeve të ligjvënësve për ngjarjen – foli prerë.

“Ne dështuam”, tha ajo.

Drejtoresha Cheatle tha se agjencia do të vërë në dispozicion brenda 90 ditëve një raport të plotë mbi dështimin e agjencisë për të mbrojtur ish-presidentin. Ligjvënësit thanë se kjo është e papranueshme në një sezon zgjedhor me polarizim të thellë. Disa prej tyre kërkuan dorëheqjen e saj.

“Misioni i Shërbimit Sekret është të mos dështojë kurrë, por ai dështoi më 13 korrik dhe në ditët para tubimit. Shërbimi Sekret ka mijëra punonjës dhe buxhet të konsiderueshëm, por tani është bërë imazhi i paaftësisë”, tha ligjvënësi republikan Comer.

Zonja Cheatle u tha ligjvënësve se ekipi i shërbimit sekret që mbronte zotin Trump ishte në dijeni të një personi të dyshimtë, para se ish-presidenti të fliste në tubim.

“Nëse agjentët do të kishin marrë informacion për një kërcënim, ata nuk do të kishin lejuar kurrë që ish-presidenti të kishte mbajtur fjalimin”, tha zonja Cheatle.

Një analist i tha Zërit të Amerikës se paralajmërimet e hershme rreth autorit të sulmit, ngrenë pyetje serioze.

Dr. Scott White është drejtor i programit për sigurinë kibernetike në Universitetin George Washington.

“Pa dyshim që bëhet fjalë për një dështim pasi nuk u neutralizua kërcënimi sapo u identifikua. Do të kishte qenë legjitime që ai të qëllohej. Në momentin që ai ishte në çati, hapja e zjarrit ndaj tij do të kishte qenë legjitime. Kështu që nuk e kuptoj se pse pati hezitim”, thotë Dr. White.

Ligjvënësit demokratë kërkuan ndryshime në ligjet për armëmbajtjen në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se është për të ardhur keq që ish-presidenti Trump është tani një nga viktimat e shumta të dhunës me armë.

“Pothuajse humbëm një kandidat presidencial. Një 20-vjeçar pati qasje tek arma AR-15 e babait dhe arriti të ngjitej në një çati, 150 metra nga podiumi. Dhe unë pyes, a e bën fakti që një armë e tillë është lehtësisht në dispozicion, më të vështirë apo më të lehtë punën tuaj? Ju nuk jeni e gatshme t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje”, tha ai.

Byroja Federale e Hetimeve ende nuk ka përcaktuar një motiv për veprimet e autorit të sulmit Thomas Matthew Crooks.

Etiketa: Trump

Lajme të lidhura

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin
Botë

Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin

17:00 - 31/07/26
Para
Shuhet Gëzim Çela i revoltës së Spaçit, ish-i përndjekuri që kaloi 27 vjet nëpër burgje

Shuhet Gëzim Çela i revoltës së Spaçit, ish-i përndjekuri që kaloi 27 vjet nëpër burgje

Discussion about this post

TË FUNDIT

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira
Aktualitet

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

20:37 - 01/08/26

Një i ri me aftësi të kufizuara preku me fjalimin e tij nga sheshi i protestës kombëtare në ditën e...

Lexo më shumë
Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

20:24 - 01/08/26
“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

20:16 - 01/08/26
Aktivisti Arben Kola: Do e hedhim Ramën jo vetëm nga karrigia, por do e shpallim edhe ‘non grata’ për tradhti

Aktivisti Arben Kola: Do e hedhim Ramën jo vetëm nga karrigia, por do e shpallim edhe ‘non grata’ për tradhti

19:55 - 01/08/26
Nis protesta kundër Ramës, diaspora zbret sërish në sheshin “Skënderbej”

Nis protesta kundër Ramës, diaspora zbret sërish në sheshin “Skënderbej”

19:40 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com