GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Bashës i ikën edhe Indrit Sefa: Rrugëtimi im mbyllet këtu, rekursi për vulën akti im i fundit…

23:02 - 23/07/24
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Bashës i ikën edhe Indrit Sefa: Rrugëtimi im mbyllet këtu, rekursi për vulën akti im i fundit…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Indrit Sefa, përfaqësuesi ligjor i demokratëve atlantikë, ka dhënë dorëheqjen nga aktiviteti i tij politik me Lulzim Bashës, pas dërgesës në apel për çështjen e vulës.

Statusi i Sefës:

“Të dashur miq dhe të njohur!  Sot në zbatim të dispozitave ligjore dhe brënda afatit depozituam REKURS-in ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit për çështjen e vulës dhe simboleve të PD. Si jurist, mendoj se vendimi i Apelit ishte i padrejtë dhe i marrë në kundërshtim me ligjin dhe detyrat e lëna nga Gjykata e Lartë.

Personalisht mendoj se qoftë si avokat apo anëtar i një force politike, duhet të kemi një standard për qëndrimet ndaj vendimit të Gjykatave. Ato nuk duhen komentuar në asnjë rrethanë dhe aq më tepër të pergojohet trupi gjykues. Këtë standart kam ndjekur dhe për vendimin e Gjykatës së Apelit. Profesionalisht jam i detyruar që çdo kundërshtim që kam në lidhje me vendimarrjen ta paraqes sipas rrugës ligjore, konkretisht me anë të rekursit që u depositua sot me miratimin e Z.Basha.

Dorëzimi i rekursit shënoi dhe aktin tim të fundit politik. Kam kam vendosur që rrugëtimi im politik të mbyllet këtu. Ky vendim vjen si një reflektim i gjatë dhe i vështirë për mua, por i domosdoshëm për kushtet dhe rrethanat.

Vendimi im nuk është i ndikuar as nga lodhja nga betejat e viteve të fundit, as nga përpjekjet e gjata dhe të mundimshne për të ofruar një alternativë të re. Edhe pse më duhet të jem i sinqertë me veten dhe demokratët që kam njohur gjatë këtij rrugëtimi dhe ta pranoj se unë si dikush i ardhur në politikë me qëllime të mira dhe qëndrime konsistente nuk e fitova dot betejën më Sali Berishën, rrymën dhe frymën që ai ka përçuar për më shumë se 30 vite në politikë dhe në PD.

Qëndrimet e mia ndaj Sali Berishës, politikës dhë oborrtarëve të tij janë publike dhe unë vazhdoj të besoj në çdo qëndrim dhe deklaratë që kam bërë. Personalisht e kam të pamundur të përfshihem në atë grupim njerëzish që sot mbajnë simbolet e PD-së e me të cilët nuk ndaj të njëjtat vlera njerëzore dhe qytetarie apo koherencë politike.

Për mua politika duhet të mbartë vlera dhe moral e madje duhet të udhëhiqet prej tyre. Për sa kohë nuk i shoh dhe gjej këto vlera në PD-në që zotëron simbolet, nuk mund të jem pjesë e saj.

Çdo demokrat dhe opozitar do të ketë gjithmonë mirnjohjen time për të gjithë sakrificat që është detyruar të kalojë gjatë gjithë viteve të vështira dhe të gjata të opozitës. Unë jam dhe do të mbetem gjithmonë përfaqësues i vlerave të së djathtës dhe i demokratëve. Këtë herë jo në politikën aktive, por gjithmonë duke ndjekur zhvillimet politike dhe endrrën time: një PD të djathtë, me vlera dhe me parimet me të cilat u formua më shumë se 30 vite më parë.

Duke ju falenderuar për mbështetjen, për çdo fjalë apo mesazh që me keni dërguar, përfshirë dhe kritikat uroj dhe shpresoj të komunikojmë sërisht, këtë herë më pak politikisht se vitet e fundit.

Përzemërsisht

Indriti”

gijotina.com/

Etiketa: indrit sefaLulzim Basha

Lajme të lidhura

Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin
Aktualitet

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Para
Ekspertët zbulojnë shkaqet e lupusit, sëmundjes që ka prekur Lady Gagan dhe Selena Gomezin

Ekspertët zbulojnë shkaqet e lupusit, sëmundjes që ka prekur Lady Gagan dhe Selena Gomezin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25

Një tjetër aksion arrestimesh të nivelit të lartë raportohet se po zhvillohet nga ana e SPAK. Burime bëjnë me dije...

Lexo më shumë
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25
Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

19:27 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com