GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PS kundër Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës, Bardhi: SPAK të marrë masa për Ramën dhe Çuçin

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PS kundër Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës, Bardhi: SPAK të marrë masa për Ramën dhe Çuçin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Demokrati Gazment Bardhi ka deklaruar se moszbatimi i Gjykatës Kushtetuese është një vepër penale dhe prandaj i kërkon SPAK që të marrë masa për kryeministrin Edi Rama dhe kreun e grupit të PS-së, Bledi Çuçi. Reagimi erdhi pasi sot Çuçi njoftoi se socialistët nuk do çojnë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçës. Për Bardhin, Berisha është në “arrest shtëpie” sepse nuk ka zbatuar një vendim të Gjykatës, dhe i njëjti standard drejtësie duhet të ruhet edhe për Edi Ramën.

“E çon vendin në kushtet e mosbindjes civile, nëse secili prej nesh e lë në gjykimin e tij nëse do të zbatohet një vendim Gjykate, këtu ka rënë shteti demokratik, sot kryetari i PD mbahet prej më shumë se prej 200 ditësh në arrest se pretendohet se nuk ka zbatuar një vendim gjykate, ndërkohë Rama për t’i ardhur në mbrojtje një shoqjeje apo shoku , jo vetëm nuk kanë pasoja të ngjashme, por ia thonë opinionit publik si diçka të normale, prokuroria e posaçme të marrë masa, mos zbatimi i një vendimi të gjykatës Kushtetuese është vepër penale, kjo vepër penale është konsumuar nga përfaqësuesit më të lartë të mazhorancës dhe pres që të ndiqet e njëjti standard, nuk mund të ketë një drejtësi ndryshe për Berishën, dhe një tjetër për Edi Ramën dhe Bledi Cuçin”, tha Bardhi. 

Një tjetër pikë e rëndësishme është Reforma Zgjedhore, për të cilën Bardhi hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Edi Rama. Në një kohë kur kreu i grupit të PS-së, Bledi Çuçi foli për një dakordësi me PD-në, Bardhi tha se Rama nuk po lejon realizimin e një reforme kuptimplotë.

“Kemi ndarë në 2 fashat ndryshimin e Kodit Zgjedhore, faza e parë është Reforma Zgjedhore që Rama i bën bllok nuk lejon realizimin e një reformë kuptimplotë, siç thotë OSBE ODIHR, që do duhet të përfshijë zbatimin e përpiktë të rekomandimeve të OSBE-ODIH dhe faza e dytë është ajo e zbatimit të vendimeve të detyrueshme të Gjykatës Kushtetuese. Ka 3 vendime të Gjykatës Kushtetuese që kanë krijuar boshllëk në Kodin Zgjedhor, që është vota jashtë territorit të Shqipërisë dhe shpërndarja e mandateve, ne kemi shprehur gatishmërinë e plotë të ndërmarrim iniciativën që të plotësohet boshllëku i Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh ai.

Deklaratën e tij, Bardhi e mbylli duke ia bërë të qartë mazhorancës se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk “është i pakushtëzuar me asnjë çështje tjetër sepse përndryshe shembet piramida sesi funksionon një shtet ligjor”.

Etiketa: Bledi ÇuçiGazment BardhiGjykata Kushtetuesemandati i xhackesOlta XhackaPDPS

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
Para
Gjykata e Apelit konfirmon anulimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Gjykata e Apelit konfirmon anulimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com