GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Na nxitë faqen!” Nallbati u ‘kthehet’ fermerëve: Qeveria iu tha mbillni hashash, ju prapë patate

12:19 - 26/07/24
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Na nxitë faqen!” Nallbati u ‘kthehet’ fermerëve: Qeveria iu tha mbillni hashash, ju prapë patate
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Bledjon Nallbati nuk i ka kursyer ironitë nga foltorja e Kuvendit duke shigjetuar  politikat qeverisëse. Ai theksoi se qeveria është ‘te hashashi’, ndërsa fermerët merren ende me qepë dhe domate.

Nallbati shprehet me ironi se në Europë shkohet me makijazh dhe botox, jo me baltë e me djersë!

“Prandaj thirrini mendjes dhe hiqni dorë nga këto budallallëqe, ka 12 vjet qeveria që iu thotë para nuk ka, për bujqesi nuk na plas, ju prap një avaz! (Prandaj të nderuar fermerë ndërgjegjësohuni dhe tërhiquni nga kërkesat tuaja që kësaj qeverie i duken pavlerë! Kjo qeveri ka 12 vite që iu ka treguar se për bujqësinë nuk ka fonde dhe nuk kemi kohë për bujqësinë dhe ju prap protesta dhe kërkesa?!”- u shpreh ndër të tjera Nallbati.

Pjesë nga fjala:

Veprimi skandaloz i fermerëve. Si nuk keni turp që dilni në rrugë, thërrisni e bërtisni, shqetësoni qeverinë, i prishni gjakun(rehatinë)!

A e dini ju se është kohe pushimesh apo jo?

Një avaz ju!

Kush ju ka thënë juve të mbillni, grurë, misër, qepë, patate?

Pse iu mbaruan Serbisë që të mbillni juve?

– Qeveria iu tha mbillni hashash, ju prap patate, qeveria ndërtoi laboratore modernë për kokainë, ju prap grurë!

– Qeveria ndërton kulla ju vazhdoni me kasolle!

– Qeveria punon me ekskavatorë, fadroma dhe betoniere ju akoma me shata dhe me bel, me mushka dhe gomere( karroca)!

Turp të keni na nxite faqen na prishët imazhin e vendit.

Po pse more me qepë dhe pate, me mushka dhe gomerë (karroca) do ta zhvillojmë ekonominë ne?!

Ne Europë shkohet me makijazh edhe botox dhe jo me baltë dhe me djersë!

– Prandaj thirrini mendjes dhe hiqni dorë nga këto budallallëqe, ka 12 vjet qeveria që iu thotë para nuk ka, për bujqesi nuk na plas, ju prap një avaz! (Prandaj të nderuar fermerë ndërgjegjësohuni dhe tërhiquni nga kërkesat tuaja që kësaj qeverie i duken pavlerë! Kjo qeveri ka 12 vite që iu ka treguar se për bujqësinë nuk ka fonde dhe nuk kemi kohë për bujqësinë dhe ju prap protesta dhe kërkesa?! )

– Hajdeni ore punoni ne Palase në Dhërmi në Himarë:-të lani, të pastroni…shërbejini qeverisë se nuk pastrohen vete ato vila!

Se qeveria ju ka thënë punë ka po ju nuk doni të punoni!

Po nuk doni ikni, zhdukuni që këtu, se marim skllevër nga Bangladeshi, nuk e lemë vendin në mëshirën tuaj!

Se ju vetëm ankoheni dhe nuk bëni asgjë për qeverinë! Mburreni se paguani taksa! Po pse more mbahet qeveria vetëm me rroga, shkohet ne Dubai me rroga?!

Te Nusreti një biftek kushton sa rroga që i jepni ju qeverise.

Ka te tjerë more të tjerë, që dinë ta vlerësojnë djersën dhe mundin e qeveris!

Prandaj edhe qeveria ka prioritete, jemi në ekonomi tregu, kush paguan me shumë merr shërbim më cilësor. Ju me ato palo taksa doni t’ju shërbejë qeveria.

Pastaj harruat ju që çdo dy vjet, sa herë ka zgjedhje qeveria ju jep nga 100 euro për votë, vaj, sheqer, oriz, ju jep ndihme ekonomike, ju punëson me kontratë tre muaj duke filluar një muaj para fushate deri një muaj pas zgjedhjeve?!

Rrini mos bëni shumë llafe se ja po vijnë zgjedhjet dhe prap qeveria do t’ju japë! ( blejë)

Nuk është faji i qeverisë që ju i harxhoni për një javë të gjitha dhe pastaj ngeleni troke! Duhet ta menaxhoni paranë se nuk janë

pak 100 euro!

Mos e zieni të gjithë orizin në një ditë se do dhjamoseni!

Me terezi paguren e vajit se yndyra nuk ju bën mirë!

Qeveria për të mirën tuaj mendon, ju si të doni bëni dhe pa merak të nderuar fermerë se qeveria 1-herë në 2-vjet kujtohet për ju dhe përsëri votojeni!

Etiketa: hashahNallbatiPatate

Lajme të lidhura

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Salianji me ironi ndaj Berishës: Rama nuk ikën me muzikë poshtë zyrës
Breaking Views

Salianji me ironi ndaj Berishës: Rama nuk ikën me muzikë poshtë zyrës

21:58 - 04/12/25
Para
“Pistoletën ia kam vënë në kokë Ramës”, Kalaja nën hetim për kanosje ndaj kryeministrit

“Pistoletën ia kam vënë në kokë Ramës”, Kalaja nën hetim për kanosje ndaj kryeministrit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

Shqipëria mbetet ndër vendet me shpenzimet më të ulëta për kërkim-zhvillim (R&D) në rajon, duke alokuar vetëm 0.20% të PBB-së...

Lexo më shumë
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Trump shpall mbylljen totale të hapësirës ajrore të Venezuelës, Karakas reagon ashpër

Lista me 19 vende qytetarët e të cilëve nuk lejohen të hyjnë në SHBA do të shkojë më shumë se 30

08:25 - 05/12/25
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 5 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 05/12/25
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

07:53 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com