Një tjetër aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë. Burime nga policia për gijotina.com bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:55, tek nën kalimi i Fushë-Krujës.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se një automjet me shoferin e identifikuar me iniciale E. A., është përplasur me një motor me shoferin E. B., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia përtej normave të lejuara nga ana e të dy shoferëve, ndërsa policia nuk ka qenë në patrullim.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Discussion about this post