GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mashtrimi me bursat/ E-mail-i i parë i 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit

16:32 - 29/07/24
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Mashtrimi me bursat/ E-mail-i i parë i 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bursa studimi falas për në SHBA, një skemë mashtrimi që çoi në pranga 20-vjeçarin nga Devolli Ermes Hoxhallin këtë mes korriku, fillesat i ka që në shtator të 2023.

Djali, i cili kishte krijuar identitet të rremë duke u hequr si Klea Rama, mbesa e kryeministrit shqiptar, mundi të depërtonte në strukturën e Ministrisë së Arsimit, pa u takuar asnjëherë me asnjë zyrtar.

Ky është e-maili që personazhi ‘fake’ i ka dërguar zv/ministres së Arsimit, Nina Gugës, më 15 shtator:

“Kërkojmë që maturantët e të gjitha shkollave të arsimit publik shqiptar të plotësojnë dokumentin për shprehje interesi në projektin ‘Let’s talk together about US’2024’. Projekti synon informimin për studime në Shtetet e Bashkuara, por edhe zhvillimin e aktiviteteve me fokus informimin duke u argëtuar. Projekti mbështetet nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe drejtohet nga zyra e DYCD në New York City. Me anë të formularëve të cilët me lejen tuaj do të plotësohen nga maturantët në të gjithë Shqipërinë, ne do të bëjmë kalkulimin dhe detajet e projektit, duke nisur nga kostot financiare që do mbulohen nga ne, udhëtimet e një sërë aktivitetesh të tjera, projekti do të depozitohet nëpërmjet Ambasadës Amerikane në Shqipëri pasi të miratohet nga zyra përgjegjëse e departamentit. Tani kërkojmë lejen tuaj për të nisur bisedimet me Zyrat vendore arsimore dhe më pas me titullarët e shkollave. Shpresoj të kem një përgjigje sa më të shpejtë pozitive, pasi jam pak e vonuar me procedurat”.

Pas këtij e-maili, tre ditë më vonë, më 18 shtator 2023 kërkesa miratohet dhe i delegohet Drejtorisë së Përgjithshme të arsimit për zbatim, me porosi të drejtorit të politikave të arsimit parauniversitar në Ministrinë e Arsimit ku urdhërohen që të koordinohen me Klea Ramën për informimin e maturantëve.  Por mjafton të bëhet një kërkim i thjeshtë në faqen zyrtare të internetit të Departamentit të Rinisë dhe zhvillimit të komunitetit në New York, dhe është thjeshtësisht e qartë dhe informacion i gjendshëm se ky rrjet mbështet vetëm të rinjtë dhe familjet e tyre amerikane nga New York-u. Mirëpo duket se hallkat e verifikimit kanë munguar, pasi projekti u shtri në gjimnazet nga veriu në jug të Shqipërisë, ku u mashtruan jo vetëm nxënësit por edhe mësuesit, të cilët u bënë pjesë e një votimi për përzgjedhjen e koordinatorëve dhe maturantëve me rezultatet më të mira. Gjatë një viti të funksionimit të këtij projekti fiktiv, në disa faza,   nuk kanë munguar edhe postimet në rrjete sociale të shkollave me falenderime për drejtoreshën e përgjithshme të arsimit parauniversitar Rezarta Allës si dhe në veçanti për drejtuesen e projektit “Klea Rama”. Në takimet shkollore për programin mashtrues, Klea gjithmonë mungonte, por kujdesej që të dërgonte mesazhe zanorë, ku edhe emri i projektit thuhej gabim.

Policia e Shtetit, në lidhje me këtë çështje njoftoi nisjen e hetimit për mësuesen e anglishtes si drejtuesen e kabinetit të projektit dhe drejtoreshën e shkollës “Qemal Stafa”, por përfshirja në projekt duket se është urdhëruar që nga maja e piramidës institucionale, Ministria e Arsimit, dhe jo vetëm në një shkollë. Një tjetër fakt është e-maili i dërguar nga Ministria e Arsimit drejtuar ZVA-ve dhe drejtorëve të shkollave, pas zbulimit të programit mashtrues e njoftimit për shtyp të policisë, drejtori i politikave në MAS në po të njëjtën datë më 6 qershor në pasdite kërkon me porosi të eprorëve ndërprerjen e menjëhershme të projektit.

Etiketa: bursat e studimitKryesore1mashtrim

Lajme të lidhura

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni
Aktualitet

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Raporti i KLSH: Mbipopullim dhe kushte të rënda në burgun e Shën Kollit
Aktualitet

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

20:50 - 06/12/25
‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem
Botë

‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem

20:24 - 06/12/25
Para
Aksidentoi për vdekje këmbësorin, në pranga 54-vjeçari italian, në kërkim pasagjeri

Tre aksidente me 2 të plagosur në Fier, shkak...

Discussion about this post

TË FUNDIT

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet
Sport

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

Barcelona ka marrë një fitore “bombastike” përballë Real Betis, duke i dhënë fund kritikave për mungesën e konsistencës. Të besuarit...

Lexo më shumë
Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Raporti i KLSH: Mbipopullim dhe kushte të rënda në burgun e Shën Kollit

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

20:50 - 06/12/25
‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem

‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem

20:24 - 06/12/25
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com