GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Daja i Ilir Metës merr nga Rakip Suli tenderin pa garë 175 milionë lekë për vendosje kangjellash

13:38 - 31/07/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Daja i Ilir Metës merr nga Rakip Suli tenderin pa garë 175 milionë lekë për vendosje kangjellash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vendosja e kangjellave anës trotuarit që përshkon bulevardin ‘Nënë Tereza’ do t’i kushtojë qytetarëve të Kamzës çmimin real plus “taksën” e pashpallur që vendos korrupsioni. Pra, nëse kjo punë mund të bëhet me 100 milion lekë, tenderi abuziv i vendos një vlerë afro 175 milionë lekë (përfshirë TVSH). Megjithëse nuk janë kangjella prej argjendi, por tuba hekuri, për këtë punë kryetari i bashkisë Kamëz, Rakip Suli ka vendosur të shpenzojë fondin limit 146 milionë lekë, i cili duke llogaritur shtesën e TVSH shkon mbi 175 milionë lekë.

Kontrata e dalë nga prokurimi me objekt ‘Rrethim me kangjella te Bulevardi “Nënë Tereza” është publikuar më datë 30 korrik 2024.

‘Open Data Albania’ përshkruan se ky tender është zhvilluar pa garë të rregullt, pasi Suli ka përjashtuar të gjitha oferta, përveç firmës që kishte planifikuar si fituese. Theksojmë se “Flamuri i kuq” i vendosur për këtë tender tregon riskun e korrupsionit.

Sipas dokumenteve, fillimisht janë dorëzuar 5 oferta, ku më ekonomikja ishte oferta e “ASI INVEST” me vlerë 103 milionë lekë, më pas ajo e “KOMBEAS” me vlerë 115 milionë lekë dhe AIDA CONSTRUCTION me vlerë 128 milionë lekë. Por këto oferta ekonomike janë skualifikuar që në fazën e parë me argumentin se nuk kanë paraqitur dokumentet që kanë paguar detyrimet si energji elektrike apo shërbime të tjera. Ndërsa njëra prej tyre është quajtur ofertë “anomalisht e ulët”.

Në fakt, në këtë rast është fondi limit që është llogaritur “anomalisht i lartë”.

Sidoqoftë, Suli e gjen rrugën për të favorizuar kompani të caktuara, ndërsa të tjerat që e pengojnë, i skualifikon. Për mungesë dokumentesh është përjashtuar edhe një ofertë tjetër, ndonëse rregulli kërkon që konkurrentët të njoftohen për këto mungesa.

 Në këtë rast firma e paracaktuar ishte “DESARET COMPANY”, e cila kishte edhe ofertën më të shtrenjtë, me vlerë 131 milionë lekë, ose rreth 160 milionë lekë me TVSH.

Kjo kompani ka rrënjë të forta politike dhe llogaritet fituese në tenderat që aplikon. Pronari i saj Vladimir Metani është daja i ish-presidentit Ilir Meta. Me këtë tender vërtetohet se, kur vjen fjala tek paratë, nuk ka ndarje politike, por pazare.

Kujtojmë se Kryetari i bashkisë Kamëz, Rakip Suli, është paraqitur dy herë në SPAK në nëntor 2023. SPAK po kryen hetime për veprat “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm”, “shpërdorim detyre”, “shkelje e barazisë në tendera” dhe korrupsion, pas kallëzimit të banorëve të Kamzës.

Rakip Suli është denoncuar edhe nga një grup këshilltarësh të bashkisë Kamëz, duke iu referuar raportit të KLSH-së pas kontrollit në këtë institucion.

Burime bëjnë me dije se SPAK po kryen hetime për zyrtarë të bashkisë Kamëz, lidhur tendera të pastrimit të qytetit dhe dëmshpërblimet për tërmetin. Pas kallëzimeve të mbërritura në strukturën antikorrupsion, ky institucion ka regjistruar procedim penal, ndërsa hetimet po kryhen nga prokurori Elvin Gokaj. Mësohet se për këtë çështje janë thirrur dhe janë marrë në pyetje disa drejtorë të këtij institucioni dhe janë sekuestruar dokumente nga bashkia.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimKamëzKLSH-sëNene TerezaRakip Sulired flagtender

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Tenderi 12 mln euro, Pirro Vëngu kallëzohet në SPAK ditën e betimit si ministër

Tenderi 12 mln euro, Pirro Vëngu kallëzohet në SPAK ditën e betimit si ministër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25

Katër persona kane mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident të ndodhur në aksin Elbasan Peqin pranë fshatit...

Lexo më shumë
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com